Zoti i ruajtë fëmijët tanë!

Jam prind. Kam dy fëmijë të moshës shkollore. I pari është në vitin e dytë gjimnaz, në “Dom Bosko”, ndërsa i dyti në klasën e pestë në një shkollë nëntë vjeçare, afër Ministrisë së Arsimit. Pak para orës shtatë të mëngjesit, unë dhe bashkëshortja ime nisemi, secili në punët tona, i zgjojmë të dy djemtë dhe, në përpëlitjen e tyre fëminore të inercisë së gjumit, jemi të bindur se pak ose shumë pak u hyjnë në vesh porositë tona: “Mbyllni derën e shtëpisë, varini çelësin në qafë dhe,….kujdes,shumë kujdes rrugën!”
Të pamerakosur fare për porositë e para se, edhe po ta harrojnë derën hapur, në shtëpi nuk ka ndonjë gjë të qenësishme për të vjedhur, meraku deri në ankth që na kaplon është rruga. Jam i sigurt se nuk them ndojë gjë të re që, të ndërpresësh rrugën, qoftë edhe në vijat e bardha apo të ashtuquajturit semaforë, në kryeqytetin e atdheut tonë të dashur është një kokëçarje e madhe deri në një gjendje stresive, po aq, të ngjitesh në autobuzët urbanë. Kur kjo ndodh me ne, burra dhe gra që vrapojmë për në punë, merret me mend se ç’ndodh me fëmijët e shkollës.
Si shumë prindër, edhe unë jam përpjekur dhe kam pajtuar një biçim furgoni, “school bus”, duke menduar se për të vajtur në shkollë do ta kenë më te lehtë se me autobusët e shërbimit publik. Kostoja e këtij pajtimi kushton tremijë e pesëqind lekë në muaj për një person, d.m.th. në njëzet ditë mësimi i bie të paguash rreth njëqind e tetëdhjetë lekë ose tre herë më shumë se abonimi i transporti publik.
Edhe këtë pagesë jemi të detyruar ta bëjmë hallall por, makthi i sigurisë së fëmijëve na është shtuar më shumë. Me sa kam konstatuar, këta furgonë punojnë në një punë “gjysëm të zezë”. Nuk plotësojnë as edhe kushtin minimal për transportin e fëmijëve, janë në gjendje teknike shumë të pasigurtë, të palarë, me shoferë të papërvojë, të patestuar dhe të paçertifikuar për këtë lloj shërbimi. I rrasin fëmijët mbi kapacitetin bartës, si sardelet dhe mbledhin fëmijë të tjerë në labirinthet e rrugicave apo ndoshta, edhe për t’iu shmangur policisë.
Kur kthehemi nga puna në shtëpi, ashtu të tromaksur siç jemi, fëmijët na thonë raste të herëpashershme që, furgonët defektohen në rrugë, u shfryhen gomat, i ndalon policia e, për rrjedhojë detyrohen të shkojnë në shkollë me këmbë dhe me vonesë.Telashet nuk kanë të sosur.
Në këto kushte, cili prind e bir nëne do të ndjehej i qetë në punën e tij, kur nuk e di dhe nuk është i sigurt për fëmijën e tij nga dera e shtëpisë për në shkollë?!. Cili prind, në kushtet e një pune të zakonshme, por edhe të një papunësie të zakonshme, do ta shoqëronte fëmijën dy herë në ditë për ta çuar dhe për ta marrë nga shkolla?!.
Tek shkruaj shumë i shqetësuar këto fjalë, e marr me mend se disa që kanë punëra e makina të mira shfryjnë se po mundohem të bëj ndjeshmëri false e të ngre një “stuhi në gotë”. Unë nuk i përkas këtij rodi. Një gazetë e përditshme njoftonte se, në afërsi të Corovodës, ishin përplasur dy autobusë, në garë se kush të merrte më parë nxënësit e shkollës, bile raportoheshin edhe fëmijë të plagosur, fatmirësisht pa pasoja tragjike. Pra, “raketa e verdhë” plasi!
Përvoja dhe praktika e punëve në mjedisin tonë shoqëror po na mëson se shqisat tona e kanë humbur sensin e kapjes dhe të reagimit të shpejtë ndaj disa simptomave periodike që paralajmërojnë pasoja të rënda individuale e kolektive, deri në ngjarje tragjike.E kur këto ndodhin, disa venë kujën, disa fillojnë filozofimet e hamendjet se… po t ë ishte bërë kështu e ashtu… nuk do të kishte ndodhi.
Pyetja shtrohet: kush do t’i ruajë fëmijët tanë nga dera e shtëpisë e deri tek oborri i shkollës?! Kush e ka për detyrë këtë?! Sistemi arsimor është i Republikës që, këtë vit do festojë njëqindvjetorin si shtet. Arsimi parauniversitar është pra, i organizuar, thuajse i detyruar. Fëmijët tanë janë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës,”rekrutë në detyrë” që marrin një edukim të organizuar nga shteti por edhe detyrimisht ( si rregull) të mbrojtur nga shteti. Larg qoftë, kush do ta mbajë përgjegjësinë nëse vritet një fëmijë duke shkuar apo duke dalë nga dera e shkollës?!
Ministria e Arsimit, që në konsideratën e brezit tim (me përjashtim të klientëve të saj) duhet quajtur Ministria e Analfabetizimit dhe e Analfabetëve me Diploma e Doktoraturë, po merret me “politikën dhe shkencën e madhe arsimore”. Ajo ka probleme me tenderimet e shkollave dhe me emërimet e mësuesve e deri ndoshta me ”përgatitjen” dhe infrastrukturën e zgjedhjeve të pritshme.
Prej këndej, shqetësimi është totalisht i adresuar tek qeverisja vendore. I kemi parë kryetarët “shumë të përgjëruar” për fëmijët tanë shkollarë, të inaugurojnë ca kopshte të rikonstruktuara shtatë herë, ca palo kënde lojrash në asfalt, në koncerte e në ceremoni të fillimvitit shkollor. Bile ditën e parë të shkollës edhe policia është në gardh në rrugë e kryqëzime dhe kjo, jo për të siguruar fëmijët tanë por se, në shkolla do të shkojë udhëheqja.
Do t’i bëja një thirrje, tepër të sinqertë, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit të nderuar Lulzim Basha që, po me atë vendosmëri që ka marrë ndërtimin e tramit e të terminalit multimodal, të zgjatimit të bulevardit apo ndërtimin e xhamisë, të mendojë urgjent dhe seriozisht për të garantuar sigurinë absolute dhe komfortin e nevojshëm minimal të vajtjes së fëmijëve në shkollë.
Me tagrin që i ka dhënë ligji si dhe për funksionin e lartë që ka, të vendosë disiplinimin e trafikut të çmendur brenda territorit ku ushtron pushtetin , sidomos në oraret e lëvizjes së nxënësve, duke sanksionuar kufizimin e shpejtësisë deri në ndalim të plotë të automjeteve. Me këtë veprim, vetëm sa fut në shtratin e ligjit mënyrën e lëvizjes në “shtëpinë e tij”.
Zoti Basha ka po aq “të shëtitura” dhe dukim ligjor sa edhe unë. Ai e ka parë (fjala vjen) se, në Shtetet Bashkuara të Amerikës, në prani të autobusit të ndaluar të shkollës ndalon STOP edhe vetë presidenti me gjithë eskortën e tij. Kushdo që lajthit ta parakalojë apo të ndërrohet me këtë bus, gjobitet dhe mund të arrestohet në vend dhe, nga ku, mund të hajë deri në nëntëdhjetë ditë burg.
Policia Rrugore e instaluar në kryeqytet si dhe policia bashkiake lipset të pozicionohen ndryshe, dhe jo të ngrohin semaforët, apo të sillen si taksidarë parkimesh e trotuatesh. Eshtë koha për t’i lënë përrallat me abetare e libra falas, të vonohen kartat e studentëve (nëse gjërat bëhen paralelisht aq më mirë) dhe, më parë, të kristalizohet në rregullore Statusi i Fëmijës Shkollarë ku, me një inventar të shtuar e të bollshëm linjash urbane publike, në pikun dhe oraret e funksionimit të shkollës, nxënësit ta kenë falas transportin. Kjo nuk është ndonjë privilegj që u bëhet fëmijëve dhe prindërve të tyre por minimum i një detyrimi ligjor, që paguhet me taksat tona.
Në të kundërt, nëse të zgjedhurit tanë, do të vazhdojnë bëjnë shurdhin e të besdisurin, si gjithmonë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse, me dhimbje, t’ua themi si prindi fëmijës se: paskeni lindur më fatkeqë se ne, dhe t’i edukojmë drejt një indiference, përçmimi e deri në mosbindje qytetare, me uratën: Zoti u ruajtë!
Comments
Nje problem i shoqerise

Nje problem i shoqerise shqipetare.....i drejte....por pa zgjidhje....se veshet qe duhet te degjojne jane te shurdher....ato degjojne vetem ne fushata elektorale apo cenohen vete personalisht...se femijet e politikaneve shkojne ne shkolla private, me fuoristrada e bodiguard...femijet tane jane pa fat,se ne nuk jemi pjese e klases politike shqipetare...jane pa fat se shqipetaret ne 2005 kthyen ne pushtet nj njeri si SALI BERISHA qe po e con vendin gjithmone e me mbrapa...dhe ato pak arritje qe patem deri ne 2005 i humbem..se LULEZIM BASHA vodhi me dy duar ne rrugen e kombit se FATMIR MEDIU vrau me dy duar ne gerdec se ILIR META ben lloj lloj AFERASH se YLLI PANGO eshte imoral pa vlere se JOZEFINA TOPALLI vetem shitit gjithe vendet arabe ne kurriz te taksapaguesve shqipetar,se vrane prene e dogjen ne 97 vrane ne mes te TIRANES NE 21 JANAR SALI BERISHA dhe EDI RAMA...EDI I nxorri ne rruge e i la pa mbrojtje SALIU beri ate qe ben me mire i VRAU...pra mos te kerkojme siguri me VRASESIT ne pushtet...me njerez si BERISHA TOPALLI BASHA OLLDASHI NISHANI PANGO ALIBEAJ MEMIA BODE, apo RAMA RUCI DADE DOLKE NANO IDRIZI, Shqiperia eshte e mare fund...prandaj duhet nje pastrim nga themeli....nje shtepi behet e paster ku pastrohet nga themeli,po qe se mer vetem pluhurat pislliku ngel gjithmone brenda...

I drejte problemi i ngritur,

I drejte problemi i ngritur, por nje pyetje kisha une: pse me duket sikur ky shkrim eshte pak tendecioz kundra Bashes? A nuk ishte Rama per shume vite ne krye te Bashkise se Tiranes? Te pakten veja fajin te dyve dhe jo vetem njerit qe akoma nuk ka mbushur vitin.

Ded, a me dhune te ka sjelle

Ded, a me dhune te ka sjelle Enveri ne Tirane?

Jo. Shko Ded ne nji fshat a lokalitet e rriti femijet larg Tiranes qe e qelbi dhe e betonizoje dhe e beri bangladesh Edi Me mafien e tij.

Shko ne Puke a Koplik.

Ose ne Levan.

Nuk ju mban kush me zor ne Tirane.

Ju e dini shum mire se femijet ne Tirane thithin helme gazra pluhura kanceroze cdo sekonde kudo qe jane ne rruge a oborr shkolle.

Nuk eshte idiot Edi Rama qe rri ne Peze.

As tjeret mafioze qe jetojn tel Laguna Blu ne Golem.

Une qe po shkruaj ika nga Tirana e tani marr ajer te paster ne Bilisht.

Ikni o hajvaner se lat nam.

Tirana ka marr fund tash 10 vjet.

Ti paske ikur vete per lesh.

Ti paske ikur vete per lesh. Po cdo ne bilisht o i uruar apo merresh me rritje lopesh se gje tjeter nuk behet andej.

Problem i drejte por ne kete

Problem i drejte por ne kete rast zgjidhja eshte tek Min e Arsimit jo tek Basha.

ky tipi eshte emeruar nga

ky tipi eshte emeruar nga SALIU ne bilisht shef policie.....se nga malesia ne bilisht nuk ka ckerkon...ja ka pa hajriin sales....po cti bejme ne qe sjemi as me saliun as me ramen ku te vemi...kemi 400 ne qutet nuk jemi shpellare si keta...

Ne fshatin e gjyshit shkoni

Ne fshatin e gjyshit shkoni shoke!

Atje kini patjeter shtepite e vjetra te gjyshit.

U beni nje riparim e filloni merruni me bujqesi e blegtori sikurse Gjysherit tuaj para se te shkonin ne fund te 44-tres me baaalonet e ndjekjes.

Lironi shtepit e Ish pronareve me kte rast.

Dhe merrni ajer te paster.

Cdoni ne Tirane.

Ci duhen Tiranes psh cuni Dades apo i Leskes apo Kico Blushi ose Gjinushi.

Saliu po ju a con internetin fshat me fshat.

Ne Rajce isha para 1 jave per te marre ca cjepe e me than se kemi dhe internet.

Eh, ta qaj hallin vella, se

Eh, ta qaj hallin vella, se te gjithe kemi kalamaj. Vec ajo pune qe thua ti, do shtet e ligje. Ketu ne Kanada ne oraret e shkolles rrine police vullnetare me tabele ne dore per te mbrojtur femijet. Kjo te pakten mund te behet edhe ne Tirane. Kurse ndalesa pas autobuzit te shkolles, sic e permend ti, do behet vetem kur te iki mentaliteti i "te fortit". Kam asistuar vete njehere kur makina e policise qe vinte me urgjnce, ndaloi gozhde se autobuzi perpara kishte nxjerre shenjat e Stopit, dhe nuk kaloi pa i hapur krah shoferi. E imagjinon dot kete ti ne Shqiperi kur gangsterret e partise ne fuqi, rrahin ne rruge deputetet e opozites e jo me te pyesin per qytetarin e thjeshte apo ligjin e pambrojtur?

Add new comment