Kosova për BE-në është “Republic of Serbia”

Kosovën asgjë nuk po e ndihmon në krijimin e marrëdhënieve bilaterale me Bashkimin Evropian, as marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel, as deklarimet e shpeshta të zyrtarëve evropianë e vendorë se “Kosova ka perspektivë evropiane”.
Në fakt, zyrtarët serbë rregullisht deklarohen se rruga e vetme për Kosovën drejt BE-së kalon përmes Serbisë dhe duket sikur ata kanë të drejtë, të paktën sa u përket fondeve evropiane.
Në dokumentet zyrtare, përfshirë edhe ato që janë publike dhe gjenden në faqet e internetit të Komisionit Evropian, pranë fjalës “Pristina” shkruhen inicialet “RS” (Republic of Serbia) dhe më pas titulli i projektit për të cilin Brukseli ofron përkrahje financiare.
Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë dhe Bruksel nuk kanë qenë në gjendje që gjatë së hënës të qartësojnë ç’nënkuptojnë këto iniciale. Sidoqoftë, ato është shumë lehtë të deshifrohen duke marrë parasysh inicialet që shkruhen në dokumentet për projekte që i financohen Serbisë, pasi siç mund të shihni edhe në foton e publikuar në “Zëri” … inicialet “RS” përdoren krahas Beogradit dhe të njëjtat edhe krahas Prishtinës.
Zëri
Comments
Entiteti abstrakt qe ne

Entiteti abstrakt qe ne njohim si "Bashkim Europian" deri me sot ka vetem nje pike te perbashket :

- Levizjen e lire te mallrave (jo te njerezve!) brenda shteteve perberese!

Nuk ka nje politike te perbashket as ekonomike ,as financiare ,as sociale, as monetare,as mbrojtje e nuk ka as POLITIKE TE JASHTME!

Pra Brukseli kur flet "ZYRTARISHT" flet "politically correct" duke mos cenuar pikepamjen e asnji prej shteteve perberese!

Ne webfaqen istitucionale te BE-se ne seksionin dedikuar "zgjerimit te ardhshem" ne skeden e Kosoves ka qene gjithmone present referimi i resolutes 1244!

Na pelqen apo s'na pelqen ajo resolute ruan sovranitetin e Serbise ndaj Kosoves! (Hashimit e Tahirit duhet t’ju pelqeje perderisa rane dakord per fusnoten)

Vetem ne politikat dypaleshe vlen parimi i njohjes apo mos njohjes!

Nuk se është i pa njohur

Nuk se është i pa njohur qëndrimi i Europës ndaj Serbisë dhe Kosovës. Tërë kohrat, Europa e ka mikluar Serbinë, duke qenë se prapa tyre qëndrojnë rusët, ndaj ata janë përkëdhelur politikisht dhe ekonomikisht. Sa për Kosovën, deri në vitin 1999, kanë patur mirëkuptimin që të ngelte nën pushtimin serb. Në Dejton, kohë kur shpërbërjes së Jugosllavisë po i vinte fundi, Kosova as u zu në gojë fare.

Miq të ResPublika! Mbani mend mirë një gjë (mund ta dini, por po ju a kujtoj)! Nëse SHBA e Klinton nuk do futej forcërisht, me potencën e saj në çështjen e shqiptarve të Kosovës, i nderuari Bler nuk do mundoj dot, i vetëm, të diktonte dhënje drejtësi për popullsinë shqipfolëse, të vendosur nën genocid, me synim shfarrosjen. Europa, e pasur, demokratike, e hapur, por sado mirëdashëse, nuk do telashe afër kufijve të saj, çka për të janë thjesht kosto e shpenzime. Presionet e BE-së mbi Kosovën nuk do rreshtin e do spikasin sidomos kur politikanët e saj dinakë nuhasin se SHBA ka ulur vëmëndjen, siç ndodhi me Fusnotën. Shtetarë të Kosovës, Jini Vigjilentë! Mos bëni foshnjat në politikë, ndërkohë kur e dinit se kjo shënjë tipografike i shërbente përpos se Serbisë, në rrethanat kur Europa orvatet edhe njëherë ta miklojë me dhënjen e statusit të vendit kandidat për BE. Ju ratë pre e presioneve, kushdoqofshin ata. Ndaj, dhe shkurtesat RS-Kosovo, si vazhdimësi qëndrimi, nuk më habisin, sepse në BE, krahas miqve tanë, ka dhe funksionojnë rryma e lobingje në përkrahje të Serbisë.

Add new comment