Rexhep Meidani në “Panorama”: Thirrjet e Ramës “të gjitha votat rilindësve” njësoj si “të gjithë pushtetin sovjetëve”

Ishpresidenti i Republikës, Rexhep Meidani në një analizë në “Panorama” i cilëson shkelje të Kushtetutës thirrjet e kryeministrit Rama për të votuar vetëm kandidatët e maxhorancës, pasi kandidatët e opozitës nuk i vlejnë askujt. Duke marrë shkas nga deklaratat e kreut të qeverisë në takimet e prezantimit të kandidatëve të maxhorancës, Meidani në analizën e tij, shprehet se kryeministri edhe pse i zgjedhur nga shumica e zgjedhësve, konsiderohet kryeministri i të gjithë shqiptarëve, ndërsa thirrjet e njëanshme të tij janë të papranueshme. “Natyrisht, një thirrje e tillë për të gjitha “votat rilindësve” (si të paralelizonte tezën leniniste “të gjithë pushtetin sovjetëve”), krahas thelbit jo demokratik, ka dhe një përmbajtje jo ligjore e kushtetuese. Në thelb, ideja e pluralizmit, ngjyrimet e ndryshme partiake nuk duhet të zbehin interesin e qytetarëve në pjesë marrjen tyre në proceset politikesociale e kulturoremjedisore, sidomos atyre që lidhen me qeverisjen vendore, me vetë demokracinë lokale”, shkruan ish presidenti.
Comments
Qe presidentet si rregull i

Qe presidentet si rregull i zgjedhim ca te leshte u muar vesh, po keta qe mbledhin lajme ç'i ka gjetur ??

Po qysh ore duhet te thote Rama, kryetar i Ps, votoni kundershtarin apo t'i ndajme votat, ca ju e ca ne ????

Kjo eshte per Alpazar..

Nelo, e ke degjuar ti ca ka

Nelo, e ke degjuar ti ca ka thene Rama apo flet kot? Kryeministri i vendit thote se nuk bashkepunon dot me kryetare bashkish te PD-se! E kupton ku jemi apo jo?

Albi, kur nuk e kuptove dot

Albi, kur nuk e kuptove dot ti Berishen tend (tuajin me gjithe kete gazete) per 8 vjet cfare pret te kuptoj une kaq heret?

Berisha vajti per dhjam qen

Berisha vajti per dhjam qen kur cdo njeri qe e kritikonte e konsideronte armik. Edhe ju te Rames aty do perfundoni. 12.5% Bojaxhi ne Tirane, dhe nga e majta i ka marre ato vota e jo nga e djathta. Mendoje njehere para se te thuash Berisha i im apo budalliqe te tilla.

Add new comment