Befas me skrupuj: Vendimi i disa televizioneve për të mos transmetuar fushatën elektorale, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Postuar në 04 Maj, 2015 10:44

Prej sot e tre javë rresht, televizioni Klan ka marrë vendim për të mos transmetuar aktivitetet elektorale të partive politike. Pasqyrimi do të zërë fill në datën 22 maj 2015. Tv Klan njofton se ky vendim vjen në respekt të Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon se zyrtarisht fushata zgjedhore nis në datën 22 maj. Lapsi.al thotë se edhe televizionet e tjera informative, ABC News, News 24, Ora News dhe A1 Report pritet të dalin me një vendim lidhur me këtë çështje, ndërkohë që në shkelje të Kodit Zgjedhor, partitë politike dhe kandidatët kanë nisur prej ditësh takimet e tyre elektorale. Është mbresëlënës ky skrupull i papritur për të respektuar Kodin, por duket se ekrani tjetër kombëtar, TCH, do vijojë me pasqyrimin e takimeve elektorale.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.