Çdo lider lë një pasardhës. Po Berisha? Përgjigjet Baze: “Ai ka parimin se Zotat nuk kanë pasardhës”

Në një tentativë për të kuptuar sesi ndryshon e ardhmja e PD-së pas ikjes së Metës dhe pas zgjedhjeve, gazeta Dita sjell një kopertinë provokative ku tregohen 2 liderët e fraksioneve të supozuara në PD, Lul Basha e Jozefina Topalli, dhe situatën ku gjenden të dy grupimet pas ikjes së aleatit të Lul Bashës në koalicionin PD-LSI. I pyetur në këtë suazë, Mero Baze i “pret drutë shkurt”, kur thotë se sipas tij, çështja e pasardhësit të PD nuk shtrohet, sepse lideri i vetëm i PD-së do të jetë vetëm Berisha dhe ai do të ikë nga PD-ja “vetëm kur të ikë nga kjo botë”. Pas ikjes së Berishës? Kë do lërë pasardhës? Baze përgjigjet:” Berisha ka një parim që nuk shikoj se ka shanse ta ndryshojë. Ai ecën me parimin “pas meje kiameti”. Ashtu siç lë pushtetin gjithmonë si një tokë e djegur, ashtu do ta lërë dhe PD-në. Është qesharak ai njeri që mendon se Berishës i shkon mendja ndonjë herë tek pasardhësi. Ai ka parimin se Zotat nuk kanë pasardhës.”
k.c.
i plotë:
http://gazetadita.al/mero-baze-berisha-sdo-tia-dije-per-pasardhesin/
Comments
Ka pasardhes plot Berisha; ka
<p>Ka pasardhes plot Berisha; ka mjaft te tjere qe ai i ka pergatitur me "kallash nen sedilje" dhe "kobure ne brez". Vijne nga Lazarati apo nga Tropoja. Ka dogjanë, ka islamë, ka kadelë etj.</p>
Add new comment