PS-ja e quan kandidat të lodhur, por Halim Kosova thotë se ka patur ofertë pikërisht nga kjo parti...

Postuar në 12 Maj, 2015 17:17

Nëse i besojmë deklaratëve të sotme në “Opinion” të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, thënia që asgjë nuk është ashtu siç duket, konfirmohet edhe njëherë. Kosova është shprehur se ka patur një ofertë nga Partia Socialiste, e cila është një subjekt politik që drejtohet nga Edi Rama. “Kam pas telefonata nga Partia Socialiste duke më thënë “ca na bëre se kishim llogaritur që 8 vite ta çonim shëndetësinë përpara me ty...”, ka thënë Kosova, raporton “Dita”. Pra mesa duket Ilir Beqja, e ka qelepir postin aktual, po të shohim dhe besojmë ato që thotë dr. Kosova. Po kështu, punimet grafo-politike të postuara nga kryeministri në profilin e vet në Facebook, ku ironizohet Halim Kosova, si naiv, apo si i lodhur, janë mesa duket shaka të lodhura. Apo si thonë një fjale: Ashtu është loja.

s.z 

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

<p>mos i ha te tera c&#39;thuhen se loje ben edhe doktor Halimi...</p>

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo po do thote qe eshte kandidat i forte... Cfare muhabeti!!
Gjithsesi e mira eshte te mos thene gje fare per kandidatin dhe te bazohen te programi, por per kete te fundit eshte ende shpejt me sa duket andej nga ne.

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Qe Beqaj nuk ka qene zgjedhja e pare per shendetesine mund t&#39;ua them dhe une. Ai ka dashur Ekonomine po Beni eshte icik me skuth se ai dhe ja morri ne sekond te fundit.&nbsp;</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Kam pershtypjen se dhe ju si faqe keni rene pre e shprehjes se kryeministrit "kandidat i lodhur" sepse edhe komentet qe beni i keni te lodhura per kete kandidat.
Halimi ka te drejte se ne aq kohe sa ndenji minister shendetesie e beri shendetesine bahce me lule

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.