Victor Orban: Berisha, luftëtar i demokracisë!!!

Raportohet që kryeministri hungarez, Victor Orban t’u ketë thënë të vetëve gjatë takimit me Berishën, se “është një nder i madh që të kemi sot këtu një luftëtar të demokracisë si kryeministri shqiptar”. Nuk e ka lënë me kaq. Është shtyrë dhe më tej, me një arsyetim që të befason për “thellësinë e forcën” e vet: “Shumë vetë flasin për demokracinë dhe këta janë persona të tillë që nuk kanë jetuar kurrë në diktaturë, ndaj unë mendoj se është më mirë të dëgjojmë ata persona që kanë jetuar vërtet në diktaturë dhe në një diktaturë të rëndë madje, sepse një njeri që ka parë të keqen, ai mund të dijë se si është edhe e mira, ndërsa ai njeri që nuk ka parë të keqen, ai nuk mund ta vlerësojë të mirën. Mund të them se Shqipëria ka kaluar një nga diktaturat më të mëdha dhe më të këqijat e të gjithë historisë evropiane, ndaj mendoj se shqiptarët e dinë më mirë se ç‘do të thotë të jetosh në diktaturë.”
Orban do duhej të kish parë dhe disa foto që Berisha ka bërë me krerët e nomenklaturës së kuqe, apo me fëmijët e diktatorit, dhe kështu do të kuptonte se ai e ka parë të keqen nga shumë afër. Më afër nuk bëhej. Ka qenë fare ngjitur me të keqen. Ashtu si Orbani në këtë rast është njësh me budallallëkun.
M.N.
Comments
Hah, pishtari i
Hah, pishtari i demokracise... Po e vertete eshte, si pishtar ja ka vene zjarrin demokracise. Po Orban i di me mire kto gjera, se eshte po aq diktator...
Add new comment