Respublica të gjithëve

Ne kemi vendosur që të mos kemi asnjë filtër për komentet e lexuesve, dhe nuk jemi penduar. Por kohët e fundit janë bërë si epidemi komentet vulgare, të cilat nuk bartin asnjë mesazh. Ne nuk e dimë se çfarë gjejnë të vlefshme e dobishme këta komentues në website-in tonë, por do donim që të jetonin me shqetësimin tonë për të ndërtuar një website, përveç të tjerash, jo vulgar.
Një nga komplimentat që kemi marrë këto kohë ka qenë: lexuesit e respublica-s janë të një “soji të mirë”. Do donim ta merrnim në vijimësi këtë kompliment. Sepse ky ka qenë e është synimi ynë: të ndërtojmë një gazetë online për një pjesë qibare të shoqërisë.
Comments
nuk dua të vendosem në pozita

nuk dua të vendosem në pozita paternaliste, po duke pasur pakëz eksperiencë në menaxhimet e forumeve online, lënia e komenteve pa filtër, nuk sjell asgë të mirë. Mjaftojnë 5 zenela, që 10 komentues-lexues të "sojit të mirë", të mos duan të marrin pjesë në këtë site. A thua tranzicioni nuk na ka mësuar asgjë? Mësymjet e barbaro-vulgarëve, përballë portave të hapura, janë gjithnjë të suksesshme.

@ J- Te prishin dhe fjalorin

@ J- Te prishin dhe fjalorin pa le se te akuzojne kodra pas bregut. Edhe une jam i mendimit qe duhet te kete filtra ne baze te identitetit te kompjuterit, jo nofkes. Me sa kam lexuar une ne programim web, nuk duhen shume rreshta kod qe i merr edhe te gatshme dhe i shton here pas here ne varesi te zzzzz.

Gjithsesi, ReSpublica i di me mire punet e saj.

Bobi po lexon apo jo! Po vlon

Bobi po lexon apo jo! Po vlon kazoni e po te qelbet faqja. Nuk eshte pune diversiteti mendimesh po eshte pune debilesh qe kon dale jashte kontrolli. Un mendoj qe duhet ti filtrosh komentet...i doli lezeti.

Mustafa, vëru filtër të fortë

Mustafa, vëru filtër të fortë komenteve, nëse mundesh. Asnjë e mirë nuk i vjen ResPublica-s nga një grusht burracakësh ziliqarë, dështakë dhe të ngeshëm, që hedhin baltë mbi këto dhe gjithçka që u del përpara, pa përmendur pastaj ata që paguhen për të ta prishur faqen. I vetmi efekt që kanë komente të tilla, është se i mbajnë larg të tjerët, ata që vërtet kanë gjëra se ç'të thonë, por nuk mund të bëhen pjesë e kakofonisë së përgjithshme. Në një kopsht pa kopshtar, asnjë lule nuk lulëzon dot.

Ne respekt te lexuesve tuaj

Ne respekt te lexuesve tuaj ju duhet te bllokoni mesazhet copy-paste ''mirembrema shoke / miremengjes vellezer'' te bera nga komentuesi me zhvillim te vonshem mendor.

A tu a gjej une nje ring e te

A tu a gjej une nje ring e te beni sherr sa te doni?

Te moderosh nje website eshte
Te moderosh nje website eshte detyre pasi u le hapesire njerezve brenda nje diapazoni o interesi te nderrojne mendime. Te censurosh eshte dicka tjeter. Prandaj do te inkurajoja e cmoja sadopak moderim, per te shmagur mungesen e qytetarise ose involvimin e militanteve vullnetare o te paguar per te coroditur nje bisede ose debat virtual.
Fatkeqsisht moderimi i
Fatkeqsisht moderimi i komenteve eshte bere i domosdoshem.
Cfare po ndodh ne 'komentet'

Cfare po ndodh ne 'komentet' e Respublica-s ? Pse po kthehet ne 'telefon i prishur' ? Tradita e komenteve ne kete blog kane qene plotesuse te lajmeve e opinioneve pavaresisht qendrimeve dhe jo si tani 'tollovi'. Z.Nano vendos dore menjehere ! Menyren gjejeni vet. Gjynah ta pesoje nga kjo 'krize' e dyte. Do marre seriozisht ky shqetesim qefte edhe sikur te nderpriten fare komentet per nje periudhe 'sa te pushojne rreshjet'.

Eshte gazeta me e mire dhe

Eshte gazeta me e mire dhe ndoshta e vetme, qe tashme lexoj. Ju lumte! Megjithate do te deshiroja qe fokusimi i saj te behet te, realisht problemet.

Bie dakord me idene e filtrimit te disa adresave/medemek shkruesve. Nuk vjen ndonje e mire nga ata qe gjithe diten rrine dhe gjithe naten mbledhin paratë e krimit, droges apo prostitucionit. Nuk jam dakord me ata qe kundershtojne vetem sepse ju cenohet lideri i tyre i pushtimit te trojeve te te tjereve, lideri shpirteror i bastardimit te territorit, shtetit dhe demokracise. Filter atyre dhe atyre ....... Na mjafton t'i degjojme te çirren ne mitingjet e 2013-es. Madje i degjojme ne klube tek bertasin me te madhe po te permendë dikush ate, "te madhin" e tyre, jo tonin..

Zoti Nano! Nuk e kam per

Zoti Nano! Nuk e kam per metode pune t'i jap mend dikuj ne pune te vet. Por, me duket se kjo pune nuk te le hapsire tjeter. Te gjitheve na ka ndodhur te rrime ne tavoline e te degjojme brockulla pafund militantesh, te pergojojne kedo, me te tere fjalorine tyre vulgar. I kemi toleruar, anashkaluar, pergjigjur, e kur nuk kane marre vesh, nuk jemi ulur me kurre ne tavoline me ta.

Ju nuk praktikoni filtrat dhe eshte e drejta juaj. Por, mos doni te thoni me kete qe ne tecilet nuk jemi dakort me zenelin, duhet te leme tavolinen e te ikim (d.m.th. te leme ReSpublica online). Hapur duket qe zeneli nuk ka pune tjeter: Eshte i paguar te demtoje imazhin e ReSpublica dhe te acaroje e te fyeje komentuesit e ndershem (majtas e djathtas). Me thoni ju lutem, kush nga te djathtet do te desheronte te "rrinte ne te njejten tavoline" me zenelin?

Une nuk jam bardh e zi si natyre, por militante te tille nuk kane vend ne nje "tavoline te rrumbullaket" te mendimit te lire. Zeneli nuk eshte mendim i lire, eshte shpifje e lire e paguar nga parate tone nepermjet qeverise hajdute.

Ju si ReSpublica keni te drejten tuaj dhe ne tonen! Se paku, me qe zeneli eshte non stop (ne e kemi te gjithe nga nje pune e duhet t'i rrime mbi koke), t'ja perzgjidhni mesazhet e tij. Eshte shume e thjeshte per IT tuaj edhe sikur 1 ne 3, ai te njejtat gjera shkruan cdo here.

Ne hapim web faqe tuaj te lexojme ReSpublica, e lexojme ReZenel! Kinezerite e tij. A thua nuk na ka dale perhundesh kinezo-azero-vicidolsi yne?!! ne duam te komunikojme me njeri tjetrin e jo te na shaje zenel koburja cdo here qe hapim ReSpublica.

Shpresoj se do ta vini ujet ne zjarr dhe zenelin ne kulluese makaronash!

Meqenese eshte e shtune ,

Meqenese eshte e shtune , besoj se lejohet te bejme dhe humor, sigurisht me leje te 'seriozeve' . Po e shpreh :

Nje prind shkoi tek nje mesues afer baneses se tij per t'i kerkuar te zhvillonte disa ore shtese konsultimesh per femijen e tij ne pergatitjen arsimore. Mesuesi i kerkoi nje vlere 'iks' ne leke per punen qe do te kryente. Prindit ju duk shuma hiperbolike dhe ja ktheu menjehere :

" Me kaq blej nje derr !

" Bleje - i tha mesuesi.- Keshtu do te behen dy !

Dhe jeni duke ja arritur

Dhe jeni duke ja arritur qellimit...Komplimente.

Gjithesesi...(kerkoj ndjese),,,Pyll pa derra nuk do te ekzistoj kurre,dhe ne shqiptaret,kete gje duhet ta dijme me mire se dikush tjeter. E c'mund te bejme per te ndryshuar kesisoj karakteresh....,?

serisht komplimente...

Une jam shume dakort me

Une jam shume dakort me mesazhin e Respublica-s drejtuar te gjitheve...natyrisht qe Respublica eshte pararoja e gazetarise sot per sot ne kete vend me stilin dhe modernitetin e saj te papare ndonjehere me pare ne gazetarine shqiptare te asfiksuar dhe te blere nga talebanet sali berisha & Co.

Une denoj ashper komentet boshe e pa pike mesazhi te tipit "zeneli" dhe te dashur miq mos te na duket cudi qe keto mesazhe vijne direkt nga selia e partise me te ndyre e me te poshter qe ka ky vend nga PD-ja, mos te na duket cudi qe keto komente i harton vete talebani sali sepse ai tmerrohet nga gazetare e gazeta te tilla si zoti M. Nano e Respublica.

Me komente te tilla ne te gjithe qeshim dhe tallemi...dhe ne te njejten kohe bejme dallimin e madh midis "sojit te mire " te lexuesve dhe "sojit te zenele".

Edhe nje here falenderime Respublica-s.

Loni! Mjafton qe Zeneli dhe

Loni! Mjafton qe Zeneli dhe te gjithe neve komentuesit te respektojme rregullat e gazetarise, te demokracise, te njerzise dhe te mos perdorim ofendime.

Persa i perket permbajtjes se komenteve, asht vete jeta qe i seleksionon ne te vlefshme dhe te pavlefshme. Kur njeni e sheh se komentet e tij jane te pavlefshme, atehere ai vete do te teriqet qe te mos beje figuren e budallajt o te injorantit.

Bravo Mustafa Nano dhe te jeshe i knaqur per rezultatin gazetaresk informativ dhe edukativ ndaj lexuesve.

Une e vleresoj jashte mase

Une e vleresoj jashte mase vendimin e Respubikes per te mos vene filtra dhe mos censuruar mendimet dhe opinionet e komentuesve ! Eshte shembulli maksimal se si ne nje "tryeze" hidhen mendime dhe opinione te larmishme dhe te shumellojshme nga te cilat gjithkushi mundet te marre ate qe e mendon personalisht te vlefshme ! E keqja e ketij modeli eshte se hyjne edhe individe me nivel te ulet kulturor , apo nga mospelqimi i nje komenti dikush del nga mendte e kokes dhe fillon dhe fyen ! Por edhe kjo qe duket si "Absurde" , ka vleren e saj ! Cdo lexues dhe komentues gjen ketu lirshem "kampionet" sociale te shtresave dhe interesave te ndryshme ! A duhen degjuar te gjithe ? Patjeter ! Eshte domosdoshmeri , eshte nevoje , eshte nderveprim komunitar -qytetar !

Kush ka intreres , mendoj une , perzgjedh nder komentet dhe nuk ka nevoje te ankohet per individe qofte dhe dashakeq per te prishur diskutimet !

Edhe nje here pershendetje Respublikes per kete vendim !

Te nderuar komentues te

Te nderuar komentues te res-publicas, zeneli shkruan komente nga 50 rreshta per te terhequr vemendjen nga tema e diskutimit qe ne te merremi me ate dhe jo te bejme komente konstruktive.

Po te ishte ndryshe, zeneli do te me pergjigjej te pakten kur e shaj.

Por ai po ja arrin qellimit te vet per te ndotur kete forum duke perfituar nga fakti qe respublica nuk ka moderatore qe te pakten ti nxjerrin komentet si jashte-teme.

Prandaj, une, nje nga komentuesit qe e kam ndjekur respubliken nga fillimi, kam vendosur ti pergjigjem cdo komenti te zenelit me fjale te ndyra derisa te gjendet nje menyre per te hequr komentet jashte teme (perfshi sharjet e mia ndaj zenelit) qe nuk i sjellin asgje konstruktive diskutimit.

'Zeneli' eshte brume i

'Zeneli' eshte brume i ardhur, por jo ne magjen 'popullore' por ne magjen pushtetore. Eshte i zgjuar, ka njohuri me bollek, di te loz me fjalen dhe me gabimet ortografike per te fituar besueshmeri. Punen e kujt kryen pak rendesi ka. Rendesi me te madhe ka indiferentizmi ndaj tij. Fluturon nje lope leshon nje bajge por te mos shqetesohemi se po na mbulon te gjitheve , jo per idete e tij por per fjalorin here-here. Ja kam lexuar me kujdes komentet dhe kam arritur ne nje konkluzion vetjak: 'Zeneli' , ne kuadrin qe Respublika i meshon ndeshkimit te krimit te 21 Janarit, mundohet ne cdo menyre per te zbehur realitetin e 'pushkatimit te bere nga pushteti' te revoltuarve. Dhe mesa duket si 'besniku' i Partise do ta kryej me besnikeri kete detyre deri ne dekiken e fundit. Po te lexoni nje koment ne 'lajme' me titull ''Sequi:Ndihmoni veten.Topalli:Na ka bllokuar opozita.'' do te dalloni qe ne paragrafin e pare eshte vetvetja kur flet per Penelopen, ndersa me pas transformohet 'nen komande' per kryerjen e detyres ndac me vullnet apo me pagese, pune e tij. Ndaj jam i mendimit te mos shperqendrohemi duke u marre fort me 'Zenelin' , t'a leme ne kllapin e vet, ne jermin e tij, te perpelitet derisa te tretet, edhe pse 'lehjet' nuk na lene te qete ne rehatine tone. 'Qenit' po nuk i fole nuk te ngacmon, ama po i bere 'kuc' te curret e s'te ndahet me gjithe rruges. Nuk i ka rene rastesisht rruga ne kete blog!...

Njerezit do ta injoronin

Njerezit do ta injoronin zenelin vetvetiu sikur respublika te ishte nje forum ku komentuesit njihen dhe jane te zakonshmit cdo dite.

Por puna eshte se ketu komentojne dhe njerez te cilet komentojne tek-tuk gjate javes dhe kujtojne se zeneli e ka me te tere mend komentin.

Dhe ne vend qe te komentojne artikullin komentuesit e rastesishem i sulen zenelit duke dashur ta bejne te logjikoje. Dhe ne kete menyre, shumica e komenteve jane reagime ndaj komentit te zenelit i cili ja arrit qellimit per te zbehur rendesine e artikullit.

Plus qe shkruan komente sa gjysma e ekranit dhe pastaj i humbet filli cdo diskutimi.

Kemi te bejme me nje profesionist te propagandes i cili ka nje menyre veprimi industriale e te menduar per te zbehur artikujt e kesaj faqeje, jo me nje idiot kuturu.

mos e njeh gje "arren gunge"

mos e njeh gje "arren gunge" ?

Respekte

Tungjatjeta!

Tungjatjeta!

Add new comment