Erdogan: “Rama dhe Nishani do të bëjnë atë që duhet ndaj investimeve të Fetyllah Gulen”. Një 'problem' ky edhe për S. Bruçaj, i konsideruar si gulenist. Si dhe një “dimension elektoral” i vizitës

Postuar në 13 Maj, 2015 11:45

Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka zbardhur sot gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë se një nga qëllimet e vizitës së tij është nxjerrja e investimeve të Fetyllah Gulenit nga Shqipëria. Hapur dhe troç, Erdogan ka kërkuar publikisht, madje ka deklaruar se ka marrë premtime nga kryeministri dhe Presidenti shqiptar, se Gylen duhet të nxirret nga Shqipëria. Është fjala për asetet dhe investimet e tij që arrijnë qindra milionë. “Ne do vazhdojmë luftën kundër saj. Unë e di se kjo strukturë ka aktivitetin e saj edhe në Shqipëri dhe kam bindjen se Rama dhe Nishani do të bëjnë atë që duhet. Institucionet shqiptare nuk do ta tolerojnë këtë organizatë dhe aktivitetin e saj. Ne i zëvendësojmë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka zhvilluar në Shqipëri.  Këtë duhet ta keni të qartë”, tha Erdogan.  Që presidenti i një vendi të huaj të kërkojë largimin e një investitori duke premtuar zëvendësimin e tij, në sy të autoriteteve të vendit pritës, kjo më së paku është skandal. Skandal pasi në një shtet demokratik, si ky yni, që bëjmë sikur e besojmë se është, investimet dhe menaxhimi i tyre rregullohen me kontrata dhe me ligje. Kështu që të kërkosh nga politika largimin e tyre është nonsens. Natyrisht ata që presin Erdoganin në Tiranë e kanë të qartë dhe e ndjejnë se nuk kanë këllqe të kundërshtojnë. Edhe sepse Presidenti turk deklaroi disa herë se “ndihem si në shtëpinë time”. Në planin politik dalja në skenë e Erdoganit në prag zgjedhjesh, ndodh për herë të dytë. Kryeministri aktual, Edi Rama, pagëzoi fitoren e vet më 23 qershor me një vizitë në Turqi,  pak para zgjedhjeve dhe pak kohë pas tyre. Shpalli aleancë strategjike, u fol për miqësi dhe traktate, por asgjë nuk eci më tej. Sot Erdogan vjen në Tiranë. I mikloi miqtë nevojtarë të Shqipërisë me një apel për situatën në Maqedoni, çka në një kontekst të raporteve dyplaëshe, shqiptaro-maqedone, është një presion i panevojshëm dhe që dëshmon dobësi të mëdha. Presidenti foli edhe për rritje të vëllimit tregtar me 2.5 herë. Një paketë pra financimesh ndaj një qeverie që është  vetëinvalidizuar nga një program që as e beson e as e zbaton. Në çdo rast, nëse do të flisnim për jehonën elektorale të këtij zhvillimi, është e qartë se fushata e Edi Ramës merr aktualisht një dimension fetar të nënkuptuar. Dhe kjo nuk është hera e parë, siç nuk është hera e parë që ai shkon e vjen në truallin ku do ndërtohet xhamia.

Për të parë më tej, brenda shtresave të komunitetit Mysliman të Shqipërisë, do theksuar se loja e kryeministrit nuk është edhe aq pozitive. “Lapsi.al” boton një shkrim të Ayhan Demir kolumnist i rregullt dhe analist i Ballkanit pranë gazetës ditore “Yeni Akit” që ndër të tjera thotë: “Përveç medreseve, nën ombrellën e tyre të organizimit përfshihen: Fondacioni i Edukimit “Gylistan” dhe Fondacioni i Edukimit “Sema”, si edhe kolegjet. Në kolegjet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, pra “Turgut Ozal”, “Mehmet Akif” dhe “Hasan Riza Pasha” në aspekt të mësimit fetar nuk bëhet thuajse asgjë.

Sa i përket shkollës “Memorial International School of Tirana” (MIST), ajo është shkolla më e shtrenjtë e vendit dhe i dedikohet një klase më të lartë të shoqërisë. Gati-gati të gjithë burokratët, politikanët dhe fëmijët e familjeve elitë, ndjekin mësimet në këtë shkollë… “Struktura paralele” po ashtu ka ndikim të madh edhe në institucionin e Komunitetit Mysliman. Aq ka ndikim kjo strukturë, saqë ata të cilët nuk pjesë e lëvizjes “Gylen” nuk mund të bëhen as pjesë e Komunitetit Mysliman e as të zhvillojnë ndonjë aktivitet fetar. Thënë shkurt, shërbimi fetar në Shqipëri është pjesë e monopolit të tyre.

Një situatë e tillë u shpërfaq me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Komunitetit Islam. Nën ndikimin e tyre, kryetar i saj u përzgjodh një person me emrin Skënder Bruçaj, i cili njihet si psikolog dhe është pjesë e strukturës paralele (Lëvizjes “Gylen”) që nga viti 1990-të. 

Falja e namazit të Bajramit nga Myftiu ose Kryetari i Komunitetit Mysliman në Ballkan është një lloj tradite. Por, kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri,  Bruçaj, nuk e ka falë namazin e Bajramit të Madh. Madje, deri sot nuk është parë që ai të ketë dalë para xhematit dhe ta ketë falur namazin si imam i xhematit”. Edhe një blog në gjuhën shqipe, “e-zani.com” shkruan për këtë anomali që përjeton sot Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, drejtimit të të cilit, nëse kryeministri ndjek këshillat e Erdogan, do t’i vështirësohet shumë puna. “Dihet fort mirë se KMSH drejtohet nga idhtarët e Fethulla Gylenit, liderit të grupimit fetar që është në konflikt të hapur me drejtuesit politikë të Turqisë. Kjo mungesë informacioni nga KMSh(për ceremoninë e xhamisë), si dhe anashkalimi i këtij institucioni nga përfaqësuesi i Dianetit Turk, dëshmon tensionin e importuar në truallin e Namagjasë nga idhtarët e grupimeve rivale turke. Nga ana tjetër, sido që të kenë vajtur ngjarjet në menaxhimin e punëve që do të konkretizojnë ndërtimin e xhamisë në Tiranë, anashkalimi i “të zotëve të shtëpisë” qoftë dhe në njoftimet respektive është i turpshëm dhe i pashoq. Konflikti i gylenxhijve me idhtarët e AKP në mesin e shqiptarëve, që dëshmohet tashmë ethshëm edhe në rrjete sociale, është sa qesharak aq edhe dramatik. Ndërkohë që bashkatdhetarët tanë në FYROM, jetojnë momente dramatike, myslimanët shqiptarë, kudo që janë, duhet të reflektojnë për pozicionin real në të cilin ndodhen, dhe mos të bëhen idhtarë dhe zëdhënës të axhendave që në rastin më të mirë janë megallomane, dhe në atë më ekstremen dëshmojnë frustracionet provinciale. Prerja e shiritave në seri, pamvarsisht se ku vilen më pas votat, janë keqpërdorimi më i shëmtuar i fesë nga të regjurit e politikës. Dimensioni i “bereqetit elektoral” nuk na kishte shkuar ndërmend se do të shkonte kaq larg, por e reja në këtë ngjarje është shpresa se besimtarët e thjeshtë, përmes këtij zhvillimi të ri, do të shohin dhe reflektojnë për këtë dèjà vù që na vjen kësaj here me ngjyra të reja”( http://www.e-zani.com/2015/05/12/erdogan-ne-tirane/).

s.z 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Mos thoni mandej se Shqiptart nuk jane populli ma i flliqur ne Ballkan dhe ne Europe.</strong></p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Shqiptaret Paul jane sternipat e Sulltan Muratit. Kane qene pjesetar te elites Osmane per pothuaj 6 shekuj. Erdogani e ka bere zus Edvinin e Kristaqit. Pastaj shikoje surratin e Skenderit te Brucajve, duket si aziatik ky dhe Sllobodanka e Sali Birishes benin nje kopje kinezerish ne VIP-at e zyrtareve te Shqiperise.&nbsp;</p>

Submitted by ozoni (not verified) on

O SKERD PO SI NUK HOQE NJRHERE DORE NGA MBETJET QE PUBLIKOJNE KETA TIPAT E EZANIT MER VLLA?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Gabim i rende i Erdoganit. Erdogani kete duhet ta kishte kerkuar ne menyre konfidenciale, ne asnje menyre ne rruge publike, sepse keshtu duket sikur jep urdhera dhe Nishani me Ramen i binden qorrazi. Cfare eshte Shqiperia? Akoma pjese e perandorise se vjeter dhe qe duhet te plotesoje urdherat e Sulltanit? Gabim i rende diplomatik i Erdoganit. Nqs shkollat mbyllen atehere vertetohet qe Shqiperia ka sovranitet te kufizuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.