Meta sforcohet, dhe i thotë mesazhet duke i fshehur

Postuar në 03 Prill, 2012 04:36

Në një intervistë për Pekën e televizionit UTV-së, Ilir Meta stërmundohet shumë për të rrumbullakosur shprehjet, të cilat ai nuk do donte të interpretoheshin një ditë më pas në mënyra të ndryshme. Thelbi i muhabetit ka qenë ai i zakonshmi në studio të tilla – Reformat? Ekonomia? Kriza? Jo, ç’ne! – Presidenti, dhe marrëdhëniet e Metës me Berishën, Ramën, Nanon, Topallin. Dhe për çdo ngacmim, Meta është bërë llastik. “Pavarësisht nga emrat, presidenti duhet të jetë i pranuar nga të gjithë”, i mëshon Meta një ideje, të cilën e ka thënë dhe një herë tjetër më parë. “Na duhet një proces kushtetues (këtu i vjen pas midesë Berishës), dhe një proces konstruktiv (këtu i vjen pas midesë opozitës e diplomatëve)”, e saktëson ai tezën e vet. Përballë pyetjes së mërzitshme lidhur me “kandidaten presidenciale” Topalli, kreu i LSI-së përsëriti gjithashtu mërzitshëm: na duhet një proces konstruktiv. Dhe pastaj tha një frazë disi të turbullt (saktësisht tha: kushdo që e merr përsipër kandidimin për president duhet të ketë një shkëputje të angazhimeve të mëparshme, nëse ëhstë figurë politike), që mund të përkthehet: kushdo që kandidon për President, duhet  të shkëputet nga qëndrimet partizane. Pyetjes lidhur me një aleancë të mundshme me Edi Ramën, ai i bëri bisht fare hapur: Prioriteti im është integrimi.

E.G.

 

Comments

Submitted by a.g (not verified) on

<p>Pse vazhdoni merreni me te ?! Mbase e kam thene dhe here tjeter qe ai eshte &#39;miu&#39; per shkuljen e &#39;rrepes&#39; se Berishes, pavaresisht se si shperblim per kete &#39;kurvellek&#39; ka marre pushtet ekzekutiv me shume sesa kur ishte kryeminister. Per statistikat qe e nxjerrin te fuqishem, mund te them, se jane votat e pd per te per te mos u prishur terezine e rehetise pushtetore. S&#39;ka bere vaki kund ne demokraci qe me 3 perqind deputete ne nje parlament te marresh pushtet per klientelen &#39;kontribuese&#39; gati nje te treten e pushtetit administrativ. Por, bota e cudirave, nuk eshte larg andej, po ketu mes nesh, ku mbjellim e korrim cudira...pavaresisht miletit qe mbjell &#39;grure&#39; e korr &#39;elb&#39;...Fat muti...fat ka Ilir tartakuti...!</p>

Submitted by Erind (not verified) on

<p>Per mua ka vetem nje zgjidhje ....Ilir Meta = President i ardhshem i Shqiperise.&nbsp;</p><p>ne fund te fundit ai perfshin te gjithe tiparet tipike te shqiptarit te sotem. Qe per leke shet dhe nonen, grune e gocen.</p><p>Voten time per President e ke !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.