Ndreca e Ndregjoni: Komunistët kanë në dorë gjithçka

Postuar në 07 Mars, 2012 03:45

Duket se po shënohet thyerja e madhe mes ish-të përndjekurve dhe partisë demokratike. Këtë e tregojnë ca ngjarje të kohëve të fundit, mes të cilave dhe do situata, ku pakënaqësia e të parëve ka patur deri dhe përthyerje të dhunshme. Partia Demokratike po demonstron shqetësim, dhe kjo don të thotë se marrëdhënia me shtresën që ka vuajtur në mënyrë të veçantë gjatë regjimit komunist ka ende vlerë në terma të imazhit për këtë parti. Një takim i Ramës me një grup ish-të përndjekurish e bëri Berishën t’u rikthehet vardisjeve për këta të fundit. Por duket se është vonë.

Në një intervistë për shqiptaren.com, Gjergj Ndreca e Besim Ndregjoni, nxjerrin në shesh një hendek që vështirë të mbushet në të ardhshmen. “Shihni kush është në pushtet, kë mban afër kryeministri, kush ka miliona, kush blen postin, kush blen votën. Ata që vuajtën burgjeve nuk kanë asgjë, pasi këta pushtetarë kanë shitur gjithçka, pasurinë kombëtare, detin, kufirin, tokat më të mira turistike, ndërsa neve vetëm na përdorin në kohë fushatash”, thotë Gjergj Ndreca në këtë intervistë. Ndërsa Besim Ndregjoni bën një arsyetim disi më konkret: “Asnjë të përndjekuri prej komunizmit nuk i është besuar ndonjë përgjegjësi publike. Me përjashtim të njërit, Simon Mirakës, i cili merret në fakt me punët e veta dhe bërtet ‘rroftë qeveria e rroftë Berisha’.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Curi (not verified) on

Ndregjoni eshte miku i ngushte i zotit Bamir Tope.

Ndreca eshte anetar i shoqates se Ndregjonit.

Ndreca rreh deputet njehere ne tre ditë.

Autori shkon ne drejtim te paditur!...

Submitted by antizeneli (not verified) on

Me kë e ke o Cur !

Sipas teje  gjithshka asht e regullt ne ket vend?

A nuk po i shef spiujt e komunistat apo fmijt e tyre.neper tribuna e me benxa shteti.

Bahu ma i squt e mos fol per kte turp te madh.

Gjergjit ju baft pushka top. Por kujdes mos jesh dhe ti aty kur te plas.

Submitted by Curi (not verified) on

Per Gjergjin me vjen keq se e njoh prej shume vitesh. Shkoi nje here mbas Genc Pollos dhe Genci e rrejti. Vetem Eduart Ypi e ka ndihmuar, por Gjergji nuk nxe mend sepse i harxhon paret . E kishte nje fabrike mielli dhe nuk punonte por rrinte neper klube. Eshte vertete ne hall dhe e kuptoj por e keqja e ti eshte e po e perdor si mish per top Besim Ndregjoni per interesa te tij personale dhe natyrisht te Bamirit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe këta të përdjekur politik u vonuan shumë të zgjohen dhe të kuptojnë se ku është e vërteta dhe an e kanë kuptuar akoma

Submitted by a.g. (not verified) on

Sa ben qe t'i harrosh njecike, kur tak te fanepsen perseri; ca ish komunista flasin per antikomunizem! Fare gremi paskan qene! Gjithe kohes neper kembe si gjymtyre oktapodi, qe sa shohin qe hedhim nje hap, fap na terheqin pas. Njezet e kusur vjet e nuk gjetem nje pesticid per te shfarosur kete fare satanai qe mbin sa here e harrojme. E harrojme qe e kemi ne mes tone, e harrojme qe e kemi ne kryet tone, e harrojme qe e zgjedhim vete kete fare te flamosur. Mire na behet , s'veme mende kollaj ne , duam transplant te pergjithshem.

Submitted by luciferri (not verified) on

O Besim !

Ti ishe gati te shkoje Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit por meqe nuk te eci "u distancove".

E kishe rregulluar ti ate pune me Bamirin sepse e ke mik. Ke rregulluar dhe pune tjera ti me te; psh dekretin per gjyqtarin e gjykates se larte Medi Bici etc.

Besim, je person publik dhe i ke breket ne maje te xhamise e ti shohin te gjithe, prandaj bjeri drejt e mos ban dredha. Mos imito Berishen !

Submitted by M (not verified) on

Nuk eshte problemi se komunistet kane ne dore gjithça, problemi eshte se ata kane shkaterruar gjithçka.

Ciao

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.