Gara online: Cilat site click-ohen më shumë nga shqiptarët?

Shqiptarja.com kish dalë me një lajm online, ku ledhatonte vetveten. “Shqiptarja.com kalon dhe Panoramën online”, thosh titulli i gazetës më të re të Bollino-s, dhe me këtë rast Anila Basha ‘ka gjetur rast të krruhet’ dhe me Irfan Hysenbelliun, të cilit Bollino i ka shitur “mediat e vjetra” para afro një viti. Në fakt, lajmi është i saktë, dhe verifikohet fare kollaj në sitin www.alexa.com, ku ka edhe të dhëna të tjera interesante mbi audience-ën e siteve më të vizituara nga shqiptarët. Në vendet e para janë sigurisht shërbime të tilla, si facebook, google, youtube, yahoo, etj, dhe pastaj vinë sitet tona të natyrës informative. Ikub.al është siti i gjashtë më i click-uari; kuptohet pas këtyre siteve që listuam më sipër. Ç’është ky sit? Është një sit me informacion praktik, si vende pune, adresa, shtëpi për të blerë e për të shitur, etj. Pas tij, në vend të shtatë, vjen balkanweb.com, top-channel.tv në vend të tetë, noa.al në vend të dhjetë, albeu.com në vend të 13 (dy të fundit janë gazeta informative online), gazetatema.net në vend të 16 (është gazeta e Mero Bazes), telegrafi.com në vend të 17 (është një gazetë kosovare online), dhe në vend të 20 pra është shqiptarja.com, e cila ka lënë pas Panoramën në vend të 21, dhe Shekullin në vend të 22, të cilat në versionin print janë më të shiturat, sidoqoftë. Televizioni oranews është në vend të 28, gazeta mapo është në vend të 37, gazeta-shqip.com në vend të 51-jtë, televizioni Albanian Screen në vend të 61-jtë, duke lënë pas Vizion Plusin në vend të 65-të. Websiti ynë respublica.al është në vend të 98, dhe pas ka tv Klanin në vend të 100, televizionin abc news në vend të 123-të, agjencinë ATSH në vend të 127, gazetën Koha Jonë në vend të 133-të. Ka dhe më. Këshilli i ministrave është në vend të 144, gazeta 55 në vend të 309, Bashkia e Tiranës në vend të 357, RD-ja në vend të 439, Zëri i Popullit në vend të 1050, ndërsa RTSH-ja (televizioni ynë publik) është në vend ... e merrni me mend? Mos e provoni kot. Është e pamundur .... të 1376. Që do të thotë se duhet të ketë nja dy-tre click-ues në ditë. Kush janë këta dy-tre të marrë, vallë?
Ndër gazetat kosovare kanë audiencë më të madhe Koha Ditore dhe Gazeta Express.
Re.Pu.
Comments
Tek ky klasifikim vura re se

Tek ky klasifikim vura re se nje vend te rendesishem zinin sitet pornografike. Do te ishte i mirepritur nje vezhgim me i detajuar nga Zaloshnja ose ndonje kontribues tjeter i Res Publica.

Mustafa me mire pak dhe shume

Mustafa me mire pak dhe shume sakte se shume dhe per lume dhe duke qene i varur nga te tjeret se cfare duhet te shkruash..............

me duket shume interesant

me duket shume interesant shkrimi, por a mund te merret seriozisht kjo renditje? Si funksionon alexa dhe me cfare methodologjie e mat kete? sidoqofte faleminderit

Nje sqarim te vogel, alexa

Nje sqarim te vogel, alexa nuk e ka me te rendesishme trafikut(numrin e vizitoreve), por mer parasysh edhe disa predispozita te tjera te web-faqes, qe do te thot jodomosdoshmerisht ai qe ka me shume trafik (vizitor) ka rankim me te mire se sa ai qe ke me pak trafik, p.sh. ndodh qe nje web faqe me 1500 vizitor te ket rank me te lart sesa nje web faqe me 5000 vizitor. Qe mos te vjen deri ne keqkuptim alexa eshte web faqe shume kredibile ne boten e interenetin(ne sferen e Traffic Analytics), por me rendesishmja per alexen eshte qe "site-linking"te jet ma i madh ne nje web-faqe.

Per tu siguruara se cila web faqe eshte me vizituar eshte mire qe keto portale, gazeta etj., ta bejne publike numrin e vizitoreve duke paraqitur foto nga sistemet analitike(google analytics) te tyre. Shume miqesisht ju kisha sugjeruar edhe juve si respublica te beni nje gje te tille ne cdo fund muaij(nje suma-sumarum mujore), se paku keshtu funksion blog-sfera ne boten e internetin.

Ata qe klikojne dy here ne

Ata qe klikojne dy here ne dite faqen e TVSH ne internet jane mirmbajtesit e rrjetit te TVSH.

Eshte thjesht procedure per te pare nese funksionon apo jo faqja.

Add new comment