Nazarko tenton një kritikë diskredituese ndaj "lëvizjes" së Ben Blushit, duke marrë borxh një titull letrar të Kiço Blushit

Postuar në 10 Maj, 2015 06:39

Mentor Nazarko, i njohur si analist i zhvillimeve politike në vend, me sens kritik konstant ndaj PD-së dhe Sali Berishës, shkruan sot në “Panorama” një opinion për lëvizjen e Ben Blushit. Nazarko i njeh Blushit aftësitë retorike, duke provokuar me mendimin se deputeti socialist, po risjell një frymë të përfaqësuar në shekullin e 20-të nga politikanë dhe gazetarë me formim solid, deri edhe akademikë. Por këtu qëndron sipas Nazarkos sfida e Blushit: a ka aftësi ai të formulojë një doktrinë? Pyetja shtrohet në thelb nga vetë aksioni i deputetit, si rruga e vetme ku çojnë kritikat. Analisti mendon se ka gjetur një shëmbëllim për deputetin, kur teksa e cilëson si tribun të mjerimit, e karahason me Aleksi Cipras të Greqisë. “Ne sigurisht kemi nevojë për kulturën e solidaritetit që i ka themelet nga e majta, por pikëpyetja është se nga cila e majtë? Nordike, apo greke?”, pyet Nazarko. Deri këtu, analisti në fjalë thjesht i sugjeron lexuesit një “lexim më të thellë” të kritikave të Blushit, qasjes ideologjike nga formulohen ato, duke ofruar një formë ta padukshme të diskreditimit të tyre. Të vihet re edhe më tej, sesi të gjithë ata që merren me kritikat e deputetit socialist, nuk thonë asgjë nëse ato prekin apo jo probleme reale të qeverisjes, e cila për traditën e socialistëve, apo dashamirësve të tyre të paradhomave politike, merret si e “vetmja rrugë”. Pra, vërtet kritikohet qeveria që thjesht ja mbyt në tym edhe në raport me ato që thotë, por ti pse kritikon? Çfarë halli ke? Tani shtrohet edhe pyetja: po ti çfarë na ofron? A thua se çdokush që kritikon duhet të bëjë një parti të vetën. Edhe epilogu i opinionit ecën pikërisht në këtë frymë nihilizuese ndaj vetë sensit të kritikës, kur Nazarko edhe për të bërë ironikun, merr borxh diçka nga Kiço Blushi: "E ka nisur, mirë që e ka nisur, por si do të ecë nëse do të ecë vetë dhe ku do të shkojë?", pyet Nazarko. Në fakt ajo që shqetëson më shumë qytetarët është se ku po na çon qeveria, sepse ajo vendos për ne.
s.z

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

Ti qe ben kete shenim ende se ke te qarte se ku po na con qeveria. Ajo qe nuk eshte e qarte deri tani, ka te beje me ate se cila mund te jete rruga tjeter vec kesaj qe ka i nisur qeveria. Aq me teper se qevrine nuk e kemi pare, vecese per 18 muaj dhe jo per 2 vjet, e aq me pak per kater vjet, sa eshte mandati qeka mare nga populli.

Submitted by szaimi (not verified) on

Rruga tjeter është ajo qe eshte premtuar: ulje e tvsh per energjine dhe mallrat e shportes. Te detyrohet qe debitori me I madh ndaj oshee, Shteti, the paguaje, njesoj si njerezit. Te prishen ndertimet pa leje, po per the gjithe. Se shohim qe ca Jane te nenes e ca te njerkes. Te gjitha keto, sidomos ato dy the parat, nuk Kane nevoje per day vjet. Nuk po kerkon njeri ndonje gje the madhe, ta zeme drejtesi per 21 janarin, se edhe kjo është premtuar, por keto qe e bejne jeten me te lehte.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Ato dy premtime nuk jane "kushedi cfare" por themeli i financave. Dhe e dyta, premtimi eshte per legjislaturen jo sapo te vish ne pushtet se keshtu beri edhe Tsipras ne Greqi por ngeci, ngeci...

Submitted by marta-nesh (not verified) on

Ky qe shkruan se Nazarko eshte "me sens kritik konstant ndaj Pd e Berishes' eshte vetë me sens pro Pd & Berisha, keshtu qe shpjegohet gjithe pikellimi qe po i sulmohet Beni dhe sulmi ndaj te njohurit Nazarko me sofizma. Qejfe qejfe kjo dynja, c'a t'i besh...

Submitted by Natyralisti (not verified) on

Ore analist  z. Nazarko.Pse merresh me filozofira,kaq i paditur apo pelivan sillesh.Pse nuk ndalesh hap pas hapi ne problemet qe ngre z.Blushi. Pse nuk prononcohesh konkretisht ndaj tyre,pse na hidhesh dege me dege.Pse e ul personalitetin duke i bere fresk Rames.Ne nuk e shajme ate se mezi e kemi,vetem duam ta ndihmojme.

z. Nazarko, Fol shqip, 1. A duhet respektuar Statuti i PS,apo eshte nje cope leter formale,per nevoja higjenike.  2. A do te kemi 300000 vende pune sipas premtimit apo jo.  3.Pse nuk u mbajt premtimi per uljen e çmimit te energjise por u ngrit.  4. Pse vendoset uni,diktati ne te gjitha emrimet parlamentare dhe qeverisese.  5. Pse nuk i lejohet strukturave partiake dhe elektorale ne baze te propozojne vet ato drejtuesit e pushtetit lokal. 6. Pse nuk u mbajt premtimi per mjekesi falas per te gjithe. 7. Pse nuk u mbajt premtimi i shume reklamuar gjate fushates te zgjedhjeve parlamentare,per vendosjen e drejtesise te 21 janarit,Gerdecit,korrupsionit ne "Rrugen e Kombit",vjedhjeve te votave ne zgjedhjet e meparshme etj. etj. 7.  Pse u rrit krimi dhe varferia. 8. Pse nuk behet drejtesia.  "PER KETO FLET BLUSHI,PER KETO DUHET TE NA FLASESH EDHE TI MORE SHOKU NAZARKO, NDRYSHE ME MIRE HESHT, SE BEHESH LEGEN". Me sqarimin e ketyre problemeve e ndihmojme edhe Ramen edhe qeverisjen e tij,nuk jemi as me Salen dhe as me Lalen. Kush te kritikon te don apo jo ?.

Si thua more z. Nazarko,a do ta vrasim kritiken ndaj qeverisjes. A e di ti se nuk ka rendesi se kush e ben kritiken dhe pse e ben ate,por ka rendesi nese problemi qe ngrihet eshte real dhe i sherben popullit ose mireqeverisjes se tij.Per kete mendoj se duhet diskutuar edhe ne rastin e kritikes se Blushit.Mos te merremi me sofizma per te zbutur ose denigruar kritiken.Kaq budallenj i konsideron lexuesit ore analist.

Submitted by Mendjembyllur (not verified) on

Kam droje se Nazarko i Dyte ka nisur renien, si analist i logjikes sa me te pavarur.
Nazarkot jane patriote, ndaj dhe nuk duhet te behen me ata qe ngjiten ne karrike per pushtet, jo per qeverisje.
Blushi mire ben qe i thot gjerat, perderisa pranohen si te verteta. Ajo qe e ben si te tjeret eshte se Blushi nuk guxon te akuzoje tere shtresen politike. Sepse ai eshte produkt i saj,bje edhe vete me ate shtrese.
Ben Blushi nuk i akuzon Dy Partite Monopol dhe Ilirin mes kembeve te tyre, se fitojne zgjedhjet duke mashtruar dhe qeverisin duke vjedhur.
Kji ishte diferenca mes pd-se se Berjoshes dhe praktikes se Edushit sot.
Blushi do humbas shpejt, sepse ai nuk ngrihet dot kunder Atit te vete, qe e ka krjiuar.@

Submitted by Albi_I (not verified) on

Qe Blushi ka te drejte ne kritikat qe ben, kete e dine te tere. Nese do di te gjeje nje zgjidhje politike, kjo ngelet per tu pare, po jo nga Nazarkot kuptohet. Te ishte kaq e thjeshte per tu ngritur kundra dy partive, do ishte bere deri me sot.

Nazarkot jane te dy te peshtire ne servilosjen ndaj Rames, dhe vetem me kete kane ngrene buke keto 10 vitet e fundit. E harxhojne kohen duke ndejtur te PS-ja per kafe, vetem e vetem qe ti shofi icik shefi. Kaq mjafton per te kuptuar se pse e cfare shkruajne.

Tani une dua te di pse keta budallenjte ftohen akoma neper media? Ky i vogli eshte komplet ordiner dhe pa asnje lloj gjeje interesante kur flet. Ai i madhi eshte nje pijanec fodull qe duket sikur ka kthyer disa gota para se te dale ne televizion. Kujt i duhen keta tipa aman?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.