Një përgjigje për etiketën “rondele” që u përmend në fushatë
Postuar në 05 Maj, 2015 14:05
Në intervistën e djeshme, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, foli edhe për kthimin nga SHBA, duke e argumentuar vendimin me një frazë që godet: “Më mirë një motorr energjie në Shqipëri, qoftë ajo një energji rebele apo konstruktive në Shqipëri, në vend të një rondeleje në Amerikë”, tha Veliaj. Ndaj kësaj fraze ka publikuar një opinion Mimoza Dervishi në gazetën “Tema” me titull: “Ne, rondelet e botës”. Dervishi, që banon në SHBA e fillon opinionin duke shprehur dëshirën që Erjon Veliaj të jetë kryetar bashkie, por i përgjigjet kështu kandidatit: “Më vjen mirë që Erioni u kthye në Atdhe për t’i shërbyer Atdheut kur shumë, ku futem dhe unë, nuk ia dolëm dot të kthehemi plotësisht mbrapsht. Por…u shtanga kur ai u shpreh se më mirë të jetë motorr në fshatin e tij, sesa një rrondele në qytetin e dikujt tjetër. Dikush guxoi të artikuloi cili është vendi im në shoqërinë ku jetoj!!! Një rrondele! It’s not fair!
Ime bijë thotë që unë jam personi më i rëndësishëm në botë dhe mua kaq më mjafton. Jetoj në qytetin ku më kanë lindur fëmijët, i cili para se të jetë i dikujt tjetër, është i fëmijëve të mi. Mendoj se jam një motorr për familjen time, që fëmijët e mi nesër të jenë motorr për shoqërinë ku jetojnë. Me vajzën përdore do dal në fushatë, që një grua të zgjidhet presidente, që nesër vajza ime ta ketë këtë mundësi. Jam munduar ta kthej në përfitim për vete dhe familjen, faktin që vij nga një vend tjetër, duke shpresuar se po i jap fëmijëve më të mirat e të dy botëve. Atdheu im është Atdheu i tyre dhe kjo vetëm me gjeografinë nuk ka lidhje. Nuk ka qenë e lehtë për të ardhur deri këtu”, thotë Dervishi. Dhe pak më tej: “Gjithkush mund të më thotë se nuk mund të kritikosh përveçse një fjalë. Por unë them se për ata që i njohin mirë marrëdhëniet publike dhe për Erionin që është nga më të mirët në këtë fushë, një fjalë e vetme ndonjëherë zhbën gjithçka. Mitt Romney humbi zgjedhjet e jetës, pse përjashtoi me një të rënë të lapsit 48% të amerikanëve, të cilët ia kthyen mbrapsh duke mos e votuar. Emigrantët shqiptarë sigurisht nuk votojnë dot, edhe megjithë përpjekjet e Erionit që vota e tyre të llogaritej, ashtu siç u llogaritën paratë që sjellin në Atdhe. Ata nuk do japin dot votën për Erionin në Tiranë, por jam e sigurt që shumë prej tyre me zemër do jenë aty. Në fund të fundit Tirana është qyteti i të gjithëve, brenda atij qytetit të vogël që secili ka zgjedhur të jetojë. Është një simbol i shqiptarisë dhe një copë tokë që shqiptarët kudo që të jenë rrotull këtij globi, do ta duan gjithë jetën. Erioni sot ndjehet një motorr që ka në dorë ta ndryshojë e ta bëjë më të dashur këtë qytet, dhe në mos pastë mundësi të na kthejë mbrapsh ne rrondeleve të botës, shpresoj që do bëjë ç’është e mundur të ndalojë rrjedhjen e rrondeleve të reja. Në fund të fundit, rrondelet janë të vogla, në dukje grimca të parëndësishme, por nëse rrjedhin me shumicë, motorri, ai i fuqishmi dhe shumë i rëndësishmi, pushon së funksionuari”.
http://www.gazetatema.net/web/2015/05/05/ne-rrondelet-e-botes/
s.z
Comments
Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on
Moza, problemi eshte qe Zoteria e tij Erion Veliaj nuk e merr vesh qe kudo qe te jete "rrondele" ngelet, edhe ne kuptimin qe rrondelja ka vrime. Je apo s'je rrondele sic e thua edhe ti me te drejte nuk varet fare nga fakti se ku jeton. Keta "rilindasit" e rinj kujtojne se jane "motorre" e jane fryre aq shume sa zhurma qe do te bejne kur te plasin do te degjohet deri ne qytetin e vajzave te tua. Ti mos u tremb, do ta kuptosh me njehere qe plasi "motorri" i Erion Rilindjes.
Submitted by Gentian R. (not verified) on
Moza, jam i sigurt qe thelle thelle edhe ti mendon po te njejten gje si Erioni dhe si shumica e atyre qe nuk deshen te ikin pa e kthyer koken mbrapa e  duke mallkuar cdo gje qe lane mbrapa.... Une te uroj me shpirt qe te kesh nje jete sa me te paqte e te lumtur por ama te gjithe kemi njerez andej, dhe i kemi degjuar sesa i vogel ndihet individi perballe cdo gjeje. E di, verte Shqiperia per momentin duket shume rremuje, por ama ketu tek ne, edhe individi me i thjeshte, se di pse por ndihet sikur vlen shume me shume se andej nga ju. Ndoshta eshte natyra, temperamenti i mrekullueshem e kokeforte ballkanas sanguin, ndoshta numri i vogel i popullsise, nuk e di ta them, por nje gje e them me siguri....Ne qe ja arritem ta mposhtim per 25 vite deshiren per tja mbathur e per ti kthyer kurrizin ketij vendi....as qe e kemi fare zili te qenit nje rondele e kallajisur andej nga oksidenti. Shprehja e sakte qe Erjoni, Gjergji apo nuk e di sa te tjere qe jane shkolluar jashte e jane kthyer, duhet te thonin do ishte "Me mire i pari i fshatit se i fundit i qytetit".  Ne nje moment do mbaroje ky cikel i zgjatur tranzitor e ajo qe do ngelet per ne e brezat qe do rriten do jete nje shkolle jete e papare, nje histori plot me drama, tragjedi padyshim, iluzione, zhgenjime, gezime, edhe iluminim e vetendergjegjesim,   nje histori qe do na kete bere edhe me te forte e me krenare per kete toke qe e quajne: SHQIPERI
Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on
...dhe dhelpra tha duke shtremberuar buzet: "Eh, rrushi eshte i pabere".
Nje pyetje zoti Gentian R., ti i rezistove tundimit apo nuk ta hongri syni qe ishe i zoti te ndertoje dicka nga e para ne nje vend tjeter (apo me keq akoma e provove dhe fjete ndonje nate poshte ures, se ai Kryetari i Rilindjes e ka bere shume here ate pune, pra ishte "Rrendelle", pastaj doli ai filozofi marksist-leninist Fatos Nano dhe i tha po ti mer cun Tirone ti je bo per motorr, po jo ketu, aty ke katuni jone, do ta sajojme te bohesh i pari i katunit. E me kete na mburresh edhe ti o Gentian?), se jo per gje, po te tundesh flamurin e kombetarizmit bosh e tyryfyl eshte gjeja me e kollajshme ne Bote qofte edhe per Rrendellat.
A e kupton se sa i fryre eshte Erioni kur thote ate qe thote ne lidhje me Rrondellat dhe Motorret? Se sic te thashe te tundesh flamurin nuk do as ndonje zotesi te madhe, as ndonje zgjuarsi te madhe, mjafton te dish si tundet dhe te kesh perkrah ndonje fillozof qe te rref krahet dhe te thote: "Hajde , motorr, hajde". Dhe nuk po flas ketu per plot shqiptare qe andej ketej jane bere motorre ne saje te mendjes dhe vullnetit te tyre. Pak zili?
Submitted by Gentian R. (not verified) on
Mos u merzit o Plak Xhuxhumak.... edhe te jesh rondele ska gje te keqe....mund te jetosh edhe ashtu....
Submitted by Bulloni (not verified) on
Flet nga pervoja? Se Veliaj nuk e perballonte dot rondelizmin dhe erdhi te behej rondelja e Edi Rames ne PS. Ti pse e ul kaq shume standardin?
Submitted by Gentian R. (not verified) on
Haha... bashkoju dhe ti atyre larte si per ti dhene tamam kuptim shprehjes "E gjeti bulloni rondelen" :D :D :D
Submitted by Bulloni (not verified) on
A bravooo. Tani ke folur si Erjon Veliaj, pavaresisht se ti mund te pretendosh se flet si Nard Ndoka. Pikerisht, Bulloni e gjen Rondelen, o rondelefil.
Submitted by Gentian R. (not verified) on
Crendesi ka se si flas apo se si kush pretendoj se flas o Zoti Bullon....ne fund te fundit ngelet ajo qe thashe....qe ne fakt ishte thjesht nje thenie e shpikur gjate punes se palodhur te kllases tone punetore.....
Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on
Edhe une nuk po zgjatem or Gentian, pervec se me te thene qe, nje nga te mirat e medha per te mos jetuar ne Shqiperi, si rondele, apo si motorr, eshte qe nuk ke prane njerez si puna e ketij Veliajt dhe si puna jote, qe gjithmone kujtojne se zgjedhja dhe zgjidhja qe ata kane bere per vehten e tyre eshte me e mira e mundshme dhe mundohen te te mbushin mendjen kunder cdo evidence se ty, qe nuk mendon si ata, pa tjeter te mungon dicka, ja si psh zotrote kur thua qe "ju keni rrush sa te doni, po a mos ju mungon dhelpra?". Kesaj i thon me i qa hallin kalorsit se i varen kembet. Edhe ti mer Gentian djali megjithate mos u merzit, po e ndjeve vehten mire si rondele, rondele qendro, po desh te behesh motorr, mundohu nje here se kushedi ia del, gjithsesi mos u merzit, une nuk do ta diskutoj as zgjedhjen, as zgjidhjen tende.
Submitted by Gentian R. (not verified) on
E mo mire....
Submitted by adele (not verified) on
E dashur Moza, realiteti eshte se njerez si Erioni mbeten lypsare ne amerike sepse e vetmja pune qe dine eshte shpifja dhe urretja per njerezit qe e arrijne suksesin me pune dhe aftesi. Po te kishte pak m... te mesonte dhe punonte sdo teishtethyer... As qe e vras fare sec thote Velia. Ti Amerika te ka respektuar dhe te konsideron te barabarte dhe oportunitet fane fair si per te gjithe qe jane amerikane, kurse bashkeatdhetaret e ty dhe te mite- sa te shikojne qe je i zgjuar dhe i poshteron me aftesine tende na quajne rondele... sipas fjales se nje injoranti si Velia.
Respekt per ty- dhe keqeardhje per ate tjetrin qe s meriton ta quash me emer por Uriahip
Submitted by qytetari i rrethuar (not verified) on
Moza, ky është edhe më rondele se Romney (që mbahet si motorr për SHBA), dhe budallallëqet i lëshon përditë. Më trishton shumë fakti që një person kaq i cekët dhe po kaq i zhdërvjellët për tu dukur e kundërta, është zgjedhur si alternativë për ta zgjedhur pjesa progresiste e shqiptarëve (ajo pjesë që duhet të mirëkuptonte "reformat e dhimbshme"  por "të drejta" të Ramës) si administrator mjaftë i rëndësishëm e me detyra mjaft të gjera e me impakt në jetën e gati një milion banorëve... Kjo tallje nuk i falet Atij!
p.s. megjithatë ky mund të jetë një rast i përshtatshëm për qytetarët e Tiranës, që ti japin një shpullë të fortë paralajmëruese (uroj edhe ndërgjegjësuese) Ramës.
Submitted by qytetari i rrethuar (not verified) on
Dhe diçka - uroj që ky gur i Ronit të mos shërbejë si shkak për përplasje dhe keqvështrimme mes shqiptarëve, këtu (në Shqipëri dmth) apo jashtë saj. Jeta është luftë dhe secili bën zgjedhjen mes atyre alternativave që ka (që nuk mund të jenë asnjëherë të njëjta, për njerëz të ndryshëm), dhe zgjedhjen e bën për më të mirën që mendon, për vete dhe të dashurit. Pesha e secilit varet nga përcaktimi gjenetik dhe rritja (dhe kultivimi) gjatë jetës.
Personalisht e kam provuar emigrimin, megjithëse në moshë mjaft të re, por u ktheva për të vazhduar kultivimin dhe jetën këtu. Përshtypja më dominuese që kam është se vërtetë që parametrat e personit varen vetëm prej personit, por egziston një "pabarazi" e vogël - energjitë që duhet të harxhojë një i vajtur, për një qëllim, janë më të mëdha se një vendas (sidomos në Europë, pasi në kontinentin amerikan mund të jetë pak më ndryshe). Për brezin e dytë mbase është më ndryshe. Për një krahasim të lehtë do përmendja ingranimin jo aq të lehtë të çamëve përgjatë 5 - 6  dekadave, në nivelet e merituara sipas meritës personale, në RPSSH, edhe pse janë edhe i njëjti gjak.
Submitted by shume larg (not verified) on
Cfare na bere qe na ike nga Amerika o "motorr". Na fike deren. Si do te ecim perpara pa ty? O "motorr" ti vete e di shume mire se me diplome ne Political Science ketu ne US as te Starbucks nuk gjen pune. Edhe diplome qe thua qe e ke marre ti, se ketu duhet te prodhosh jo vetem diplomen po edhe transcriptet gje qe ti se ke bere kurre. Megjithate, personalisht nuk gjykoj asnjehere vendimet e tjetrit, ke gjetur nje katund atje dhe perpiqesh te behesh i pari, vec mos gjyko ata qe kane vendosur te bejne ate qe ti doje ta beje dhe e kuptove qe nuk ishe i zoti ta beje.
Submitted by qytetari i rrethuar (not verified) on
Po ti mos po tregohesh mendjehapur o antikatundar? Fakti që Erion Veliaj dhe shpura e madhe e buzëqeshjeve pa thelb që i shërbejnë politikës dalin në televizor dhe imponojnë emrat e tyre si alternativë e vetme, mjafton për ty që të thuash "ke gjetur një katund atje"? Mbase duhet të ishe ti këtu, tu tregoje vendin, që ne katundarët të shihnim pak dritë.
Nuk e di se sa i ndërgjegjshëm je ti për pushtetin real që kanë njerëzit në shtetet e tyre në këtë botën "e lirë", po nuk besoj se ndryshon dhe aq thelbi - në asjë vend nuk zgjidhet më i miri, por thjeshtë zgjidhet KANDIDATURA (më e mirë DHE më e promovuar...) që u vihet përpara zgjedhësve. Dmth ai që e vë nuk është populli...
Pushteti politik (që është financiar etj) në gjitha shoqëritë është në duart e shtresës së kamur (përveçse në momente anarkish apo revolucionesh dhe diktaturash jetëshkurtra), dhe kjo është normale për thelbin e natyrës njerëzore. Standarti i jetesës mund të ndryshojë, por sistemi është njësoj i egër dhe mbytës për dinjitetin, kur e provon...
I vetmi ndryshim që shoh unë në elitat politike mes vendeve të perëndimit dhe tonës (dhe atyre të lindjes, që nuk ndryshojnë dhe aq prej nesh) është që në perëndim figurat politike janë përfaqësues të zgjedhur e promovuar prej shtresës pushtetmbajtëse, dhe pushteti real i tyre është shumë më i vogës se sa duket, ndërsa tek ne politikanët janë shtresa që momentalisht kanë pushtetin real (nëse zbresim pushtetin e diplomacive të shteteve të fuqishme), pasi janë po këta që po krijojnë shtresën e pasur pushtetmbajtëse përderisa nuk egzistonte (prej sistemit komunist)... kjo është dhe arsyeja që këtu nuk është e mundshme dorëheqja, pasi nuk egziston ky presion (prej "shtresës punëdhënëse", si në perëndim), dhe mos më thuaj që në perëndim dorëhiqen për moral, të lutem...
Me kalimin e kohës ky llum i pasuruar do tërhiqet në hije, dhe do nxjerrë manekinët si Basha e Veliaj. Kuptohet që eksperienca bën të vetën, ndaj dhe fillimi është pak më i shëmtuar, po do rregullohen.
Submitted by Dardan (not verified) on
Shume zhurme per asgje!   Rrondele ne gjuhen e atyre qe punojne si mekanike eshte nje cope metal ose lende tjeter e qendrueshme me nje vrime rrethore ose ne formen e boshtit ku mebeshtet per te ndihmuar qendrueshmerine e vides qe mban x apo ypsilon konstruksion.
Rrondele ne gjuhen e Erion Veliajt eshte shprehje figurative per ate qe, me mire te pranosh nje sakrifice per te ndihmuar vendin tend sesa te jesh thjeshte nje ndihmes i ekonomis se te tjereve.   Te mos harrojme se me kalbezimin dhe renien e socializmit  ne Evropen Lindore dhe sidomos ne Shqiperi, miliona rrondele i bashkangjiten ekonomise kapitaliste boteore.  Si shembull marr vehten time. Per mua shteti shqiptar harxhoi nje shume te madhe parash nga taksapaguesit shqiptare (ne kohen time s'kishte taksa sepse mbaheshin qysh perpara se te caktohej rroga) dhe ne kulmin e energjive te mija per te punuar si specialist ne fushen x apo y shkova (per 1000 arsye) dhe punova ne x fabrike te dikujt qe nuk kishte paguar asgje per shkollimin tim .  Ne ate pune jo qe nuk ushtrova zanatin tim per te cilin Shqiperia kishte paguar por duke qene nje pune e thjeshte dhe duke kuptuar funksionin e maqines ne fabrike, jo vetem qe isha nje rrondele por isha dhe nje rrondele prej metali te cmuar sepse mekaniket qe vinin nga larg nuk thirreshin me dhe fabrikanti parane qe harxhonte per ata rregullues maqinerish i fuste ne xhepin e vet, etj etj etj etj etj se po iki se s'kam kohe.    Bej sa te duash femije neper bote por per ate qe ka lindur ne Shqiperi BALTA ESHTE 1000 HERE ME E EMBEL SE MJALTA (Cajupi)
Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on
Ti o Darde as per rondele nuk ben dhe provo ta lyesh buken me balte shqiptare e ta hash, pa le a do te duket si mjalte? Po ju ish oficerat e Enverit te gjithe keshtu jeni, me aftesi te kufizuara mendore dhe per te menduar ne vend te trurit perdorni mollaqet.
Submitted by Te Huajt... (not verified) on
Ky Veliaj, bje pa pushim kunder atyre qe thot nje minute me pare.
As qe ka fijen e pergjegjesise per fjalen qe nxjerr nga goja.
E quan rondelen (veten jashte shtetit) fyese, teksa e sheh veten si motorr tani qe u be minister, apo kryeashikak.
Por harron se njerezit te cileve u kerkon voten, jane rondele ne kete vend. Qe jane rondele, nul ka asgje te keqe, por ky birbo llafollogu, pse i fyen?
Moza, mos ia merr per keq, ende nuk e ka marre vesh se c'eshte Njeriu, Jeta, apo se cfare vlere ka Dinjiteti si Individ.
Por ai i gjore as kaq nuk merr vesh: rondele e Edit eshte!
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.