Çdo lider lë një pasardhës. Po Berisha? Përgjigjet Baze: “Ai ka parimin se Zotat nuk kanë pasardhës”

Postuar në 20 Prill, 2013 07:26

Në një tentativë për të kuptuar sesi ndryshon e ardhmja e PD-së pas ikjes së Metës dhe pas zgjedhjeve, gazeta Dita sjell një kopertinë provokative ku tregohen 2 liderët e fraksioneve të supozuara në PD, Lul Basha e Jozefina Topalli, dhe situatën ku gjenden të dy grupimet pas ikjes së aleatit të Lul Bashës në koalicionin PD-LSI. I pyetur në këtë suazë, Mero Baze i “pret drutë shkurt”, kur thotë se sipas tij, çështja e pasardhësit të PD nuk shtrohet, sepse lideri i vetëm i PD-së do të jetë vetëm Berisha dhe ai do të ikë nga PD-ja “vetëm kur të ikë nga kjo botë”. Pas ikjes së Berishës? Kë do lërë pasardhës? Baze përgjigjet:” Berisha ka një parim që nuk shikoj se ka shanse ta ndryshojë. Ai ecën me parimin “pas meje kiameti”. Ashtu siç lë pushtetin gjithmonë si një tokë e djegur, ashtu do ta lërë dhe PD-në. Është qesharak ai njeri që mendon se Berishës i shkon mendja ndonjë herë tek pasardhësi. Ai ka parimin se Zotat nuk kanë pasardhës.”

k.c.

i plotë:

http://gazetadita.al/mero-baze-berisha-sdo-tia-dije-per-pasardhesin/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ka pasardhes plot Berisha; ka mjaft te tjere qe ai i ka pergatitur me &quot;kallash nen sedilje&quot; dhe &quot;kobure ne brez&quot;. Vijne nga Lazarati apo nga Tropoja. Ka dogjanë, ka islamë, ka kadelë etj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.