Erdogan të mërkurën në Tiranë për inagurimin e fillimit të punimeve në xhaminë e Namazgjasë

Postuar në 12 Maj, 2015 14:41

Xhamia  që pritet të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë do të marrë bekimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Ai viziton të mërkurën Tiranën me ftesë të presidentit Bujar Nishani, ku pjesë e axhendës është edhe prania në fillimin e punimeve të xhamisë së madhe të Tiranës. Turqia në fakt është edhe një prej financueseve të këtij projekti. Erdogan do të pritet me një ceremoni zyrtare në Presidencë dhe më pas dy delegacionet do të zhvillojnë bisedime dhe dhe do të nënshkruajnë disa marrëveshje. Në mesditë presidenti Nishani dhe homologu i tij turk do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Pasdite ata do të jenë në pranishëm në ne Forumin e Biznesit Shqiperi-Turqi.

 

l.m

Comments

Submitted by Putinp (not verified) on

<p>Cpati ky rama tani me kete erdoganin?!! Ishim mire me merkelin. Ky eshte nje diktator i pandreqeshem</p>

Submitted by Pluralizem Nje-... (not verified) on

Pse, te duket me i bute Ed Rama ty?!
Do ta shohesh zgjedhjeve te dyta te pergjithshme...
Do kete mbaruar pune me Senatoret, dhe radhen do ta kesh ti...!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.