Lajmet e çuditshme me anëtarësime të reja partie

Postuar në 01 Prill, 2012 10:55

Të përditshmet shqiptare shndërrohen shpesh në mjete të propagandës së partive, dhe një ilustrim i freskët i kësaj dukurie janë lajmet për anëtarësime të reja në PS. Që PS-ja të hapë e zhvillojë fushata anëtarësimi, kjo është logjike dhe legjitime, por është jo fort normale që kjo fushatë të fitojë interes e vëmendje të ditëpërditshme mediatike. Një zhvillim i tillë është lajm për mjedisin e opinionin partiak, por jo për opinionin publik. Në asnjë vend serioz të botës demokratike nuk jepen lajme të tilla. Ndërsa në Shqipëri jepen ditë për ditë, nga të gjitha gazetat. Sikur të mos jetë mjaft kjo, ka qëlluar që janë dhënë dhe lajme mbi ‘dezertorë’ në fshatin X apo Y, të cilët kanë lënë partinë X e i janë bashkuar partisë Y (e dihet se për ç’arsye dezertojnë në rrethana të tilla). Kohët e fundit është përfshirë në ethe të tilla jo vetëm PS-ja, por edhe LSI-ja, AK-ja, e partia e re e Topit që pritet të krijohet. Së shpejti pritet të fillojë – kështu është premtuar – dhe partia e Berishës, e cila di ta bëjë më mirë se të gjithë këtë gjë.

M.N.

 

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Meqenese realisht nuk e njoh si funksionon shtypi i perditshem print me lindin dy pyetje: E para, i konsiderojne lajme dhe zene boll hapesira ngaqe s&#39;kane me se&nbsp; te mbushin faqet ?! E dyta, paguajne partite per publikimin e tyre apo shtypi bene sponsorizime per to ?! Besoj qe keto pyetje, mbase dhe te tjera nga dikush tjeter, mund te na tregoj pse &#39;lajmet&#39; tek ne nuk jane lajme por &#39;gjilpere ne kashte&#39; , dhe po e gjete dot. Shtypin print &#39;Gazetaret &amp; Co&#39; e kane bere si vitrinat e kioskave e jo te supermarketeve, dhe do e vuajne dhe do e paguajne...</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

<p>Ne librazhd anetaresohen ne PS brenda nje dite 350 vete????????/ librazhdi qytet me 10.000 banore afersisht...............brenda dites 3.5% e popullsise behet anetare e PS.!!!!!!11111111 Urime zotit Balla ...me pune te vazhdueshme e me ketor ritme brenda 2013 mund te antaresoj gjith popullsine e librazhdit ne PS</p>

Submitted by Pena (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp;Po idjotesite e tjera,te ashtuquajtura informacione&quot;roze&quot;,cfar lajmi perbejne? ; Po absurditetet e perditeshme (dhe disa here ne dite) te kryeministrit qe na vjen te ndohte te hapim televizorin; po informacionet me detaje ,me nje kembengulje gati te dhuneshme &nbsp;per te quajturit gay e lesbiket, e me qindra pislleqe te tilla, cfar lajme perbejne ? Pse nuk iu shqetesojne keto &nbsp;&quot;lajme&quot; skandaloze qe vetem mpijne e trullosin vetedijen e mbare shqiptareve,por iu vret syte e veshet ndonje &quot;teprim&quot; ne informacionet qe jepen per opozitaret ? . A nuk do te ishte mire sikur ta shtonit pakez ne vetvete dozen e turpit e te vetpermbajtjes ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.