Busek: Ndarja e Kosovës është opcion i mirë; Demaçi: Busek është jaran i Beogradit

Postuar në 05 Shkurt, 2012 14:29

Ehard Busek është një konservator austriak, që njihet në diplomacinë e kontinentit  për një sërë rolesh që ka luajtur (deri para pak kohësh ish dhe koordinator i Paktit të Stabilitetit për Europën Jug-lindore). Tash së fundmi, ai është shprehur se “ndarja e Kosovës është opcioni më i mirë”.

Sot ka reaguar veterani i politikës kosovare, Adem Demaçi. I intervistuar nga radio ‘Presheva Jonë’, ai e ka lënë elegancën mënjanë, dhe e ka injoruar duke thënë se Busek është askushi . “Nëse paska folur diçka, [ai e ka bërë këtë] sa për të treguar se është gjallë”. Më poshtë, ai është shprehur, se disa politikanë që lënë postet, nuk arrijnë të mësohen me faktin që nuk kanë më ndikim e pushtet, dhe prandaj  “edhe ia futin kot vetëm sa për të ngritur pluhur”.

Në fund Demaçi ka bërë nënkuptime të qarta, të cilat nuk do ta bëjnë të lumtur Busek-un, kur t’i shkojnë në vesh: “Këto deklarata të tij të përkujtojnë deklaratat e stilit të Del Pontes, Solanës, Dick Marty-t, etj, të cilët kanë jaraní (dashuri e fshehtë. Re.Pu.) të fortë me Serbinë.... Bota është mbushur plot ryshfete e korrupsione dhe kush e din se për kë ata punojnë tashmë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Kosova   eshte me  mire  ta jape  veriun e Mitrovices me kushte qe   te marri brenda Luginen e Preshves   dhe te bashkohet  direkt me Shqiperine

-------Demaci e ka gabim--gjerat   duhen pare me  sy realist-----Ata Veriun e Mitrovices e kane bllokuar dhe nuk e leshojne .dhe ata do jene  gjithmone nje problem shqetesues    per  Kosoven, ndajeshte   me mire  ta heqin qafe fare veriun

---------Eshte mire qe politka e Tiranes dhe e Prishtines  te bashkerendojne veprimet politike   dhe te japin veriun me kushtin e vetem  qe te marrin Luginen e Preshves dhe te bashkohen me Shqiperine ...I ndjekim  gjithe serbet nga Kosova --absolutisht qe te gjithe dhe nuk ke te besh me serbet me

Vetem ne kete menyre  mbyllet pergjithmone loja me serbet dhe   pastaj  merremi me Maqeonine shqiptare....

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Shkembimi i trojeve asht zgjidhja ma e mire per te krijue kushtet per paqen ne rajon.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.