Incidentet ndëretnike, sulmohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka mbetur në ruajtje të Ambasadës së Maqedonisë gjatë gjithë natës pas sulmit në mesnatë atje.
Policia e ka konfirmuar incidentin, por ende po bëhen hetime për shkallën e tij dhe qëllimin. Nuk ka të dhëna për të lënduar dhe as ndërtesa nuk është dëmtuar.
Koktej molotov është hedhur në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Kosovë.
Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale, policia menjëherë është vënë në ndjekje të sulmuesve.
Mësohet se rreth orës 23.00, tre persona kanë hedhur një molotov nga një veturë e bardhë "Toyota" në objektin e ambasadës së Maqedonisë që gjendet në lagjen Dragodan të Prishtinës. Policia thekson se nuk ka të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Një oficere policie po kalonte aty afër kur kishte vërejtur sulmuesit dhe menjëherë ishte vënë në në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin.
Ky sulm vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve ndëretnike midis shqiptarëve e maqedonasve kohët e fundit në Maqedoni.
Ballkanweb.com
Comments
Gabim shume i madh i atyre qe
<p>Gabim shume i madh i atyre qe marrin persiper sulme te tilla te tipit itifanda ndaj nje ambasade!</p><p>Ne fund te fundit problemet e shkaktuara ne Maqedoni, duhet te zgjidhen nga klasa politike atje dhe se partite politike shqiptare nuk duhet te luajne rolin e strucit.</p><p>Nuk eshte ne interesin e shqiptareve konflikti ne Maqedoni!</p><p> </p>
Add new comment