Në Kosovë vijon të debatohet mbi rolin e fesë

Në një lajm të para disa ditëve, ne të respublica-s u përpoqëm të sillnim në mënyrë të ndrojtur jehohën e një debati që po bëhet në Kosovë lidhur me edukimin fetar në shkolla. Ky debat vijon edhe sot e kësaj dite atje. Madje, me tone të forta e tek-tuk virulente. Në të janë përfshirë dhe publicistë e kolumnistë, një pjesë e të cilëve e mbrojnë këtë nismë të koalicionit qeverisës me idenë se edukimi fetar i nxënësve bëhet kudo nëpër botë, ndërsa shumë të tjerë janë të shqetësuar se prapa nismës në fjalë fshihen fanatikë fetarë, që nuk ndihen rehat në rrethanat e një sistemi shkollor laik.
Kosovarët janë praktikisht shumë religjiozë. Agustin Palokaj përmendte në një shkrim të vetin të publikuar në Temën e sotme një anketim të Gallupit, sipas të cilit rezultonte se qytetarët më joreligjiozë të Ballkanit janë shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, dhe qytetarët më religjiozë janë po shqiptarët, por ata të republikës së Kosovës. Ky fakt i fundit shpjegon dhe faktin që debati mbi këtë argument mbahet i ndezur mirë në Prishtinë. Dy vizita në Kosovë të ministrave turq, fillimisht ajo e atij të arsimit dhe më pas ajo e kreut të diplomacisë së Ankarasë, kanë bërë, ndoshta, që ky debat të tonifikohet ca më shumë.
E.G.
Comments
Atehere, ku qendron
<p>Atehere, ku qendron problemi?</p><p>Fete larg shkolles publike.</p><p>Nuk mjaftojne kishat apo xhamite!</p><p>Nuk mjafton qe jane te paret ne besim!</p>
Add new comment