Loja e pandershme me fotot/E. Braçe publikon foton e vetes të keqtrajtuar më 1996-ën dhe akuzon Berishën. Nuk do harruar sesi ai dhe Rama i rrahën shpatullat Berishës ditën e Gërdecit (Video)

Erjon Braçe publikon sot në profilin e vet në “Facebook” një foto te vetes dalë më 26 maj 1996. Braçe është aty i keqtrajtuar nga policia pas zgjedhjeve të atij viti që i vunë vulën tensionit që do të pasonte. Shkruan Braçe: “26 maj 1996!! Berisha, shihe krimin tëndë në fytyrën time. Jo për vete. Si homazh, për çdo socialist të Beratit, Kucovës, Policanit, Skraparit, zonës sime të parë elektorale; aktivistë, anëtarë të PS, komisionerë, burra e gra, djem e vajza të masakruar për votën e lirë!! Por, edhe për Bujar Nishanin, presidentin e sotëm që në mënyrë të njëanshme e partiake flet për votën e lirë!! Partia e tij, symbol i dhunimit të votës së lirë”( http://www.gazetatema.net/web/2015/05/26/foto-lajm-sali-shihe-krimin-ten...). Në ato kohë ka patur shumë të keqtrajtuar nga policia apo nga SHIK-u që vepronte si polici krahinore, por në një plan politik, ky improvizim i kryetarit aktual të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë është i paqëlluar. Dhe me një dozë të lartë hipokrizie ndaj njerëzve që kanë sy, veshë dhe memorie. Erjon Braçe dhe Edi Rama janë dy funksionarë drejtues të PS-së që rendën pas shpërthimit në Gërdec drejt Spitalit Ushtarak dhe i rrahën shpatullat pikërisht këtij Berishe që i bëjnë gjyqin moral përditë. Dhe me këtë njeri që dikur i ka rrahur të dy, bënë edhe atë marrëveshjen e prillit që çoi në ndryshimin e Kushtetutës. Këto pamje dhe akte njerëzit i mbajnë mend mirë; nuk rendi kush, përveç drejtuesve të PS-së që t’i japë dorën atij që sot i numërohet krimi i madh i zgjedhjeve, të cilat edhe vetë PS-ja po i injoron.
s.z
Comments
Me vjen keq kur shoh ku jeni

Me vjen keq kur shoh ku jeni KATANDISUR, duke bere komente te tilla ..."TE PANDERSHME" !!!

Me shume se sa hipokrizia e

Me shume se sa hipokrizia e marrdhenieve te partise se tij me Berishen, pyetja eshte: cfare vlere konkretisht kane keto foto sot? Ok, me vjen keq per Bracen po te vazhdosh te merresh sot me keto ngjarje eshte me shume kerkesa per nje alibi per te bere politike se me problemet e sotme nuk merresh dot.

Edhe mua kur linda ne vitin

Edhe mua kur linda ne vitin 1950 me dhane ilace te skaduara ne maternitetine e Enverit, e keqja eshte qe nuk i kam ruajtur fotografite qe t'ia tregoja Braces dhe te tjereve qe na cane menderen duke na cuar prapa ne kohet qe nuk kane me rendesi.

Brace qenka futur ne politike

Brace qenka futur ne politike per arsye personale atehere. Hajde me zgjidh mua e kopene time sepse une kam hesape te shekullit te kaluar per te lare, pavarsisht se nuk i laj por i 9erdor per pro9agande sa here qe jane prag zgjedhjesh. Po qe ja paskan bere mire ketij llapaqeni e kemi qarte te gjithe. Palaco njeri !

Mjafton propaganden qe bente ky qen ne zgjedhjet e 2013 kur deklaronte se fugone me persona te armatasur nga Sali Berisha po qarkullonin neper rruge qe te terrorrizonin popullaten ne rast te humbjes se Berishes. Koha tregoi se Berisha jo vetem qe ka qene me demokrati nga demokratet por edhe i vetmi ne keto 24 vjet qe e paska terhequr zvarre kete province komunistesh drejt Euro-Atlantizmit ndonese ka hasur ne njemije e njeqind pengesa socialistesh e specialistesh te mashtrimeve historike.

Na i shpife me keto komentet

Na i shpife me keto komentet ti Zaimo... Per ti qendruar temes kur thua i "rrahu shpatullat" eshte akoma me e pandershme dhe e ndyre. E ke kthyer ResPublican ne nje blog personal ku shfryn mllef e frustrime te tuat.

Udha e mbare!
Udha e mbare!
Dhe ti o burr i dheut duhet

Dhe ti o burr i dheut duhet te kesh parasysh qe militantet e lajthitur nga mendja nuk mund ti pranojne keto komente mbi ramen dhe erjonin e kanaleve, ndaj me me terezi heren tjeter. :)

Ku e shef militantizmin ti o

Ku e shef militantizmin ti o piskuriq?

Ik o mbushu...

Ik o mbushu...

Se c'jane ca komentues me

Se c'jane ca komentues me nick-e si Prometheus, Poseidon etj. te ketij kallepi. Kur po na vjen Zeusi tani te na sqaroje pak rreth problemeve ne Olimp. Psikologjikisht zgjedhja e nickut tregon dicka rreth personalitetit te personit qe zgjedh nick-un. Keshtu psh njerez qe zgjedhin nick-e nga mitologjia greko-romake, jane te provuar te vuajne nga mania e madheshtise, shprehja e ndjenjave aterore pa u kerkuar njeri, futja e gishtave ne hunde ne publik dhe vecanerisht priren paksa nga homoseksualizmi. Ka edhe perjashtime sigurisht.

Eshte kocidence nuk e di,sa

Eshte kocidence nuk e di,sa here qe sulmohet admini del plaku me gjithe diarrene e tij...

Tamam ashtu i ke rene pikes

Tamam ashtu i ke rene pikes (vec qe nuk shkruhet kocidence, po koincidence), ti vec hap gojen dhe prit diarrene dhe lexoje pak ate profilin psikologjik, eh si thua, a e gjen ndopak vehten aty apo jo? Njerezia paguajne para qe t'ua bejne profilin, ti e more ja keshtu qyl.
Add new comment