Kryeministri: “Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi. Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses! “

Postuar në 09 Qershor, 2015 10:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot lidhur me aktin e prokurorisë për sekuestron ndaj aseteve dhe llogarive të Francesco Beçhetit. Duke replikuar ndërkohë edhe me mbrojtjen që ish-kryeministri Sali Berisha, i bëri “Agon Channel”, Rama ka postuar këtë status në profilin e vet në “Facebook”: “Dekriminalizimi, gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit te parase se zeze qe ushqente AgonCH nje sukses!”.

s.z 

Comments

Submitted by ola (not verified) on

Jo mor jo...na mbushe mendjen. Po parane e zeze te fushatave te tua kur do ta bllokosh. Po parane stere te zeze te burimit te mediave ne vend kur do ta zbardhesh? Me ke po i ben keto bllokime ? Me parate e bardha te Ilir Metes apo me prokurorine e 21 Janarit. Ti qe del e me mbeshtet sot Elvis Roshin duke u bere qesharak e pabesueshem e qe dje i jargaviteshe Tom Doshit e Dritan Priftit, ti qe nuk te ka mbetur asnje lufte parimore e besueshme pas nenshtrimit total ndaj Ilir Metes, ti qe patupesisht i je dorezuar pa kushtw top channelit ...ti del e flet per para te zeze. Asnje ndryshim nga berisha i djeshem.

Submitted by nora (not verified) on

Dmth paraja e Vajdin Lames se top channelit ishte para e bardhe do te na thuash? Apo ajo eshte pastruar tashme? Edhe paraja e Hysenbelliut? Edhe ajo e Ylli Pasmaciut? Edhe ajo e lekut publik te perfituar prej teje e Carlo Bolinos? Dmth gazetaret qe punojne ne te zeze marrin para te bardhe? Sot edhe paraja e perfituar nga korrupsioni galopant i djeshem i tv klan, rezulton para e bardhe per ty? E ke shume te shpejte rreshqitjen dhe te palavdishem fundin se po tregon pasiguri e padurim.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kete punen e ta dalmit cullak e di mire ti o pallosh se e ke bere vete per qejf</p>

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>Me keto dalje Kryeministri po del cullak si nje njeri hipokrit, arrogant e i pacipe. Nje Kryeminister te cilit nuk i dihen burimet e te ardhurave me te cilat blen kostumet qe i kushtojne disa here me shume nga rroga qe merr duke pasur parasysh qe ka edhe nje kredi ne banke per shtepine ne Surrel. Nuk behet as dekriminalizim as lufte kunder korrupsionit duke u bazuar tek selektiviteti.&nbsp; Ne rast se e ka kaq per zemer luften kunder riciklimit te parave te pista perse nuk ben transaprence mbi investuesit e fushates se Erion Veliajt? Cfare problemi ka? Perse kur denohet Paloka me Ristanin per shpifje qenka lajm i mire ndersa kur denohet Taulant Balla heshtet! Ne rast se deshiron te luftoje shpifjen si fenomen perse u dashka te beje dallim politik?&nbsp; Nuk ka se si te behet shtet me batuta propagandistike boshe e me diktatin e pushtetit. Nje rruge e tille te con ne diktature dhe jo ne ndertimin e nje shteti demokratik. Kush do te paguaje faturen e tekave te Rames?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.