Eksodi i shqiptarëve, del në sipërfaqe edhe “argumenti” i armikut të jashtëm dhe shërbimeve të huaja

Çështja “Doshi” mund të na duket tanimë e largët. Si të gjitha çështjet që prodhojnë zero pasoja reale dhe këtë e përforcon edhe një foto publikuar sot ku shihet kryeministri dhe kreu i Kuvendit në një dasëm bashkë me bashkëshortet. Pra si i thonë fjalës: “Shtatë ballë tërmeti, nuk tundet uniteti”, ndonëse është një unitet në gjendje të përhershme tensioni. Megjithë skenarët që u përfolën dhe hamendësuan, njëri prej tyre, hedhur nga këshilltari i Ilir Metës, Lorenc Vangjeli, tentoi të zgjeronte kontekstin, duke tjerrur një histori, sipas së cilës, në akuzën ndaj Metës dhe në të gjjthë lojën e kurdisur pas, qëndronin me gjasë edhe aktorë të huaj që synonin destabilizimin e vendit. Dhe kësaj ideje, Vangjeli i rikthehet edhe për temën e eksodit të ri të shqiptarëve, teksa sheh te kjo lëvizje e të pashpresëve, edhe një dorë të huaj. “Ka megjithatë një detaj që lidh shqetësime të kësaj natyre, emigrimit, por dhe të natyrave të ndryshme, të faktorit shqiptar në rajon. Në fillim u shfaq shqetësues në dhjetor të vitit të kaluar një tentativë eksodi të organizuar nga Vlora, më pas, qendra u zhvendos në Kosovë, ku largimi i qindra familjeve të tëra u bë gati epidemi dhe tani, edhe në Shqipëri. Po kështu, situata në Maqedoni është e turbullt dhe eksplozive. Ngjan se ka diçka që “shqetëson” në mënyrë ciklike shqiptarët për të goditur në të njëjtën kohë stabilitetin e tyre në Tiranë, Prishtinë e Tetovë. Dhe në mos qoftë thjesht “amok” kolektiv, origjina e këtij shqetësimi mund të jetë dhe jashtë vetë vullnetit të shqiptarëve, siç është lënë të kuptohet herë pas here qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, qoftë dhe në Tetovë…”, shkruan ndër të tjera Vangjeli. Ky pasazh, i paargumentuar, që ngjan si një lloj diversioni që i bëhet shkakut fillestar të eksodit, varfërisë, meriton vëmendje. Edhe në kohën kur nisi emigrimi në Kosovë, mediat apo politika fliste për punë shërbimesh të huaja. Madje Kadareja foli për shpopullim. Ra në sy gatishmëria e autoriteteve serbe për të lejuar ikjen përmes territorit të Serbisë, por kjo kundrejt parave, çka e bën atë biznes me leverdi. Edhe në ngjarjen e Vlorës, u fol për skenar, madje edhe nga ndonjë që njihet si analist. Policia deklaroi se do të merrte masa, u bënë nja dy arrestime dhe kaq. Vijmë te eksodi i tanishëm dhe te skenari i z. Vangjeli, ku flitet sërish për armikun e jashtëm, që nuk ka pse të përjashtohet a priori. Por nëse ky ekziston, atëherë autoritetet duhet të veprojnë, përpara se ndonjë gazetar ta “licencojë” atë si skenar të mundshëm. Përndryshe, edhe mosveprimi i institucioneve për të zbuluar se kush eventualisht sponsorizon këtë turbullim, është po kaq negative sa edhe loja e supozuar e shërbimeve të huaja. Z. Vangjeli fut në këtë listë edhe Maqedoninë që ndohet në situatë eksplozive. Mirëpo nëse u besojmë publikimeve të Zoran Zaevit, faktori politik shqiptar i atyshëm, është thjesht një shtojcë me vullnet të lirë e Nikolla Gruevskit, që ka shitur kauzat e dikurshme, nëse i ka patur ndonjëherë, për rehatinë ekonomike. Të braktisësh popullin tënd kjo është përgjegjësi historike për të cilën nuk do kërkuar gjëkundi përveçse në shtëpinë tonë. E njëjta gjë edhe në Shqipëri. Italia dhe Greqia janë në krizë, shqiptarët po ikin më tutje, po ikin si të thuash kuturu. Dhe një arsye është padyshim: varfëria dhe papunësia. Kurrkujt nuk i duhen lotët e krokodilit, që i gjeti në Kukës z. Kryeministër, por edhe këto argumentet me armiq që po i nxijnë jetën shqiptarëve nuk hahen më fare. Armiqtë janë nëpër karriget e pushtetit, janë ata që e tërheqin zvarrë këtë vend, janë ata që luajnë teatër dhe janë ata përgjegjës. Kanë kaluar 25 vjet dhe thjesht shohim një skotë hajdutësh që quhen politikanë, apo burra shteti, eufemizëm ky ndoshta për krizën e estradës së Tiranës, që vetëm pasurohen, dhe një pjesë tjetër që thjesht ka mbetur me gisht në gojë. Nuk ka nevojë të sillet thënia e Konicës, sa kohë e prekim vetë përditë.
http://www.revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/2015428/rikt...
s.z
Comments
Per ata, qe nuk besojne apo

Per ata, qe nuk besojne apo qe jane ngarkuar te mos besojne se ka edhe nje dore te fshehte ne nxitjen e migracionit te fundit te shqiptareve, eshte nje pyetje se ciles duhet t'i pergjigjen : Perse kaq papritur? Perse vetem ne disa zona?

Varferia aty ishte, nuk ra nga qielli,as e zbuloi Blushi. Dhe po te ishte vetem nga varferia trendi migracionit duhej te ishte me sjellje konstante, me pak luhatje ne kohe,por jo me hop, me shkeputje sepse nderkohe asgje evecante nuk kishte ndodhur.

Shqiptaret nuk rane te flinin te pasur e u gdhine te varfer mengjezin tjeter dhe vendosen t'ia mbathin ashtu papritur e pakujtuar.

Keshtu qe eshte legjitime pyetja se kush i ka futur duart e pista per t'i nxitur. Ashtu sic eshte po aq legjitime pyetja se kush eshte i interesuar t'i fshehe keto duar te pista.

Dardha e ka bishtin prapa-thone, dhe kur vjen puna te bishti duhet t'i gjesh vendin.

Varferia eshte pa dyshim

Varferia eshte pa dyshim shkaku kryesor por se analizohet edhe teza e z.Vangjeli nuk eshte e dale mode apo utopi. Eshte fakt qe sherbimet e huaja do shfrytezojne cdo mundesi dhe pyes nese ShISH yne ka bera ndonje analize te ketij fenomeni. SHISH duhet te ngrihet ne nivelin e nje sherbimi ku sic ia kerkon ligji te ruaje rendin kushtetues, sovranitetin dhe sigurine territoriale. Druaj se SHISH nuk e ka kete kapacitet kur z.Visho Ajazi Lika shkaterroi gjithcka qe nga gushti i 2012 dhe kur zevendesi i tij, z. Ylli Alushi ka ne kete post qe nga viti 2002 (13 vjet), rekord per administraten shqiptare.

Tradicionalisht ne Shqipni

Tradicionalisht ne Shqipni drejtuesit e qeverive si shkak te mosrezultateve apo deshtimeve te tyne kerkojne te ua lane fajin "te huejve" njisoj si Enveri.

Filloi prape ksenofobia per

Filloi prape ksenofobia per te cilen jemi famoz ne gjithe boten. Njerezit ikin ne emigracion se jemi vendi me i varfer ne Europe pas Moldavise por me sa duket fajin edhe per kete e ka "armiku". Mjaft me me perralla te tilla. O njerez, botes nuk i intereson te "destabilizoje" Shqiperine se edhe me dasht duhet te perdore lupen te na gjeje ne harte. Per sa kohe qe do kemi mentalitetin e bunkerit dhe "friken" ndaj armikut do te jemi gjithmone ne vend numero dhe me hapa te fuqishme mbrapa. Sa per kete "gazetarin/opinionistin/analistin/keshilltarin" Lorenc Vangjeli qe tani i lepihet Ilir Metes po te kthehemi ne kohe vetem tre vjet me pare dhe te rishikojme e ridegjojme gjerat qe ka thene per Ilir Meten, i bie qe..........., nuk dua te vazhdoj te jap komente per keshtu tip kamaleonesh se keto jane ata qe me te vertete demtojne Shqiperine.

Add new comment