Dr.Gliozheni në listën e PS për këshilltarë në Tiranë. Sfida, “edhe ne kemi gjinekologët tanë”

Edhe ne kemi gjinekologë të talentuar. Kështu duket sikur përgjigjet partia Socialiste me listën e saj të kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës, përballë faktit që kandidati kundërshtar është dr.Halim Kosova. PS ka depozituar në KQZ kandidatët e saj për Këshillin Bashkiak, ku lista kryesohet nga pedagogia Klodeta Dibra dhe kandidati Aldrin Dalipi, Kryetar aktual i Këshillit Bashkiak. Vijojnë emra si Blerina Doracaj, Luan Bregasi, Elona Gjebrea, Eridjan Salianji, Elisa Spiropali, Orion Gliozheni, Aida Llazani, Florian Pullazi, Klotilda Ferhati, Fatmir Heti, Dorina Hena, Ylli Cano, Adelina Albrahimi, Genc Duka, Eugerta Teqa, Ramazan Buci, Alketa Hila. Në listë janë përfshirë 50 për qind gra dhe 50 për qind meshkuj duke respektuar kuotën gjinore. Bie në sy emri i dr.Gliozhenit, gjinekolog i njohur në vend.
a.k
Comments
Dhe ky eshte lajm e? Po sju
<p>Dhe ky eshte lajm e? Po sju vjen zor more palo gazetar. e une qe kthehem duke menduar se do kishte ndonje gje per te lexuar pas kaq kohe.</p>
Add new comment