D.Hila e ka me Luan Bregasin në listën e këshilltarëve të PS-së: Ky tipi ndërtues pa leje, do më përfaqësojë mua në bashki?!

Postuar në 05 Maj, 2015 10:16

Tashmë në rolin e publicistit, ish zv.ministri i mbrojtjes Dritan Hila nuk e ka pëlqyer përbërjen e listës së kandidatëve të këshillit bashkiak të PS-së. Në veçanti Hila e kishte me Luan Bregasin, ish kreu i Dhomës së tregtisë dhe aktualisht drejtues i një shoqate tjetër, Biznes Albania.

“Luan Bregasi është në listën e anëtarëve për këshillin bashkiak nën siglën e PS”, shkruan Hila ne fb, “e mbaj mend që ka qenë kryetar i Dhomës së Tregtisë, e më vonë krijoi një biçim shoqate a partie që quhet “Biznes Albania”.

Por kjo nuk mjafton që ta mbaj mend. Më është fiksuar se ka ngritur dy pallate pa leje te rruga Komuna e Parisit. I ka ngulur në mes të rrugës, duke e ngushtuar më keq atë. Tani, ky tipi, do më përfaqësojë mua ne bashki! Ky tipi qenka socialist si unë! Dmth ky tipi do jetë gardian qe mos prishet teritori! Ma prishën 5 Majin!”

 

a.k

Comments

Submitted by njena (not verified) on

Po ato hetues qe torturuan Shqiptaret se ishin "armiqte" e popullit dhe te partise??? Kur te denohen keto monstra atehere fol per ndertimet pa leje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.