Gjenevë/ Shqiptarët protestojnë para selisë së OKB-së: Hetim ndërkombëtar për ngjarjen në Kumanovë

Postuar në 16 Maj, 2015 11:54

Qindra shqiptarë protestuan sot në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar, raporton Agjencia Telegrafike e Shqiptare. Protesta nisi rreth orës 14.00 para Pallatit të OKB-së në Gjenevë, ku qindra protestues mbanin parulla dhe flamuj kombëtar. Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër, Vaxhid Sejdiu u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në vendbanimet shqiptare. Në përfundim të protestës paqësore, ata dorëzuan një letër OKB-së në Gjenevë, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, që të marrë masa urgjente për të ndaluar dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi popullsinë shqiptare. “Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për të ndëshkuar aktorët e dhunës dhe masakrës në Kumanovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për të marrë këtë çështje në dorë dhe për të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë, autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit”,  thuhet ndër të tjera në letrën e protestuesve shqiptarë. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ky kallaballek asgja nuk e din se pse ka ndodhe.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.