Imami shqiptar në Zvicër: rrihni fëmijët nëse nuk luten

Një imam shqiptar këshillon prindërit të rrahin fëmijët e tyre nëse ata nuk luten. Imami i xhamisë El-Hidaje të lokalitetit Winkel në kantonin e St. Gallenit, Fehim Dragusha, shqiptar nga Kosova, si “mjet për edukimin e fëmijëve” sheh edhe rrahjen e tyre. Këtë këshillë ‘pedagogjike’ joortodokse, imami Dragusha e jep në faqen e internetit të xhamisë së tij, shkruan portali albinfo që i referohet gazetës zvicerane “Solothurner Zeitung”. “Studiuesit e islamit, organizatat për mbrojtjen e fëmijëve madje edhe vetë myslimanët janë të alarmuar: thëniet e shkruara në faqen e internetit të xhamisë dërgojnë një sinjal të gabuar”, shkruan gazeta. Imami 29 vjeçar Dragusha, në portalin e xhamisë shkruan gjithashtu: “Ju duhet t`u mësoni fëmijëve tuaj lutjet, kur të kenë mbushur 7 vjeç. Kur të mbushin 10 vjeç duhet që edhe t`i rrihni nëse kundërshtojnë”. Këto thënie sipas tij cituar nga profeti Muhamed, Dragusha i ka vënë në vend të dukshëm dhe me shkronja të theksuara. Gazeta zvicerane e konsideron si konservator imamin e xhamisë së St. Gallenit duke paraqitur në mbështetje të kësaj edhe faktin se ai është diplomuar në Universitetin islam të Sulltanatit të Bruneit, që konsiderohet ndër më konservatorët. Artikulli merret edhe me demonizimin që Fehim Dragusha u bën prindërve që lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin mësime vallëzimi gjatë kohës së lirë. Sipas “Solothurner Zeitung”, deputeti i St. Gallenit, Lukas Reimann është shprehur “i tmerruar” me faktin se një xhami në kantonin e tij përhap një ideologji të tillë.
H.B.
Comments
Kjo eshte ideologjia e

Kjo eshte ideologjia e prapambetjes, e erresirres, propaganda qe po ben brainwash tek te rinjte e qe po mban mijera e mijera familje te nenshtruara. Te japesh deklarata te tilla ne nje vend ne zemer te Europes eshte nje gje teper shokuese. Keta jane individed qe shkuan e u stabilizuan ne vende te Europes, perfituan nga shpirti i tyre bujar, nga TOLERANCA humane qe i karakterizon, dhe sillen po njesoj, jane po te njejtet njerez, dhe mbi te gjitha, mund te vijne vetem nga goja e nje njeriu te identifikuar "shqiptar", ajo kategori e shqiptareve qe KURRE, nuk do ti bashkohen ideologjise perendimore per te avancuar perpara.

Te tille njerez duhen penalizuar, duhen futur ne burg per perhapje te propagandes antinjerezore. Te japesh urdher per te rrahur femijet eshte njesoj sikur ti kesh rrahur femijet. Nese te tille femije rriten me kete fryme, mos prisni qe ata kur te rriten te behen njerez me te mire.

Ky eshte turp. Shqiptarizmi edhe njehere dha prova te shembuara.

Para pak ditesh kishte rjeti

Para pak ditesh kishte rjeti CNN nje emision mbi kishat ne Amerike qe promovojne rrahjen duke prodhuar literature te gjere se si duhet bere rrahja, rrypi i duhur etj, etj. Kjo pune nuk eshte erresire anti-evropiane, por shprehje problematike qe gjenden ne cdo fe e ne cdo vend.

C'lidhje ka shqiptarizmi

C'lidhje ka shqiptarizmi ketu? Ky eshte produkt i shkollave fetare te Lindjes se Mesme. Ta shikosh holle-holle, indoktrinimi i femijeve eshte problem per te gjitha fete sepse te gjitha e fillojne edukimin fetar qe ne moshe te vogel. Duhet te kete shume klerike qe kane fantazi te tilla, po ky tipi qenka budalla dhe i shprehka mendimet pa dorashka. Te pakten na tregon fytyren e vertete te fese.

@ Shkurt... ky ''hoxhë'' nuk

@ Shkurt... ky ''hoxhë'' nuk tregon fytyren e vertete te fese, prandaj mos e vlereso gjithe fene Islame ne baze te nje hoxhe trushperlare!

Pse duhet te hyhet ne komente

Pse duhet te hyhet ne komente devijuese per shqiptarizma apo shkolla fetare te Lindjes apo fytyra e vertete e fese, e ku di une se cfare?

Ne si shqiptare kemi vuajtur gjithnje nga pergjithesimi i rasteve e nuk na lejohet te bihet ne kete gracke, a thua se shqiptaret apo kosovaret apo qofte edhe emigrantet e tjere qe jetojne ne Zvicer qenkan te gjithe dele te Perendise.

Te jeni te bindur se Zvicra i ka mekanizmat e duhur per te neutralizuar keto zera, po ashtu edhe besimtaret. Keshtu qe mos i qani hall shqiptarizmes e fese.

Pse duhet te hyhet ne komente

Pse duhet te hyhet ne komente devijuese per shqiptarizma apo shkolla fetare te Lindjes apo fytyra e vertete e fese, e ku di une se cfare?

Ne si shqiptare kemi vuajtur gjithnje nga pergjithesimi i rasteve e nuk na lejohet te bihet ne kete gracke, a thua se shqiptaret apo kosovaret apo qofte edhe emigrantet e tjere qe jetojne ne Zvicer qenkan te gjithe dele te Perendise.

Te jeni te bindur se Zvicra i ka mekanizmat e duhur per te neutralizuar keto zera, po ashtu edhe besimtaret. Keshtu qe mos i qani hall shqiptarizmes e fese.

NUK MUND TE THEMI SE HOXHA E

NUK MUND TE THEMI SE HOXHA E KA PATUR GABIM. MADJE MUND TE THEMI SE PEDAGOGJIA MODERNE ESHTE TEPRIM DHE SHFRENIM. RRAHJA E FEMIJES (LEHTESISHT DHE PA E TEPRUAR) ESHTE MESIM PEDAGOGJIK. KETE SECILI PREJ SHKRUESVE E KA PROVUAR. MEGJITHATE KJO ESHTE NJE POROSI PREJ EDUKATORIT ME TE MADH TE NJEREZIMIT, PRANDAJ JU REKOMANDOJ TE RISHIKONI EDHE NJE HERE PEDAGOGJINE MODERNE PARA SE TE GJYKONI NJE HOXHE I CILI KA PERCJELLE FJALE PER FJALE NJE POROSI PROFETIKE.

Gjyshi im ka pas thene:

Gjyshi im ka pas thene: "dajaku ka dale pri xhenetit".

Dikur me dukej si shprehje anakronike, por kur shoh femijet shqiptare sot sa keq sillen, qe mesojne fjalet me te pista qe 3-4 vjec e nuk kane respekt fare per te rriturit, me duhet te pranoj se pak dajak do u bente mire here pas here...

Ky dhe kta që mendojnë si

Ky dhe kta që mendojnë si puna e ktij në kte forum duen nji dru të mirë me ja ba shpinën ma të butë se barkun. Pak i rrahin fmijt e tyne shqiptarët, dhe fjala e hoxhës duhet.

Ky rrot k. vetëm tregon anën ma të keqe të fesë, fenë që ndëshkon e që dënon.

Ai që veç dhunën njef si mjet autoriteti, veç dhunë ka për t'ushtru.

po, e ca ka ketu? porosi me

po, e ca ka ketu? porosi me te mire nuk kam pare ndonjehere... e kete mund ta thone gjithe prinderit qe kane pasur femije dhe e dine sa i vlefshem eshte dajaku... ose ne librat e prinderve moderne ne vend te dajakut perdoret ndeshkimi me izolim tek cepi i dhomes...

ALL-LLAHU E SHPERBLEFT HOXHEN

ALL-LLAHU E SHPERBLEFT HOXHEN E NDERUAR QE E KA THENEN NJE CITAT TE PROFETIT MUHAMMEDIT S.A.V.S E GJITHASHTU EDHE VLLAUN E NDERUAR PAUL TEDESCHININ I CILI ATE CITAT E KA SJELLUR TE SHKRUAR KETU QE TA LEXOJN TE GJITH SE QFAR KA THENEN HOXHA I NDERUAR POR ATA QE E KUNDERSHTOJN DHE FLASIN FJAL FYESE DHE BEJN AKUZA NDAJ HOXHES NUK JAN TJETER VETEM SE ARGAT (PUNTOR) TE DJALLIT TE MALLKUAR I CILI ESHTE BETUAR SE DO TE MUNDOHET QE NJERZIT TI DREJTOJ NE ZJARR E JO NE SHPETIM E JU TE NDERUAR SHIKONI MIR ME SE PARI SE KUSH QKA FLET DHE ARSYEN PSE E FOLI ATE FJAL E PASTAJ REPLIKONI NESE KENI SE QKA TE REPLIKONI E JO VETEM PSE NUK JENI TE KESAJ FEJE TE BENI AKUZA TE PA BAZA SEPSE NESE NUK PENDOHENI PER KETE QE E KENI AKUZUAR HOXHEN PA TE DREJT NESE ASKUSH NUK UAJEP DENIMIN ATEHERE ESHTE ALL-LLAHU XH.SH AI I CILI DO TE JU DENOJ

AnonimGazi - Boboooo! Nuk e

AnonimGazi - Boboooo! Nuk e marr vesh une apo e ka shkrujt Gjini i portokallise kete monolog?!

500 vjet me pare, si

500 vjet me pare, si tashti!!! Si mund te rrihet nje femije?!! A te te fus nje dru te mire une ty o AnonimGazi, se ne citatin e Muhamedit thuhet qe nje baba qe nuk eshte i mire ha dru mengjes per memgjes nga nje baba i mire e myslimon i nershem.

Lere mer budallalleqet se na e nxorret te ardhmen e Shqiperise cyryk nga druri qe ha mengjes, dreke e darke! Nuk ka psikolog qe u ben derman! Nuk ka doktor qe i merr me persiper!

Jazek ju qofte! Flisni dhe ne emer te Allahut e te Muhametit! Jazek e harram, edepseze, injorante anadollake!

Add new comment