Ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuard gjatë një interviste për Zërin e Kosovës thotë se Maqedonia do të zhbëhet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik

Postuar në 10 Maj, 2015 01:00

Maqedonia nuk do të mundë të ekzistojë si shtet, nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik. Kështu ka deklaruar në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën “Zëri” ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, duke shtuar se nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni.  Ish-kongresisti amerikan me prejardhje shqiptare thotë se nuk planifikon ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt, pasi që, siç thotë ai, jeta e tij do të ishte në rrezik. “Nuk ka siguri për mua më në Kosovë. Jeta ime do të ishte në rrezik. Edhe Millosheviqi më ka fajësuar mua që e kam dërguar në Hagë. A nuk mendoni se disa serbë apo disa shqiptarë të çmendur mund të marrin disa para dhe të bëjnë ndonjë çmenduri”, shprehet mes tjerash ai.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Romaket kishin nji shprehje te tyne: "NIHIL SUB SOLE NOVUM" = "Asgja nen diell e re" = "Nuk ka asgja te rè nen diell". Kjo shprehje sintetizon mendimin se "Historia perseritet" dhe asgja e rè nuk ndodhe. Kjo spjegohet me faktin se kur rrethanat (si psh pozicionet gjeografike) jane te njajta, ateher do te perseriten te njajet fenomene historike. Keshtu kemi rastin e Ballkanit.

Ballkani ka qene shekullarisht nji zone e kontestueme ne mes Rusise dhe Europes Prendimore qyshe ne shekullin e XV-t.

Mbasi Rusia sllavo-ortodokse me aleatet e saje sllavo-ortodokse ballkanike ka qene ne Ballkan  gjithmone ma e forte se Europa Prendimore, atehere Europa Prendimore (EP) e toleroj Turqine mongolo-aziatike te penetroje ne shekullin e XV-t dhe te qendroje ne Ballkan per pese shekuj rresht ne menyre qe ta ekulibroje forcen e Rusise. Vendet Prendimore nuk e lejuen Turqine te penetroje ne vendet prendimore dhe u bashkuen se bashku per te ju kundravue Turqise kur ajo rrethoi Vjenen. Po ashtu Prendimi nuk e lejoi Turqine te futet ne gadishullin Italik ku Turqia bani tentativen e pare ne gushte te vitit 1480.

Dobesimi i Turqise dhe i Rusise ndrroi ekulibrat ballkanike dhe keshtu vendet ballkanike u shpallen te pamvaruna nga Turqia. Kur Rusia komuniste (Bashkimi Sovjetik) hyri ne Ballkan, atehere Vendet Prendimore u gjinden keq. Ramja e komunizmit e nxori Rusine nga Ballkani.

Sot Amerika perdore Turqine si kundrapeshe ndaj Rusise per ta pengue Rusine te futet perseri ne Ballkan. Turqia nga ana e vet perdore si vegla te veta qorre popujt e osmanizuem te Ballkanit. Keto popuj ne vend qe ti drejtojne syte e vet nga vendet e perparueme europiane, ato ndjekin verbtazi rrugen e sherbtorve te Turqise se Rè neo-osmane te Erdoganit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.