Berisha është i vendosur për presidentin? Apo bën sikur është?

“Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në procesin e afërt të zgjedhjes së presidentit. Duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, kryeministri çmoi se ndryshimet konsensuale kushtetuese të vitit 2008 bënë të mundur që procesi i zgjedhjes së presidentit të mos përbëjë një faktor krize politike dhe siguroi se zgjedhja e presidentit do të bëhet në përputhje të plotë me procedurat e parashikuara nga Kushtetuta,” thuhet në njoftimin e djeshëm të kryeministrisë lidhur me takimin që Berisha pati me bashkë – raportuesit për Shqipërinë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: parlamentarin çek Tomas Jirsa, parlamentarin moldav Grigore Petrenco, të shoqëruar nga Sekretari i Komisionit të Monitorimit të AP së Këshillit të Evropës, Bas Klajn, të cilët ndodhen në vendin tonë, në kuadër të një vizite zyrtare.
Kjo është hera e n-të që Berisha demonstron vendosmërinë për të çuar në presidencë një njeri të vetin. Pyetje: Kjo është provë se ai është njimend i vendosur? Apo kjo është një vendosmëri, të cilën mund ta ‘dorëzojë’ nesër gjatë negociatave edhe për t’u dukur si njeri që tërhiqet, edhe për të kërkuar, apo rrëmbyer, diçka tjetër në këmbim?
Re.Pu.
Comments
Kjo eshte prove qe ai e ka
<p>Kjo eshte prove qe ai e ka seriozisht. Presidenti eshte nje hallke shume e rendesishme ne planet e Berishes per kthimin e pushtetit ne monarki. Ai do ta mbroje ate post me thonj. Nga ana tjeter Berisha llogarit qe nese presioni i nderkombetareve do te jete shume i paperballueshem, atehere ai do e kembeje ate me dicka qe eshte akoma me a shtrenjte ne planet e tij. Berisha eshte ne "WIN-WIN position" ne rastin e zgjedhjes se presidentit. Por kjo do te jete edhe fitorja e tij e fundit si politikan. Mbas kesaj do te vije disheza e tij shpejte. Sa te tjere do groposen bashke me te mbetet per tu pare. </p>
Edhe ne maj 2011 pasi Rama
<p>Edhe ne maj 2011 pasi Rama fitoi me 10 vota shume vete thonin se Berisha ben sikur do vjedhi zgjedhjet por pastaj nuk do i vjedhe.</p>
Add new comment