Votimi i fshehtë në Kuvend: Beteja e re e opozitës

Postuar në 19 Shtator, 2011 03:32

Grupi parlamentar i PS-së dorëzon sot në Kuvend paketën për reformën parlamentare, e cila ka në themel të saj kthimin e votimit të fshehtë për kandidatët e posteve shtetërore që plotësohen me votën e Kuvendit. Me ndryshimin që iu bë Rregullores së Kuvendit nga mazhoranca aktuale, shumica e votimeve në Kuvend për këto poste bëhet i hapur. Sinjalin e parë për kundërshtimin e fortë të reformës së paraqitur nga opozita, ende pa u zyrtarizuar ajo, e bëri Jozefina Topalli nga Uashingtoni, ku ishte për një aktivitet parlamentar të organizuar nga kongresmenët republikanë. Ajo deklaroi se në Kongresin e SHBA-së nuk bëhet asnjë votim i fshehtë, sepse përfaqësuesit e popullit mbajnë përgjegjësi për votën e tyre para zgjedhësve që i kanë dërguar në Kongres.

Në fakt, pikërisht kjo frazë e fundit është dhe një argument kyç pro votimit të fshehtë në Kuvendin e Shqipërisë, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e njerëzve në poste kyçe të shtetit. Legjislatorët e mazhorancës në SHBA, nuk i ka çuar në Kongres Obama nëpërmjet listave të kandidatëve që i ka përcaktuar vetë – ata kanë konkuruar fillimisht me kandidatë brenda partisë e pastaj me kandidatë të partisë tjetër deri sa kanë marrë mandatin e zonës që përfaqësojnë. Ata nuk kanë frikë të votojnë kundër një kandidati të propozuar nga Obama për një post shtetëror, për sa kohë që mendojnë se elektorati i zonës së tyre nuk e pëlqen atë kandidat. Ndërsa deputetët e mazhorancës në Shqipëri e dinë mirë se po votuan hapur kundër një kandidati të propozuar nga Berisha, nuk kanë më shans të futen në listën e kandidatëve për deputet...

E.Z.

Comments

Submitted by luani (not verified) on

Eshte turp te krahasohet "kuvendi" yne me kongresin e SHBA. E sa per transparencen, pse s'tregon Xhozi per votimin e fundit qe u be per "censusin"? Pse nuk e moren parasysh draftin e firmosur nga 50,000 qytetaret shqiptare?

Submitted by goni (not verified) on

<p>kjo shkodranka kujton se edhe intelektualisht mund te na marre prej zhelesh. senati amerikan voton hapur per projektligje, por jo kur behet fjale per persona. ne kete rast votimi eshte i fshehte, nderkohe qe jozefina rreket duke kujtuar se na mbushi rradaken.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.