A po e mbështesin qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës protestën për rrëzimin e Gruevskit?

Postuar në 17 Maj, 2015 04:06

Shqiptarët pritet të marrin pjesë masivisht në protestën e thirrur sot për rrëzimin e qeverisë së Nikolla Gruevskit. Gazeta “Express” raporton se në rrjetet sociale, shqiptarët e Maqedonisë, janë duke bërë thirrje që sa më shumë të dalin sot në rrugët e Shkupit. Gazeta shkruan më tej se “shqiptarët e atjeshëm tashmë kanë marrë instruksionet e duhura prej qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që të janë pjesë e protestës”.  Një ditë më parë, në Pogradec, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u takuan me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/edhe-shqiptaret-dalin-masivisht-ne-protesten-e-madhe-ne-shkup-101456/

n.k

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.