Sondazhi online/Punësimi, kriter përcaktues për votën e 21 qershorit

Postuar në 09 Qershor, 2015 13:34

Ka një debat në distancë mes mazhorancës dhe opozitës, për premtimet në fushatë. P.sh  kryeministri vë në lojë shpesh kandidatë të opozitës, apo edhe kreun e saj, që flasin për ulje taksash, duke vlerësuar se ky premtim nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale dhe nuk është në tagrin e kryebashkiakëve. Nga ana e vet, mazhoranca është përqendruar kryesisht në premtimet për investime në infrastrukturë, që në një aspekt përkthehen edhe si hapje e vendeve të punës. Në këtë kontekst, fiton vlerë pyetja-sondazh e shtruar nga “Top-Channel” në faqen e vet online: “Vota juaj për kryebashkiakët e ardhshëm do të ndikohet nga projektet e tyre për: Rritjen e punësimit; Uljen e taksave vendore; Infrastrukturën; Çerdhet, kopshtet dhe shkollat dhe Furnizimin me ujë të pijshëm”. Nga mbi 4000 pjesëmarrës në votimin online, vendin e parë si kriter për cilësimin e votës e zë Punësimi me 49%. Investimet në insfrastrukturë vijnë në vend të dytë me 24% dhe pastaj kriteret e tjera. Ndonëse një sondim spontan dhe i thjeshtuar, kjo diferencë në përqindje jep një provë, sado minimale, se punësimi është sfidë e vërtetë. Dhe se ai nuk mund të shmanget nga asnjë përballje e politikës me qytetarët. Në këtë kuptim, do të ishte e udhës që projektet apo politikat për nxitjen e punësimit të kishin zënë një vend më të madh dhe të ishin më të sqaruara. Çfarë në të vërtetë nuk ndodhi.

s.z

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Do ti punesoje Erioni te ato lulishtet qe do u rifreskoje barin, se per investime te tjera nuk ka nevoje Tirana, te pakten deri sa te shesin apartamentet keta qe po ndertojne (?!...ose kane falimentuar), dhe cmimi nderkohe te qendroje sa thote Erioni... fundja nuk behet qameti, se kater vjet jete, e shume biznese qe shkojne drejt falimentit nuk prishin pune, e rendesishme eshte qe te leme qytetin sic eshte, e tu hame mender mutin sistemimit, rrugeve e lulishteve te reja, se me mend' e karabushit te Rames, ne terezi e kemi. Demagog me te peshtire se ky, veshtire se gjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.