Oketa, Marku, Xhepa ... dhe oponenca e ndrojtur brenda PD-së

Postuar në 29 Shkurt, 2012 05:19
Mustafa Nano

“Mua partia nuk më do veç për votën; më do dhe për idetë e mia”, shprehej dje në një intervistë për të përditshmen “Panorama” deputeti i PD-së, Selami Xhepa. Dhe këtë e thosh, jo se e besonte, por se donte të përligjte të drejtën për të pasur një qëndrim të ndryshëm, në përputhje me bindjet e kredot e veta, lidhur me çështjen presidenciale, që sapo e kish ushtruar (të drejtën). Është një argument, rreth të cilit Berisha e ka thënë të vetën. E jo vetëm një herë, por disa herë. “Presidenti do të zgjidhet prej PD-së; në atë post do të zgjidhet një eksponent i rëndësishëm i mazhorancës”, ka thënë ai.

Askush deri më sot nuk kish guxuar t’i kundërvihej kësaj ideje të Berishës. Selami Xhepa është i pari që e bën këtë. Dhe ç’është e vërteta, e bën pa iu kundërvënë Berishës vetë, pasi në të njëjtën intervistë ai lëshon komplimente në adresë të Kryeministrit. Por opinionin e vet e ka shprehur qartë. “Na duhet një president konsensual; nuk mund t’i marrim dot të gjitha, pasi do zhbalanconim ngrehinën institucionale e do tradhtonim parimin e madh të organizimit shtetëror e politik të një vendi demokratik, d.m.th parimin check & balance”.

Një ditë përpara tij ishte Mark Marku që bëri maverick-un. “Mbledhjet e grupit parlamentar janë pak a shumë si ato të byrosë politike”, rikonfirmoi ai në mënyrën e vet një përfundim të Gazmend Oketës, i cili e la PD-në për partinë e re që do krijohet së shpejti. Shtypi kish veçuar pikërisht këtë frazë nga intervista e Oketës në “Tonight Ilva Tare”, por në të vërtetë momenti më gjenuin e më dramatik i bisedës në studion e “Ora News” ishte ai kur Oketa iu kthye me zor e turp një gjesti të tij, për shkak të të cilit ai kish mbetur prore në një gjendje të sikletosur. Një ditë prej ditësh, vite më parë, kur president ka qenë Alfred Mosiu, Oketës i kishin dhënë një tekst në dorë dhe i kishin thënë të dilte përpara gazetarëve për ta recituar. Dhe Oketa kish dalë për të lexuar që “Mosiu është i tillë e i këtillë”. Duhet të ketë qenë ndonjë tekst i tmerrshëm, që e ka bërë Oketën ta vuajë për vite të tëra atë rol. Sigurisht, edhe thjesht ideja që ka lexuar një gjë jo të tijën e ka bërë të ndihet ligsht, por kësaj i janë shtuar me siguri dhe frazat e forta të Berishës në adresë të Moisut. Nuk i dimë këto fraza, por i marrim me mend, ashtu siç marrim me mend që në gojë të Oketës nuk kanë si shkojnë.

Oketa nuk e ka bërë një herë të dytë atë budallallëk. Me siguri, ka thënë “jo” kur ia kanë rikërkuar. Ka të tjerë që mund t’i kenë thënë “jo” Berishës në rrethana të tilla? Nuk e dimë. Mark Marku e Selami Xhepa nuk janë parë të lexojnë letra të tilla të shkruara nga Berisha. Mund të jenë këta që i kanë thënë “jo” Berishës, por mund të ketë qenë dhe ky i fundit që këtë gjë nuk ua ka kërkuar, e në të dyja rastet ata dalin më të “nerum” se gjithë të tjerët, që ose recitojnë në konferenca për shtypin diatribat e flligështa Berishës, ose mbrojnë nëpër studio bëmat e ndyra të tij (këtë e ka bërë dhe Marku e Xhepa, në fakt).

Kjo praktika e përdorimit të njerëzve nga ana e liderit vihet re dhe në krahun tjetër dhe këtë nuk po e them për t’u bërë neutral simpatik, por e them sepse është bash kështu. Kohët e fundit nuk janë parë më në foltoret e konferencave më gazetarët gratë zëdhënëse të Partisë Socialiste që bëheshin interprete të hartimeve që Edi Rama i bënte në zyrë. Ajo situatë ishte fyerje për ato zonja, ashtu siç është fyerje dhe për zonjat e PD-së që vijojnë të dalin edhe sot e kësaj dite për të interpretuar muzën e doktorit.

Nuk dihet nëse në PS ka njerëz që e vuajnë këtë lloj keqpërdorimi që u bën udhëheqësi, por ky fakt nuk e bën situatën në PS më dramatike se sa atë në PD. Janë situatat ekstreme që sjellin më shpesh rebelime, brerje ndërgjegjeje, vuajtje morale, e në PS situatat ekstreme ose mungojnë, ose janë më të rralla. Me këtë shpjegohet fakti që në PS ka njerëz që nuk pranojnë të përdoren. Janë me dhjetëra ata, të cilëve Rama nuk mund t’u japë një letër në dorë e t’u thotë “shkoni e lexojeni përpara gazetarëve”. Por, përsëris, dukuria e përdorimit të njerëzve prej kryetarit mbetet edhe në PS që ç’ke me të. Bëhen dhe në PS “mbledhje të byrosë politike”. E në këtë kuptim, Marku apo dikush tjetër si Marku kanë të drejtë teksa nënvizojnë natyrën endemike e transversale të kësaj sëmundjeje. Çfarë s’shkon tek ky nënvizim është fakti që Marku e thotë si një alibi për konformizmin e solidaritetin e vet me të keqen, e jo për të denoncuar dukurinë.

Dua të përsëris se qëndrimet e Oketës, Markut e Xhepës (apo Stringës në vijimësi), nuk është se më entuziazmojnë, pasi duket qartë se bëhet fjalë për një oponencë të ndrojtur, sporadike dhe tepër të kalkuluar; është një oponencë “e shtegut të hapur për t’u kthyer sërish në llogore” (për më tepër, Marku, Xhepa e të tjerë si këta në PD do ta kenë gjithë kohën të zorshme, fjala vjen, të përligjin mbrojtjen që i kanë bërë e i bëjnë krimit të kryer më 21 janar të vitit 2011). Por zëri i tyre këto ditë ka magjinë e oponencës, amá. Dhe të vjen keq të mendosh që në PD e në PS mund t’mos ketë njerëz që të mendojnë se nëse ka një gjë që e bën një parti atraktive, ajo është e drejta për të ngritur zërin ndryshe brenda saj. Oponenca brenda vetes e mban gjallë e të këndellur një parti.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Uaaaa, c'eshte kjo?

Po a nuk i akuzove ti LMN-istes se po ziheshin per "probleme personale"? Atehere idene se karriera eshte rregullatori kryesor i jetes brenda nje partie e shperfille ndersa tani sipas interesit e perqafon? Fakti qe Rama con listen e deputeteve ne 12 te nates e konsideroje problem te vogel.

Muc, nuk ka dhjetera veta ne PS qe nuk perdoren. Maksimumi nje Blush e nje Malaj. Te tjeret i ka heq me kohe Rama. Do i hiqte dhe keta te dy po i duhen si figure e "dhembshurise" se tij. Te gjithe te rinjte e te rejat, nga Vilajet Qyrku e Olta Xhacka, nga Ermonela Felaj e deri te Papagalli Imitues, a.k.a Ed Shalsi, i ka perdor per te lexu kshu lloj deklaratash.

Mjaft me. Kuptoje njehere e mire qe ketu nuk eshte pune personash. Cdo lloj njeriu po i le kete pushtet ne dore do e marre dhe do e perdore per interesat e tij, here pas here te ngushta e personale si psh mbijetesa e karrieres se tij politike. Po nuk u beme me rregulla e sisteme, qofte kjo dhe me ligje kombetare sic propozonte Njazi Jaho para ca kohesh, qe limitojne pushtetin dhe mandatin e kryetareve ne partite e tyre ketu do jemi. Mundet ne krye te 20 viteve te iki nje Sali se plaket, po ne vend te tij do vij nje Jozefine me po te njejtin pushtet e po te njejten mundesi per ta abuzuar ate pushtet.

O dil hapur dhe fol per keto novacione qe duhen, qe nuk jane te veshtira ta haj dreqi se ja ku e kemi fushaten ne USA qe ju po mbuloni, o keshtu nga Kina mos i bjer kot.

Submitted by reformer (not verified) on

Po, po e keqja na vjen nga opozita, por jo nga opozita qe kemi sot, por nga opozita qe sot eshte opozite dhe neser do te jete pozite!

Per hir te asaj te keqeje qe do na vije neser, per hir te atij kryeministri faqezi - qe s'eshte akoma kryeminister - por qe me cfare tmerri e perfetyrojme te jete neser kryeminister (e kam fjalen per Edin, pra!), le ta leme kete te kryeminister qe kemi te mbreteroje i qete, sepse ai qe mund te vije ka pak mundesi te jete me i mire...

Shqiperia nuk ka me nevoje per ndryshim, Shqiperia po ndryshon, ndoshta edhe ka ndryshuar tashme perfundimisht - kush e di? (te pakten aq sa do dhe ashtu sic do Saliu ka ndryshuar apo jo?). Pra i lumtur ai, te lumtur ne. A nuk i anullojme edhe zgjedhjet elektorale, keshtu te pakten kursejme ca para....

Submitted by Anonim Diu (not verified) on

Re fermer uuuuurraaaaaa rrofte saliu jemi mire

Submitted by ajsberg (not verified) on

''Eeeheheee!..."  "Oooreooo..." "A po degjon gjeee?..." "Poorepoo..." " Cfaaare degjon ?..." "Peshperima, andej thelle nga honi..." "Cfare thone?..." "Edhe thone edhe s'thone, peshshpeshsh bejne..." "Lodhu pak o burre, vere veshin mbi gur, mbase ndegjon gje..." "Jooorejooo." " Nuk vjen perroi me keto lloj peshperima. Thate do mbetemi..."        (Pjese nga dialogu i dy ' te eturve ')

Submitted by zeneli (not verified) on

Zoti Mustafa shkruan atje lart mes tjerash:

"Një ditë prej ditësh, vite më parë, kur president ka qenë Alfred Mosiu, Oketës i kishin dhënë një tekst në dorë dhe i kishin thënë të dilte përpara gazetarëve për ta recituar. Dhe Oketa kish dalë për të lexuar që “Mosiu është i tillë e i këtillë”. Duhet të ketë qenë ndonjë tekst i tmerrshëm, që e ka bërë Oketën ta vuajë për vite të tëra atë rol. Sigurisht, edhe thjesht ideja që ka lexuar një gjë jo të tijën e ka bërë të ndihet ligsht, por kësaj i janë shtuar me siguri dhe frazat e forta të Berishës në adresë të Moisut. Nuk i dimë këto fraza, por i marrim me mend, ashtu siç marrim me mend që në gojë të Oketës nuk kanë si shkojnë."

Po le te kujtojme pak meqe sjemi matufepsur akoma i nderuar Mustaf se cfar ishte sherri mes Berishes e Moisit at Kohe e te shohim se sa Sakrific paska qen dashur prej Oketos me then dicka per Moisi Golemin tone.

Na ishte nji here nje drejtor Shteteror.

Ky drejtor drejtonte drejtorine Shteterore te Aviacionit shteteror.

Paguhej shteterisht per tu kujdesur per aviacionin shteteror.

Ska fare rendesi sa ishte i dobet a i fuqishemj ky Aviacioni Shteteror.

Nje dit prej ditesh ky Drejtor shteteror le punen si drejtor shteteror dhe na del si drejtor privat i nje kompanie private aviacioni.

Sikur te dilte dje Qirjako Mihali brenda dites nga Drejtor i Pergjigjshem i Bankes Shtetit ne Bos Bankash Private.

Ose te dilte Lipe Nashi nga drejtor i naftes se Shtetit  bos privat i Naftes Shqiptare.

Keto gjera ne se do ndodhnin ose ne se ndodhin  quhen super korrupsion o Zotri.

Bien era m.ut.

Ne kte atmosfere ishte dhe ceshtja qe doli athere mes Drejtorit Bos te kompanise private te Aviacionit , Nip i Moisiut, dhe nje zyrtari te larte te ministrive te Shtetit.

Moisiu athere sic doli i bente rrugetimet me Aviacion duke paguar me Para te shtetit kompanine private te nipit i cili kish qen sic tham dikur drejtor shteti per Aviacionin.

Dmth bente MUUUUUUUUUUUUUUUUUUU o MUCO dallaverja.

E Vec asaj ky Bosi doli dhe mjeshter Qimkash.

Dmth ftoj ne kurth djallezor nepunsin e Shtetit duke e provokuar e duke ja regjistruar muhabetet.

Gje qe perben Paburreri, Pabesi, Poshtersi, Ligaveceri e cdo gje tjeter qe eshte kualitet i njeriut te keq Spiun Urjahip e batakci.

Ne kto rrethana ka ndodhur konflikti Berish-Moisi.

Dhe kjo qe ka lexuar Oketa dicka rreth kesaj situate do ket pasur  te beje.

Oketa qenka penduar pse 1 here u detyrua te tregoj se eshte jo thjesht cop mishi ne PD e Qeveri.

Ik o Oket Bamir Koket se nuk ishe kerkushi thjesht nje cop durrsak pa gjak pa karakter. Shko bej pallate ne Plazh me Tashen e Horra tjer qe slat nje cop vend ku te lulzoj nje lule a nje pishe. Nen hundet tuaja u masakrua  10 km Plazh nga me te bukurit e Botes o Hu Gardhi.

Dorzo mandatin tjetrit ne Liste ate bej. Ske te drejt te perdoresh Voten e Votuesit Demokrat per te pershpejtuar ardhjen ne Pushtet te Bandes se 21 janarit.

Se ky eshte ne fakt qellimi yt.

Vazhdo Sali e gjej si gjithmone Legena e beji ZV-kryeministra.

Jepii.

Submitted by fatmiri (not verified) on

Vazhdo Sali se dhe ky Zeneli qenka fshehur diku aty te halea jote.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.