Një negociim që u lë njollën hijenave të shkëmbimit territorial

Ka disa zëra sot që po i kujtojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka lëvizur prej pozicioneve të veta parimore me marrëveshjen e propozuar sipas draftit franko-gjerman.
Kërkohet që përmes të ashtuquajturit cedim të Kurtit të “rehabilitohet” Edi Rama, Baton Haxhiu, që shpallen këtu vizionarë të parakoshëm. Vjen kjo lloj lufte vebale paralel me një gjest fisnikërie të kryeministrit Rama që u shpreh se Kurti bëri gjënë e duhur dhe se askush nuk duhet ta akuzojë për tradhëtar.
Është e qartë se ata që sot shprehin një lloj dufi me Kurtin e kanë në fakt me suksesin e tij relativ që qëndron te fakti se askush nuk ishte në gjendje të mobilizonte lëvizje kundër negociatave të drejtuara prej tij.
Kritikat këtu janë nihiliste dhe personale për shkak se ato injorojnë faktin se dialogu i tanishëm me planin franko-gjerman përfaqëson një propozim ultimativ të BE-së, ai është sugjeruar në pararojë të sanksioneve dhe shtrëngimeve për të dy vendet dhe ndërkohë që flasim plani udhëhiqet nga parimet e Kartës së OKB-së, institucionalizon një kontratë të barabartë dhe nuk flet për shkëmbim kufijsh.
Përtej kësaj, drafti, duan apo nuk duan ata që sot flasin kundër u katalizua edhe për shkak të qëndirmit të Kosovës për reciprocitetin kaq shumë të kundërshtuar dhe pas tensioneve paramilitariste në Veri, ndaj të cilave Prishtina qëndroi mirë dhe pa mbyllur derën e diskutimit.
Në finale, drafti ka qenë propozim i ndërmjetësve të huaj, që janë garantët e Integritetit dhe sovranitetit të Kosovës dhe ai nuk ishte një “paper” qarkulluar si monedhë false në media për t’u bërë mandej axhendë informale e kryeministrave dhe presidentëve që nuk e zbulojnë atë, por përpiqen të parakalojnë si mentor dhe etër të kombit.
Të gjithë e dinë se nuk ka një mërrëveshje të shkëlqyer, por Kosova dhe Serbia ulen në këtë tavolinë si të barabarta dhe me Asosacionin, sjellë në këtë kuadër, Beogradi merr në dorë një instrument eventual destabilizimi, por heq dorë nga çdo prerogativë juridike dhe politike për të drejta mbi Kosovën. Asosacioni përmban një problem në vetvete, por atë varet sesi do ta lexosh dhe menaxhosh, sidomos me faktin që me draftin, nëse firmoset, Kosova do bëjë patjetër sigurimin ushtarak dhe administrativ të kufirit duke pastruar Veriun nga çdo njësi e fjetur ose aktive me synim subversiv. Dhe Serbia është e detyruar të mos ndëryjë më në punët e brendshme, veçse duke iu përmbajtur rrugëve diplomatike dhe Paqes, siç merr angazhim në atë draft.
s.zaimi
Comments
Te lumte dora . Kishte nevoje
Te lumte dora . Kishte nevoje Kurti per masazh se ishte kput i shkreti
Shkruaj se kupton edhe vete
Shkruaj se kupton edhe vete qe je gjalle!
A na e spjego te lutem nenin7
A na e spjego te lutem nenin7
“Neni 7
Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
Cdo gje dhe asgje. Eshte i
Cdo gje dhe asgje. Eshte i pazbatueshem ne praktike dhe te jep nje shekull kohe po te duash.
Add new comment