Fushatë dhe gallatë. Kryeministri në Korçë: “Kandidati i opozitës edhe po të dojë nuk ka çfarë bën”. Zv. Kryeministri: “Ne punonim ditën, ata prishnin natën”

Drejtuesit e mazhorancës kanë qenë sot në Korçë ku kanë prezantuar kandidatin Sotiraq Filo. Ja si ka bërë fushatë kryeministri dhe zv.kryeministri në Korçën që e mburrin për kulturën. “Kanë sjellë një nga Devolli, një Agronom, Rektor Universiteti, i cili do të mbahet mend që fakultetin e Agronomisë nga ku doli e degradoi dhe e mbylli fare. Çfarë do bëjë ky zotëria? Nuk ka ça bën edhe po të dojë se nuk e lënë ata të Shqupit. Më mori në telefon një nga bashkiakët e Shqupit dhe më tha se kishte probleme me komunitetin dhe kërkoi bashkëpunim, por shtoi se nuk donte të takoheshim në zyrë, pasi e shikonin ata të shqupit. Po ku ta takoj këtë zotëri, në liqenin e Pogradecit, si polumbar, apo në pyjet e Voskopojës”, tha kryeministri. Zv.kryeministri Niko Peleshi, korçar, ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’u thënë korçarëve sesa shumë ka punuar, por që punën e kishte sabotuar Saliu. “Ne punonim ditën, ata prishnin natën. Qeveria që mbahej me taksat e qytetarëve, nuk mbillte asnjë pemë, madje hiqte dhe ato që ishin. Ne edhe pse qeverinë e kishim pengesë, nuk u lodhëm së përpjekuri për të punuar për të ardhmen, për t’i dhënë qytetit tonë ngjyrat dhe të ardhmen që meritonte. Ndonëse në vitet e shkuara, ritmi ishte më i ngadaltë, tani jeni dëshmitarë se ky ritëm është në rritje. Kemi ringritur qendrën e qytetit. Po ristrukturohet pazari i Korçës. Një mrekulli më vete, një rikthim në të shkuarën për t’i hapur horizont të ardhme”, tha Peleshi.
s.z
Comments
Sa turp! Kryeminister
<p>Sa turp! Kryeminister karagjoz qe perdor nje gjuhe te rendomte ordinere, fyese, denigruese pa piken e edukates dhe te respektit.</p>
Ore ku e shikon gallaten ti?
<p>Ore ku e shikon gallaten ti?</p>
Add new comment