Replika të ashpra, Topalli akuzoi kreun e Kuvendit se po tenton të blejnë votat në Shkodër. Meta: Është e drejta jote të jesh e pacipë

Ish-kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari aktual, Ilir Meta, shkëmbyen replika të ashpra në seancën e sotme. Deputetja Topalli e akuzoi kreun e Kuvendit se po tenton të blejnë votat në Shkodër. Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se LSI po i bën presion administratës që të votojë për të në 21 qershor dhe kjo vihet re veçanërisht në qytetin verior. “Mos bëni presion mbi votuesit. Mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit me vende pune, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë një herë, këtë herë nuk iu ecën. Nëse vota do jetë e fshehtë, administrata do t’ua kthejë reston,” u shpreh Topalli. I menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë ka qenë reagimi i kryeparlamentarit, i cili mes të tjerash i kërkoi deputetes së qarkut të Shkodrës, që faktet që disponon t’i çojë në prokurori. “Jozefinë është e drejta jote të jesh e pacipë, por mos harro se na njeh Shkodra, por nëse ke fakte të tilla t’i denoncosh në polici e prokurori. por ti ke hall tjetër se do të justifikosh më 21 qershor rezultatin e partisë tënde. Shkodra do ta japë përgjigjen më 21 qershor”, deklaroi kreu i Kuvendit. Menjëherë pas reagimit të kryetarit të Kuvendit, deputetja Topalli ka kërkuar të marrë përsëri fjalën, por Meta e ka mohuar një gjë të tillë. “Nuk ta jap fjalën fare. Më përmende si kryetar Kuvendi, se nuk kisha në plan të merreshe me ty. Ti je e pacipë, të njeh gjithë Shkodra dhe do ta japë Shkodra përgjigjen në 21 qershor. Atë që quaje ti mafie dhe të quante ty moldave, sot e ke aleate. Mafien që të ka thënë moldave, e ke aleate sot. Unë nuk flas asnjëherë, por meqë zonja më përmendi drejtpërdrejt, do ia jepja këtë përgjigje. Me qetësi dhe dashuri patjetër”, u shpreh Meta.
Comments
Mbase eshte rastesi, por do
Mbase eshte rastesi, por do duhej ta citonit te plote Meten.
Pasi permendi thenien e Doshit per Moldaven, ai shtoi se "mund ta kesh harruar ti, por nuk harrojne te tjeret!"
Lirka ka te drejte: Askush nuk i ka harruar talljet dhe akuzat e Ed Rames per Ilir Meten...
Te mendosh se shkodranet do mbajne modelin Meta...do ishte ca e pa udhe, fyese, per ta...
Te gjithe kan te drejte
<p>Te gjithe kan te drejte kundra te gjithve, sepse te gjithe jane njisoj.</p>
Add new comment