Aleanca Kuqezi dhe Partia “Topi” mund ta trondisin trinomin PD-LSI-PS

Postuar në 20 Shkurt, 2012 01:03
Eduard Zaloshnja

Pasi Ilir Meta u largua nga PS-ja dhe krijoi LSI-në, Fatos Nano, në atë kohë Kryeministër i Shqipërisë, deklaroi me arrogancë se partia e Metës do të ishte vetëm një pikë uji në oqeanin e madh socialist. Një vit më vonë, në zgjedhjet parlamentare, “hirushja” LSI fitoi të paktën 8.3% të votës kombëtare. Dhe duke filluar nga ai vit, LSI-ja ka qenë partia e tretë në vend, e cila ka përcaktuar kush qeveris Shqipërinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Kështu, garimi i LSI-së veças PS-së në 2005-ën u bë faktori kryesor për humbjen e pushtetit prej kësaj të fundit dhe riardhjen e PD-së në fuqi. Ndërsa garimi i saj në koalicion me PS-në në 2007-ën u bë faktori kryesor i fitores së kësaj të fundit në Bashkinë e Tiranës (Rama fitoi me një avantazh prej 22 mijë votash, ndërkohë që LSI kontribuoi me 18.6 mijë vota).

Në 2009-ën, LSI-ja u nda përsëri nga PS-ja dhe i bashkoi mandatet me të PD-së, për t’i siguruar kësaj të fundit një mazhorancë prej 74 deputetësh në Kuvend. Ndërsa në 2011-ën, ajo garoi në koalicion me PD-në, duke i kontribuar të paktën 22 mijë vota në garën për Bashkinë e Tiranës. Pa atë kontribut, nuk kishte Ristan, Tomë e Sashenkë që mund t’i bënte derman Lulzim Bashës në garën me Edi Ramën...

Pas zgjedhjeve lokale të 2011-ës, dukej se rotacioni i pushtetit në Shqipëri mund të realizohej ose me revoltë popullore ose me një konfigurim të ri të trinomit PD-LSI-PS (jo më kot po e fus LSI-në në mes, sepse ajo ka lëvizur sa tek njëri krah, tek tjetri…). Dhe Edi Rama, pas një heshtje verore, deklaroi në një intervistë për Shekullin  se “nuk duhej djegur Shqipëria pse Saliu vodhi votat, por duhej hequr Saliu nga pushteti pikërisht me vota”. Kjo deklaratë e Ramës u pasua nga një pakt i heshtur mossulmimi me LSI-në dhe dhënia e ndonjë mesazhi të “derës së hapur” për Ilir Metën, gjë që linte të kuptohej se po punohej nën radarin e syrit publik për një rikonfigurim të trinomit PD-LSI-PS.

Por në dhjetor ka ndodhur diçka (përsëri nën radarin e syrit publik), që duket se i ka ndërruar parametrat e ekuacionit elektoral në Shqipëri. Sipas informacioneve konfidenciale, më rezulton se një kompani sondazhesh me përvojë 15 vjeçare ka kryer një sondazh që ka treguar se Aleanca Kuqezi dhe partia që pritet të krijojë Presidenti Topi, së bashku, mund të marrin 13-17% të votës kombëtare, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot. Pra, i bie që ato të marrin 210-270 mijë vota në të gjithë vendin. Kjo shifër është shumë më e madhe se sa ka marrë LSI-ja qysh nga krijimi i saj -- rekordin LSI-ja e pati në zgjedhjet e fundit lokale me 124 mijë vota. Dhe në mënyrë të ngjashme me LSI-në, dy partitë e reja, sipas sondazhit, i marrin votat kryesisht nga elektorati i partisë prej nga po shkëputen.

Duket se informacioni rreth sondazhit të sipërpërmendur ka rënë në veshin e dy partive të mëdha, sepse PD-ja filloi shumë shpejt sulmin ndaj Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuqezi, ndërkohë që PS-ja e prishi “paktin e mossulmimit” me LSI-në.

Por përveç dy partive të mëdha, informacioni rreth sondazhit duket se ka shkuar edhe tek diplomatët perëndimorë në Tiranë. Dhe këta, përveç interesit që kanë për zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë, kanë edhe interesin e madh të ruajtjes së stabilitetit në rajon. Meqënëse njëra nga partitë e reja të pritshme, Aleanca Kuqezi, ka dhënë shenja të forta kombëtariste në fazën e inkubimit të saj, kuptohet që do të vihej në qendër të vëmendjes së diplomatëve perëndimorë, pas sinjaleve se po i rritej përkrahja në elektorat.

Dhe në fund të janarit, ambasadori amerikan në Tiranë, së bashku me disa këshilltarë të ambasadës, takoi publikisht Kreshnik Spahiun në një lokal të njohur të kryeqytetit, ku diskutoi gjatë me të. Dy javë pas atij takimi, Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga KLD-ja dhe u nis për në Uashington, ku, në krye të një delegacioni të Alenacës Kuqezi, zhvilloi takime zyrtare në Departamentin e Shtetit, në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e Kongresit Amerikan, si dhe në Komisionin e Helsinkit në Uashington. Pas këtyre takimeve ai ishte i ftuar në studion e Zërit të Amerikës, ku deklaroi se Aleanca Kuqezi do të garojë në zgjedhjet e ardhëshme si subjekt politik, i pa lidhur me PD-në ose PS-në. Gjithashtu, në përgjigje të komentit të një zyrtari amerikan rreth përkrahjes që i jepte Uashingtoni kësaj futje në garën politike të Aleancës Kuqezi, por edhe rreth frikës se ajo mund të kthehet në faktor destabiliteti në rajon, Spahiu u përgjigj se objektivi i saj imediat është ndryshimi i elitave politke, të cilat po bëhen pengesë për bashkimin e shqiptarëve. Ndërsa vetë bashkimin ai e krahasoi me një maratonë e jo me një sprint, duke theksuar se Aleanca Kuqezi do të bashkëpunojë ngushtë me Uashingtonin dhe Brukselin për avancimin e kësaj kauze.

Me pak fjalë, mund të thuhet se tani Aleanca Kuqezi e ka sqaruar përfundimisht pozicionin e saj politik, si për faktorët e brendshëm dhe ata të jashtëm. I paqartë mbetet vetëm pozicioni i partisë së re që pritet të krijojë Presidenti Topi (për lehtësi po e quaj Partia “Topi”). Sidoqoftë, herë pas here dalin në media deklarata të politikanëve që po merren me organizimin e saj, nga të cilat kuptohet se kjo parti, njësoj si Aleanca Kuqezi, nuk do të garojë e lidhur me PD-në ose PS-në.

Duke e quajtur të mirëqenë se edhe Partia “Topi” do të krijohet së shpejti, mund të thuhet pa frikë se ajo dhe Aleanca Kuqezi nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me PD-në ose PS-në. Nuk ta do mendja se ato do të bëjnë gabimin e G99-ës, e cila rezultonte partia e katërt në sondazhet e hershme, por përfundoi e 15-ta, ngaqë bëri koalicion parazgjedhor me PS-në në 2009-ën.

Në këto kushte, pyetja më e rëndësishme është se çfarë do të bëjnë Aleanca Kuqezi dhe Partia “Topi” pas zgjedhjeve. Rezultati i sondazhit të sipërpërmendur tregon se të dyja së bashku nuk mund të formojnë qeverinë. Dhe a do të joshen ato nga PD-ja që të formojnë qeverinë e ardhshme në koalicion me partinë mëmë? Sulmet që i janë bërë Presidentit Topi nga Berisha & co. dhe ato që i janë bërë e pritet t’i bëhen Spahiut nga po të njëjtët aktorë, duket se i kanë këputur përfundimisht urat e një bashkëpunimi të ardhshëm mes tyre.

Por a do t’i bashkojnë mandatet ato me partitë e majta për të krijuar qeverinë?

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Shoku Zaloshnjaku,

Nuk me duket me vend qe te anatemosh persona duke thene "nuk kishte Ristan, Tomë e Sashenkë që mund t’i bënte derman Lulzim Bashës në garën me Edi Ramën" mund te thuash thjesht "fitoren e Lulzim Bashes ndaj Edi Rames me 76 vota". E di qe e ke te veshtire po te pakten ne dukje qendro nje cike i paanshem.

Meqe gjithe analizen tende e bazon ne rezultatet e nje sondazhi minimumi i korrekteses do ishte te tregoje emrin e kompanise qe ka bere sondazhin, kohen e sondazhit, metodologjine, numrin e te intervistuareve, marzhin e gabimit etj. Pndsh duhet te mendojme qe kjo nuk eshte gje tjeter vetem nje shperthim i zakonshem djaloshar prej militanti te PS.

Submitted by gimi (not verified) on

militant i PS-se por anetar i grupit nismetar te PD-se. Hajde merre vesh!

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Po te kesh parasysh interesat personale te cdo anetari te grupit nismetar te PD do e marresh vesh. Se ne fund te fundit normale eshte.

Submitted by tani97 (not verified) on

Po te jap listen e komisionit nismetar te PD-se, sic u krijua me 13 dhjetor 1990. Me thuaj ti se cilet jane interesat e tyre.

Blendi Gonxhe

Shinasi Rama

Arben Lika

Alma Bendo

Azem Hajdari

Gramoz Pashko

Prec Zogaj

Sali Berisha

Arben Imami

Eduart Selami

Arben Demeti

Aleksandër Meksi

Genc Ruli

Edmond Budina

Merita Zaloshnja

Bardhyl Reso

Blendi Gonxhe

Tefalin Malshyti

Zenel Hoxha

Sokrat Nesturi

Ilir Myftari

Mitro Çela

Arben Meçe

Ciao!

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

ti pret te di une se cfare interesash kishin ato dhe si evoluan keto interesan me kalimin e viteve?

Submitted by tani97 (not verified) on

ti thua me lart qe normale eshte, dhe le te nenkuptohet qe anetaret e grupit nismetar ishin te korruptuar apo pa vlera. Prandaj une te ftova te thuash ndonje gje me shume, se nuk eshte mire te shash nje grup njerezish ne tufe. nqs. nuk ke ndonje ide konkrete mjafton te thuash qe nuk di.

Submitted by reformer (not verified) on

Po jua leme juve demokrateve kenaqesine e diskutimit te rezultateve te sondazhit...Ne fakt keni arsye per tu shqetsuar, sepse po ju iken pushteti...

Submitted by zeneli (not verified) on

Edvinit i intereson jo bashkim i deklaruar me Spahiun sepse keshtu ai prish krushqine me grekun. E kete ko.qe ulliri ai nuk e ha. Per shum arsye nuk e ha por njera eshte se celulat e PS-se ne radhet e emigracionit  shqiptar ne Greqi kan siguruar gjithmone Vote per PS-ne nga ky kontigjent qe nuk jan pak por qindra mijra. E ky kontigjent nuk jan vetem leber e laluce por dhe zadrimore e shupenzarake e  bathoras tip Hekuranesh e Peposhash. Vec asaj Edvini e do miqesine me grekun sepse i do perkrahjet e klaneve greke ne EU apo USA e te vet grekofonve ne Shqiperi meqe me Laberine e Lalucerine ja ndreq keto pune Gramozi apo Petrua me Pilot e tjere. Plus kesaj Edvini dhe Korcen e ka ne xhep ne se i ka punet grure me Grekun.

Menje fjale Spahiun kuqezi Edvini do ta perdore vetem si "plackites" votash ne radhet e Demokrateve sepse te Socialistet Spahiu nuk terheq dot asnje vote per arsye qe dihen.

Kte rol do ti caktoje Edvini dhe Bamirit.

Dhe Bamiri dmth kte pune do beje per Edvinin, do mbledhe vota neper rreshtat e demokrateve, pra do holloje lumin e votave per PD-ne qe nga lume te behet perrua e keshtu Edvinit i mbetet Lumi i vet i mjaftushem per Qeverisje.

Ky besoj do jete pllani.

Submitted by Anonim (not verified) on

Bravo Zenel.. te lumte qe arrite ta dekonspirosh pllanin e kuq...por me dhimbsesh se edhe vreri qe ke derdhur te pikon lote per fatin e pritshem te komandantit tend, qe marrte nga ditet e tua marrte....

Submitted by Besi (not verified) on

O zelesh po ku i gjeni keto konspiracionet mo sa na vdiqet se qeshuri.Ti duket qe je enverist i thekur ne shpirt demokrat ne interesat e xhepit dhe shume negativ ne teresi .O fekal

Submitted by mallakastriot (not verified) on

o zenel , qenke vertete per te ardhur keq. cfare lidhje ka jur thua qe keshtu e do greku. RAMA grek?? po sikur ai shpetoi detin e Epirit qe ja fali sali bisha i vicidolit greqise. apo pune malikesh kjo se edhe zogu shiti manastirin. O kokegdhe, anje epiriot nuk eshte shiturr kurre, prandaj o hajdut mos thirr kapni hajdutin

Submitted by tani97 (not verified) on

Z. Eduard,

nje koment timin mbi shkrimin e sotem.

Na jep burimin e sondazhit ne te kundert nuk vlen e dhena sekrete. Kompani me 15 vite eksperience? E huaj? Kosovare?

Edhe sikur te kene shkalluar te gjithe nga frika ndaj Kreshnikut, ju si analista edhe mund te mos shkalloni. Psh. te thoni qe pa program Kreshniku vlen nje hic. Pa shoke te tjere (apo tek person do te jete kjo parti) prape vlen nje hic. Programi i nacionalizmit eshte sa per nxehmje, me vone duhet te na thote a eshte i majte, a eshte i djathte, a eshte amerikan?

Amerikanet me Kreshnik Spahiun kane nje lidhje subordinimi qe me 1996. Lidhje per te cilen eshte ne dijen edhe Berisha. Mos ki iluzionin se nuk do ta perdore.

Ka dhene shenja nacionalizmi te kota. Po aq sa tifozet shqiptare te cilet dalin rrugeve me flamur kuq e zi kur luan Shqiperi-France, por ama nuk ia mban te vejne asnje skedine per Shqiperine. Ky eshte nacionalizem bosh, as qe mund te krahasohet me ate te serbeve (te cilet per kombin e tyre te vrasin dhe te rrjepin) apo me te gjermaneve (e bazuan mbi nje industri lufte te mahnitshme) apo me te amerikaneve (iu pergjigjen japonezeve ne forme te perkryer). Nacionalizmi i Kreshnikut vle nje lek, dhe mban ere te keqe dhe le nje shije te hidhur qe diku tjeter do te dale. Dhe kur t'i ma lidh edhe me amerikanet pastaj me zene te vjellat...

Nqs. takimet me amerikane te Kreshnikut jane shenje e mire per karrieren e tij, atehere duhet te themi te njejten gje per Bashen, dhe per cdo buddy te Arvizu-se. Ky Arvizu duhet pare njehere me keto kafet tek Blloku me meshkuj shqiptare...

Cfare ka sqaruar Aleanca Kuq E Zi ne lidhje me politikat e saja: asgje! Na dha ndonje detaj mbi programin ekonomik, politik, social, etj... ? Jo, thjesht thote qe s'me pelqen Sala. Po ne te tjeret qe e themi ka kaq vite do ta pijme nje kafe me Arvizune?

Partia "Topi", sic e quan ti, dhe AKZ nuk dihet a do te bejne aleanca me PD ose PS. Pikerisht se s'kane program as ne nuk mund t'u besojme atyre, dhe as ty, per mosbashkimin me PD apo PS. Sepse kur s'ke program e ke te kollajte te bashkohesh me ke do. Ilir Meta u bashkua me Salen megjithese kishte program te kundert me te, mendo se c'mund te bej Kreshniku pa program. Iliri kishte edhe nje histori urrejtjeje me Berishen si askush tjeter (perjashto ata te PD-se) dhe prape nevoja i diktoi gjuhen e perbashket. Keshtu qe tregohu me i kujdesshem kur na thua se Kreshniku eshte i sigurte qe garon me vete.

Ne lidhje me aleancat e tyre pas zgjedhjeve, do te kisha pelqyer nje mendim tendin, dhe jo thjesht pyetje. Po te jap une nje: Topi mund te bashkohet pa problem me PD e 2013, ndoshta me Bashen ne krye. Pse? Sepse asgje s'e lidh me Edi Ramen, pervecse votes se 8 majit, dhe perkundrazi eshte i lodhur sa te duash me te tere ambientin e PD-se. A do te jete i zote te beje nje aleance te bazuar mbi nje program me pika, ne stilin gjerman, apo do te perfundoje si Berluskoni me Legen dhe vajzen e Craxit, kjo ngelet per t'u pare. Kurse Spahiu, mendoj se as vete s'e ka idene se me ke mund te bashkohet. Jam i sigurt qe ai do te preferonte qe ne zgjedhje te merrte pjese dhe Partia Amerikane e Shqiperise, dhe me ate do te bashkohej pa probleme (bashke me plot te tjere, si Ben Imami, Blendi Fevziu, Gjinushi, Nano, e sa te duash dashnore te Limprehtit dhe Linos). A je per nje modifikim kushtetute?

Ciao!

Submitted by Alban (not verified) on

Kjo eshte edhe stratgejia e re e PS-se, dhe ndoshta e vetmja. Te ngjallin ne publik idene se partia e Topit apo ajo e Spahiut mund te kthehen ne nje LSI-brenda se djathtes. Me nje gjykim te ftohte e rracional, nese keto parti nuk futen ne asnje nga koalicionet, sikurse kane deklaruar deri tani, nuk mundet te prodhojne asnje mandat per deputet. Votat qe do arrijne te heqin djathtas do te jene te njejta me ato qe mund te heqin majtas, pasi nese keto dy parti nuk do kishind ale ne skene, natyrshem te pavendosurit shkonin majtas. Ne rastin konkret do shkojne tek keto parti dhe vota do tu shkoje dem, duke i hequr keshtu vota edhe PS-se. Pra dalja e ketyre partive ne skene, vetem sa do te fuqizoje peshen specifike te LSI-se e cila ne zgjedhjet e ardhshme do arrije qe te mos jete me ne raportet 4 me 70, por do te jete ne raportet 7-8 me 66-67  nga secila pale. Pra ne menyre indirekte strategjia e fundit e PS-se vetem sa fuqizon peshen specifike te LSI-se.

Submitted by Anonim (not verified) on

hmmmmmmm!!!!!! ca thote ky njeriu ketu ??????? ca te jete valle????????????

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Alban, je fiks fare. LSI ne keto zgjedhje do te jete super suprize. Do i lej te gjithe pa mend.  Topi dhe Spahiu do marrin leshte e Currit. Meta kryeminister i ardhshem.

Te behemi pak me serioz. Alban ka tulla te mira tek komenti yt por nuk i ke gjetur llacin e duhur qe ti lidhesh.   E thjeshtuar, ceshtjen une e shoh keshtu:

1. Strategjia e vetme e PS-se duhet te jete te mbroje voten me cdo kusht nga vjedhja. Spahiu nuk i merr dot PS-se as cerekun e votave qe mund te vjedh Berisha nese PS nuk e mbron voten me dhemb kesaj here.  Po ja doli qeveris rehat.

2. PD, Topi, LSI dhe AKZ do therren e do priten mbi dhe nen rrogoz duke i shkaktuar plage te renda  njeri-tjetrin.  Ca gervishtje te thella do i marri edhe PS, por e thame me siper qe beteja e saj eshte krejt tjeter.  Pas zgjedhjeve (nese PS do arrij ti ruaj votat)  do filloje tkurrja e shpejte e PD dhe LSI si kripa ne uje.   Topi, Spahiu dhe lidershipi i ri qe do dale nga PD do luftojne per te qene kandidati perballe Rames ne 2017.

Submitted by tani97 (not verified) on

ndoshta me shpejt se 2017, Rama nuk eshte Nano (pavaresisht se me mire keshtu) :)

Submitted by Albi (not verified) on

E di ku eshte problemi me i madh i Edit?

Ne perpjekjen per te krijuar nje fabul qe te mbante postin e tij ka krijuar nje fenomen qe nuk di ta kontrolloj me. I detyruar te mbrohet me idene se i vodhen zgjedhjet ka luajtur me friken me te madhe te militanteve si puna jote dhe tani nuk di ca ti bej kesaj frike.

ZGJEDHJET NUK JANE VJEDHUR, te pakten jo ne ate mase sa ta ndryshojne rezultatin e pergjithshem. 2011 jo vetem ne Tirane po ne tere Shqiperi konfirmoj 2009!!! Kaq matematike a dini te beni ju. Toma e Sashenka mbase i heqin Edi 100 vota, po 100 vota nuk jane as 0.01% ne zgjedhjet e pergjithshme. Mblidhini LSI+PD nga 2009 e do ju dalin fiks votat e Lulit ne 2011. E njejta gje per PS dhe Edin.

Dhe cfare konfirmuan zgjedhjet e 2011 si perfundim? Se PD+LSI jane ne rangun e 100 mije votave perpara. Ky eshte problemi i madh, dhe Edi e di kete. Ne nje situate normale dy gjera i duhen. Ose te lepije ate qe ka peshtyre e te bej koalicion me ata qe i largoi sepse donte te mbreteronte i plotfuqishem. Ose te bej nje hapje radikale te PS, te pranoj qe eshte thjesht nje kryetar me mandat normal, i kufizuar nga prezenca e individeve te tjere, pra sic duhet te jete nje lider normal.

Edi keto nuk i ben, kshuqe i kane ngelur menyrat ekzotike. E para te shpresoj se te djathtes i rrjedhin vota. Te shohim sa ka per te ndodhur. Po me shume gjasa ai luan karten biologjike. Duke luajtur me fobine se zgjedhjet jane vjedhur, kerkon te rrije ne krye te PS per aq kohe sa ti vije dhe atij rradha njehere per kryeminister sic beri Sala ne 2005.

Po si thote fjala e urte, historia perseritet dy here, nje here ne menyre tragjike (Saliu per te gjithe ne) dhe nje here ne menyre komike (Edi me idiotesirat qe shkruan ne Twitter). Kaq, full stop, u mbyll! Kjo eshte e gjithe historia e 2013.

Submitted by biberaj (not verified) on

O Albo po me ban me e zhy gojen, po qeke i koqe qi nuk e ke shoqin.

Edhe bufi e di qe votat u vodhen , kryesisht nga te dy partite PD dhe PS,

por Sala vodhi ma  teper  dhe kete e tregon mos rinumrimii votave si  dhe djegja e

kutive te Tirones ne 2011 , çka e bani per Lule Bashen e Rruges se Kukesit.

Submitted by mallakastriot (not verified) on

kjo eshte endrra me bukur e pare ndonjehere o indiferent.

Submitted by Aulin (not verified) on

Nje analize alternative!

Ak edhe ato vota qe do marre ne rang kombetar do te jene te sigurta te majta, pak a shume te atyre  qe ndihen nacionalista-patriote, te majte sigurisht. Ndersa ata qe jane per internacionalen socialiste zor se mund te hedhin ndonje kokerr ne kutine AK.

Ndryshe tek Topi mund te krijohet ndonje grupim,  ku pjesa dermuese do te jete elektorat i djathte edhe ne kete rast nacionaliste-patriote, te djathte sigurisht.

Kjo bazuar ne programet e tyre elektorale qe mund te shfaqin duke kerkuar sipas te gjitha gjasave te thithin rreth tyre sa me shume nacionaliste-patriote.

Problem ngelet sa % do te marrin keto dy parti si tek e tek ashtu edhe tok.

Duke supozuar se Ak do te terheqe me shume nje elektorat te ri ne moshe dhe Topi te kunderten nje elektorat me te pjekur ne moshe,  duke perllogartiur pak a shume kete % ne rang kombetar,  zor se mund te dalin me nga nje deputet te dyja keto parti, por nuk perjashtohet mundsia e nje deputeteti nese  bejne koalicion, gjithnje duke i numeruar votat, sipas korrektimit kombetar dhe jo ate rajonal.

Ketu duhet te ndalemi dhe nuk mund te mos marrim parasysh edhe nje tjeter fakt.

Pra, nese behet ky korrektim kombetar, atehere hyjne ne loje edhe parti te tjera qe ndryshojne edhe me konjukturat e perllogaritjeve , pasi nuk perjashtohet mundesia , gjithnje sipas hipotezave qe ngreme per te porsalindurit apo akomalindurit te kene nga nje deputet edhe ato me nje kembe ne varr apo te paperfaqesuar ne kuvend?!.

Submitted by limpreht (not verified) on

Zenelit nga Limprehti paradhënie për një temë që do vijë :

Saliu dhe Muzeu i terrorit komunist !

Dy pyeteje Zoti Zenel :

1. Në Muze janë dhe emrat e atyre që kanë bërë krime apo kanë qenë aktivista të regjimit komunist shqiptar, pra ishin  "bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë" (tezë kjo vetëm e Saliut sepse askush tjetër nga PD-ja nuk e përdori).   Pyetja: A pe gjëkundi dhe emrin e Saliut ?

2. Në Muze janë dhe emrat e kriminelëve të kuq : sigurimsa, hetues . prokuror, byroista e të tjerë që janë përlyer me gjakun e të pafajshmëve.  Pyetja: A mund të na thuash se sa prej tyre marrin nga Saliu pension suplementar për shërbime si xhelat ?   Po të përmend dy syresh : Aranit Çela dhe Zylyftar Ramizi, në se nuk të mjaftojn ka dhe pjestarë të togave të pushkatimit.

Zenel është e drejta e jote të mbrosh Saliun por fshati që duket s'do kallauz. Më mirë bëj vërejtje për komunistët dje dhe socialistët sot me fakte dhe argumenta, ka pafundësisht të tilla, dhe  edhe unë do të mbështesë.

Submitted by Alban (not verified) on

Anti-Indiferent...Po them te kunderten, po them qe LSI nuk do te jete asnje surprize, do te mbaj votat e saj, por qe  brenda nje koalicioni nuk jane me 4 deputete, por qe me formulen PD-PS perkethehen ne rastin me te keq 7-8 deputete. Ajo qe po te them, por qe ti je indiferent ta kuptosh eshte qe mos shpreso ne nje surprize te AK dhe Partise se Topit, sepse nuk mundet ta bejne dot me kete sistem dhe me kete realitet. Dalja ne skene e tyre nuk do ti shkaktoje aq dem koalicionit te tanishem PD-LSI, pasi do te mbeten serish ne kuotat 74-75 deputete, vecse me raporte te ndryshuara ne mes te tyre. Arsyet ti sqarova me lart. Hajd tani, mos ji indiferent ;-)

Submitted by biberaj (not verified) on

kesaj i thone hedh nje i marr nje gur ne pus dhe gjithe ne te mençurit mundohemi ta xjerrim.

Askush nuk e din çfare partish do jene keto te dyja dhe Zaloshnja i kudondodhur ban teorina.

Te dalin njeherre te shpalosin Programet dhe Statutet, te shohim shtrirjen dhe anetaresine, qendrimet ndaj autoritarizmit dhe makuterive te PS-PD dhe problemeve aktuale dhe krizes   pastaj mund te flitet.

Submitted by onni (not verified) on

ZENEL  LERI TE VDEKURIT ATJE KU JANE ZENEL...SE PO GJETEM STROFULLEN TE DJEGIM SI MIU...KELYSH BASTARD I SALIUT...

Submitted by ben marti (not verified) on

“Por a do t’i bashkojnë mandatet ato me partitë e majta për të krijuar qeverinë”? Me kete pyetje e mbyll Z.Zaloshnja shkrimin e tij.Mendojme se kjo pyetje e Z. Zaloshnja eshte shume e parakohshme dhe si e tille ajo e corienton lexuesin. Zaloshnja e ka thene edhe vete ne shkrime te meparshme se priten zhvillime, ose, se duhet te kete zhvillime te reja politike. Atehere, shtojme ne, kur te vije koha e aleancave paszgjedhore ato do te kene me vete edhe zgjidhjen e pyetjes se Zaloshnjes. Pra Levizja Kuq e Zi dhe partia Topi nuk jane produkte artificiale apo te rastit ne politiken e raskapitur shqiptare. Ato po vine si alternativa te besueshme, efektive, ctensionuese, gjithperfshirese etj. Pra si pjese te nje strategjie afatgjate… ku mpleksen drejt ne kushtet konkrete sot interesat e brendshme dhe te jashtme ne Shqiperi, Ballkan e me gjere.

Submitted by Daja (not verified) on

PD ka rezervuar kandidaturen surprize per postin e presidentit, qe do te kandidoje me Nanon te kandiduar nga PS.

Submitted by Lina (not verified) on

Zaloshnja, je shume i vonuar ne keto 'analiza', ose si i shote populli: 'analiza jote vjen si shiu pas te vjelit'.

Submitted by gjashtaniku (not verified) on

mire zaloshnja qeka i vonum ne analize, sipas teje, por ti duhet te jesh gjashtanike qe i paske dit keto gjona me kohe...

Submitted by zeneli (not verified) on

onni

E di qe ti te djeg. Je i mesuar te djegesh njerez te gjall e te vdekur mbasi i ke masakruar. E ke zanat ne familje. Keshtu dhe yt gjysh ate  pun bente. Ja bente gati Nevzatit ate hekurin e skuqur qe u a fuste ne trup me urdher te Enverit ish komandanteve e komisareve te ushtrise partizane qe te firmosnin genjeshtrat e formuluara ne Biro.

Une dhe te ta gjej strofullen nuk vij te te djeg.

Une te djeg me vote.

Ketu vij te ju a kujtoj se ne 21 janar nuk u mblodhet per te "protestuar paqesisht" sic doni te genjeni, por per te djegur te gjalle Polic Gardiste e ministra e kryesorin, Sali Berishen ta digjnit e ta zvarrisnit rrugve te Tiranes.

Per kte u stervitet e i stervitet  ata mijra kriminele me te cilet qenka dashuruar dhe Elvira Donja.

Oni,  a do ca qepe se mos i jan mbaruar shefit e mamase se shefit e zonjes se shefit kur vete te talle allatet me lot krokodili tek familjet e 4 rekruteve  tuaj?

Keshtu pra shoke, Shoku Kreshnik  eshte ne pritje te udhezimeve nga Selia roze se cfar do te lehe kto dite. U mesua mir ai, Rrog nga Shteti e rrog nga Selia Roze.

Tani paguheni vetem ju se shteti ska pse e paguan.

Bamiri cthote?

E kishte liruar INA ate spiunin tuaj qe qelloj Rusmalin.

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

Ty s'kon per te qellu zenel. Ty kon per te thy xhomin e sahatit.

Pthu, fare e keqe, serbo-grek i shartu me mut maloku!

Submitted by luke (not verified) on

Per fat te keq ne duam lidere qe tallin koqet me te gjithe shqiptaret. Keshtu jemi gatuar, po te na ferkosh koken ngrihemi perpjete si puna e atij mikut. Nuk jane vetem politikanet e keqja e shqiperise po te gjithe ne njerez qe q.... ne bythe vetem per te bere nje foto me udheheqesin dhe vrasim dhe vellain tone po na urdheroi Sala dhe Fatosi. Keta duam ne qe dalin e flasin brockulla gjithe diten dhe injorantet shtrihen barkas dhe u puthin duart.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

13-17% te zgjedhesve nuk eshte pak duke mare parasysh qe njera prej dy partive (dhe me e fuqishmja) nuk eshte krijuar akoma. Per mendimin tim me pune dhe me nje program te detajuar llogjik dhe jo populistik mund edhe te marin 40% te votave. Kuptohet qe militanteve te majte dhe te djathte kjo i duket absurde por ata harrojne qe jo e gjithe popullsia ia deleguar procesin e te menduarit Rames dhe Berishes. Pjesa me e madhe jane pragmatista.

LSI do te zvogelohet tmerrsisht nga keto zgjedhje. Me gjith ato skandale qe e kan perfshire vetem familjaret e antareve te partise do ta votojne. Edhe PD-ja do te zvogelohet goxha shume. Jo vetem per shkak te faktorit Topi qe do te marre nje numer te konsiderueshem votash nga e djathta por edhe per shkak te lodhjes se njerezve pas 8 vjetesh qeverisje. PS nga ana tjeter do te jete partia qe do te humbe numrin me te vogel te votave. Nje pjese e votuesve te PS-s nuk votojne PS ngaqe kane qef Ramen por vetem ngaqe kan inat Berishen. Sapo ti krijohet nje alternative, do ta braktisin Ramen.

Gjithsesi shumica e votave do te vij nga pjesa e elektoratit qe nuk voton fare. Mos harrojme qe vetm 35% e votuesve votojne. Nje nga arsyet kryesore qe keto persona nuk votojne eshte mungesa e alternatives. Topi dhe Spahiu, nese tregohen te zgjuar mund te behen kjo alternative. Nuk jane te paket njerezit qe kerkojne ndryshim te elites politike.

Shperndarja ne kuvend nese Topi dhe Spahiu i luajne letrat ashtu sic duhet do te jete:

Topi/AK : 75

PS: 40

PD: 23

LSI: 2

P.S. Ndoshta e ekzagjerova pak. :P

Submitted by Eno (not verified) on

A ka njeri mbi dheun Shqiptar, qe te kuptoje nje here e mire, qe AKZ eshte nje e keqe e madhe per ekuilibrat e Shqiperise? Si mundet akome te flitet per nje organizate te tille anonime, ekstremiste? Si ka mundesi qe kjo aleance te behet perfaqesuese e nje pjese te shqiptereve kur asnjehere nuk ka ngritur gishtin mbi korrupsionin, gjendjen e veshtire ekonomike, paaftesine e administrates, mungesen e kushteve minimale te jeteses etj?

Kjo force politike po ben nje pune shume te piset duke perdorur armen e nacionalizmit e duke luajtur me mendjet e paformuara e te brishta te shqiptareve. Kush beson sot se shqiptaret kane nevoje per doza patriotizmi per te dale nga situata e veshtire sociale, udhekryqi 22 vjecar?

Kush perdor patriotizmin si mjet zgjedhor nuk eshte vecse nje humbes parakohe. Nese keta duhet te ngjallin nje ndjenje patriotizmi, po e bejne me mjete te gabuara, dhe mbi te gjitha shnderrimi i saj ne nje force politike eshte jo vetem nje rrjedhje pa llogjike, por nje rrezik, i cili eshte vertetuar edhe nga shembuj te tjere te ngjashme ne vende te tjera te Europes. Merrni rastin e Italise, e te Umberto Bosit, etj.

Pra te pretendosh sot te perfaqesosh nje pjese te popullates, duke vendosur ne tavoline patriotizmin eshte po e njejta taktike si ajo e Berishes....cdo problem tjeter perpara problemin me te madh.

Dhe akoma, a ka ndonje njeri mbi kete dhe shqiptar, ti beje nje pyetje te thjeshte udheheqesit te AKZ. Cfare bere ti zoteri i nderuar per te vendosur drejtesi ne Shqiperi duke qene anetar i keshillit?

Bamir Topi, eshte nje personazh enigmatik ne politiken shqiptare, dhe vetem kohet e fundit eshte distanzuar nge Berisha. Mos eshte kjo nje hakemarrje personale dhe nje oportunizem per tu vene ne drejtim te nje levizje enigmatike per qellime personale?

AKZ nuk perben rrezik per asnje force tjeter politike, por vetem per shoqerine shqiptare. Do vije koha ta kuptoni, dhe si gjithmone ajo kohe do jete shume vone. Harrojeni patriotizmin e shitur, kur pranoni akoma nje qeveri si kjo e sotmja. Mos jini patriote hipokrite, por qytetare te denje, te respektuar, e te doni njeri-tjetrin.

Patriotizmi nuk eshte ndenje e lindur me pahir, por buron nga te qenit mbi te gjitha human, i ndergjegjeshem, i edukuar, i civilizuar, e funksional per ate qe shoqeria te ka dhene si pjese e saj. Tunde flamurin, kendo kenget, por kur nuk je ne gjendje te permiresosh vendin ku jeton, mos e quaj vetem patriot.

Submitted by arvanites (not verified) on

Ardhja e dy partive te reja ne pushtet do te thotq qe Berisha do te vjedhe pak me shume vota se zgjedhjet e kaluara. Kam besim se do ja dali.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti zotnia qe fshihesh,pas Erjon Braces ,pse ke kaq frike,kur permenden emra?! Ata jane njeres pa dinjitet dhe pa fytyre te tyren,qe shumica e popullit do ti peshtynte,kudo qe ti shohe.Ata jane te tille qe i vune njolle gjithe shqiptareve kudo qe jane,kurse ti bie edhe me poshte se ta,kur ben avokaturen e tyre.Po s`ke dhe aq faj,se ti flet nga pozitat e borderose qe firmos dhe jo si nje qytetar i denje i ketij vendi.C`ti besh...,s`iu mbaruan plehrat e felliqesirat si puna juaj ketij vendi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Z.Eno.keto perralla qe tregon ti,jane me te vertete pislleqe te holla,te shkruara ose nga karrigia e ndonje ministri,ose e nd9nje deputeti te mazhorances.Si merr guximin e i kundervihesh nje levizje kaq progresiste mor i pa cipe ?!  Sado mangesi qe te kete si fillim ajo levizje,pa asnje medyshje,duhet mbeshtetur me force.Duhet bere shyqyr qe ka edhe elemente te tille,qe mendojne ndryshe dy partive te medha.Ti duhet te jesh,nje derr i ngopur,qe neverit Sokratin.Duhet te jesh nga me aktivet ne kontributin antikombetar  kunder shqiptareve. Pthuuuuu,fare e keqe !

Submitted by Eno (not verified) on

Nga karrigia e dhomes time, sepse i dashur Z Anonim, mua sme lidh gje as me kete qeveri te ndyre, e as me shqiptaret e prapambetur e injorante si puna juaj. Ku e gjej une guximin? E gjej tek e dreja e fjales, e mendimit, e shprehjes e bazuar mbi nje llogjike teper te thjeshte qe nuk do shkence te madhe per ta shprehur, kur faktet i ke perpara syve e vetem nje cmenduri mund ti vere perde. Pse te mbeshtes nje levizje te tille per te gjitha arsyet qe permenda? Cfare me garanton kjo levizje mua si qytatar? Asgje, pervec prditkimit per nje patriotizem banal e rrugacesh. Keta nuk mendojne ndryshe nga PD, jane njesoj, shiko mentalitetin dhe menyren ekstreme te te shprehurit.

Une jam nje qytetar me i denje se ju, dhe e dua vendin tim me shume se sa ju qe nuk jeni ne gjendje jo vetem te evidentoni por te kuptoni te metat e shqiperise, shqiptareve, shoqerise tone.

Fara ime eshte shume here me e paster se e juaja, eshte fare e mbeshtetur ne ndergjegjesi te trasheguar brez pas brezi, atehere kur njerezit e mi ushqeheshin me ide demokratike ne nje kohe kur zotria juaj nuk kishte idene se cfare egzistone pertej kujinjve. Shqiptarizmi im kritik eshte shume here me i shendoshe sesa shqiptarizmi i verber, i tipit qe ka denuar e akuzuar Konica, Fishta etj mendje te ndritura.

Alternativa e AKZ eshte nje farse e ndyre fashiste, ekstremiste.

Edukohu anonim, se ke per te mbetur i tille gjithe jetes. E keqja e shqiptarise eshte shqiptaria, ju, cmira juaj, cekitia e mendimit dhe tabute qe ju kane lene ne erresire.

Submitted by e verteta (not verified) on

SA SONDAZHE TE MIRA BEN ZALOSHNJA

EDHE RAMAN E BERI FITUS NE TIRAN DHE DOLI NE KRAHASIM ME 2007 MBI NJEZET MIJ VOTA ME PAK:

JEPI ZALOSHNJA PASKA DHE CA LEK RAMA ME TOPIN PER TY

MERRE SE ESHTE MJET PER TE JETUAR

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

ku e paske msu arthmetiken ti, n'tropoje apo n'skrapar? rama ne 2007 mori rreth 100 mije vota, kurse ne 2011 mori 125 mije... Or tropojan/skraparli, rama i shtoi me mbi 25 mije votat e veta, po erdhet ju qe u regjistrut neper bodrume e garazhde qe ia shtut votat lulit...

Submitted by e verteta (not verified) on

O tironc i kllojkes

un nuk jam as tropojan as skrapali edhe as majmun tirone

un jam shqiptar denbabaden dhe jo majmun

fakti eshte se blloku cdodit po behet me i vogel derisa te shuhet rrace bllokut

kjo te dhemb me shum ty se sa votat e rames

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

ik mer malok, paske morr vesh ti qe paska ene bllok... sala apo likja ta kane msu?

Submitted by Dritan (not verified) on

Poshte AKZ...organizata me hipokrite qe eshte krijuar ndonjehere ne keto 20 vjet..."dhjerokraci".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.