Iluzioni i radhës, von der Leyen: Gazjellësi greko-bullgar do të thotë liri

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e ka cilësuar gazjellësin greko – bullgar si liri.
Ky gazsjellës ndryshon situatën e sigurisë energjetike në Europë. Ky projekt do të thotë liri
është shprehur ajo në Sofje, në një ceremoni ku merrnin pjesë krerë të shteteve nga rajoni ynë.
Gazjellësi lidh gazin azer me Europën duke sugjeruar kështu se BE po preferon këtë rrugë krahasuar me opsionin e gazit të lëngshëm nga ShBA. Mirëpo ajo që duket se çalon në këtë arsyetim është fakti se sjellja e BE është koniunkturale dhe jo strategjike.
P.sh luftën për faktorizimin e gazsjellësit TAP përkundrejt projekteve nën kontroll të pjesshëm rus i NABUKO apo South Stream, e bëri ShBA. Të paktën publikisht. Po kështu Nord Stream është projekt me këmbënguljen gjermane prej nga vjen von der Leyen çka na vë parasysh se Europa aktualisht ka një betejë konsumi që po e zgjidh me mjete rrethanore dhe jo një përballje strategjike me Rusinë.
Nga ana tjetër, mohimi i burimeve ruse për arsye të një konflikti është miopi. Herët apo vonë Rusia do të riintegrohet në ekonominë europiane, pavarësisht sesi dhe kur. Puna është se shtete kaq të mëdha po sillen me parametra të mikrokozmosit për të provokuar kosto të mëdha që përveç ekonomisë gërryejnë besimin se politika e sotme ka ende diçka të qëndrueshme. Për arsye se politikat që udhëhiqen nga konsumi relativizojnë të gjithë hierarkinë e vlerave që mbajnë në këmbë struktura të menduari si demokracia dhe paqja. Ndaj nëse sot Rusia është agresori, Europa është Pilati dhe po e bën këtë kundër vetes së vet.
Comments
Nje aspirine e vogel kur koka po plas!
Kjo eshte kejt e vertete. E gjitha sa po ben Evropa nuk eshte as me shume e as me pak nje lufte ideologjike ndaj nje kundershtari, integrimin e te cilit brenda vetes akoma nuk e ka krejt te qarte. Nese do flasim me konkretisht, zevendesimi i burimeve ruse me ato azere nuk ka nje baze reale pasi ne sasi jane krejtesisht te pakrahasueshem. Ne kete aspekt, fjala "Liri" e shqiptuar nga zyrtarja e larte evropiane, eshte shume larg nga kuptimi i pare saj. Nese e marrim si hap perpara, ashtu sic Evropa ka qejf ti thote gjerat, dakort, ashtu eshte. Kjo u jep edhe zyrtareve greke e bullgare pjesmarres ne ceremoni, nje aresye te buzeqeshin.
Mbas disa kohesh edhe kesaj
Mbas disa kohesh edhe kesaj rrjedhjeje Pariah e Atlantikut do t'i thote stop, ka per te bere te ber te pamunduren qe te bllokohet, pasi edhe Azerbaijan ka per lider nje "autokrat" si Putin apo Erdoğan.
Te rikujtojme viziten e N Pelosit ne Armenia.
Biles M Rubin nje ish funksionar i Pentagonit jerkon qe edhe turkstream te hidhet ne ere si Nordstream.
Pariah nuk ngopet, Perandoria e Kaosit kenaqet kur te mbreteroje vetem mbi hi.
Keta politikanet e Perendimit jane ber me servile e jargavites se te Shqiperise.
Ou
Nuk do jete e larget dita kur Nord Stream 1 dhe 2 te jene ne pune ne kapacitet te plote. Tipa si Rubin qe kerkojne te shkaterrojne Turkstream, apo te hapnin ambasade amerikane ne Karabak me qellimin qe azeret mos te mirrnin cfare u takonte, tashme u ka ikur koha. Asnej nga idete qe Rubin mbron nuk ka zene vend dhjete vitet e fundit.
Add new comment