Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane: “Me ndarjen e re, çdo fshatar është qytetar i Tiranës”. Premton parqe, por nuk ka asnjë përgjigje për pallatet te diga e liqenit

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erjon Veliaj, ka zhvilluar sot takime me banorë të njësisë nr.8. Veliaj ka akuzuar paraardhësin, Lulzim Basha, për paaftësi dhe shpërdorim të fondeve. Ndonëse po zhvillon fushatë me një kandidat të cilin e konsideron të lodhur, Veliaj, nuk mungon të flasë për nevojën “e të qenit të bashkuar në mënyrë që të fitohet”. Cili është sensi i këtij bashkimi? Kush do bashkohet që Veliaj të fitojë? Ndoshta fjalia e mëposhtme jep një shpjegim: “Sot çdo fshatar është qytetar i Tiranës. Me ndarjen e re janë të gjithë qytetarë të Tiranës”, tha Veliaj, duke dhënë “një goditje poshtë rripit”, për kandidaturën qytetare të Halim Kosovës. Mesa duket Tirana është një bast shumë i madh i mazhorancës, kryeministrit posaçërisht, sa kohë kandidati i përzgjedhur po përdor çdo mjet për të arritur një fitore, e cila deri më tani po kërkohet pa ndonjë program konkret, apo plan, por duke u bazuar te diskreditimi i kundërshtarit. Diskreditim, i cili nuk nevojë në fakt, pasi mandati i Bashës në Bashki flet vetë. Për më tepër, që ndërkohë që Veliaj flet e flet për Tiranën, deri më sot nuk ka thënë asgjë për pallatet te diga e Liqenit, që jane shqetësim qytetar. Madje edhe kur premton parqe: “Kush do që të shtohen parqet, kush do që bukuroshja e fjetur të zgjohet nga gjumi i këtyre 4 viteve, të zgjohet e të marë drejtimin e duhur dhe ne do ta bëjmë këtë. Çuni i kësaj lagjeje para 4 viteve dha shumë premtime, por nuk bëri asgjë, nuk bëri tramin, nuk ndërtoi çerdhet e premtuara, nuk bëri asnjë park”, tha kandidati.
s.z
Comments
Eshte sharlatan, nje Ramiz i

Eshte sharlatan, nje Ramiz i ri qe e ka zgjedh kryetari edhe kunder deshires se socialisteve. Per hir te demokracise ne kete vend ky genjeshtar i pashembullt nuk duhet te fitoj.

Kurse une them ishalla

Kurse une them ishalla fiton,duke pare qe e kam pas cun lagje dhe nuk ngjan aspak me pershkrimin qe ke bere ti.

Ja dhe nje koment si ajo

Ja dhe nje koment si ajo qytetarja me syze qe i bente pyetje Erjonit...po ce do qa na ishte pjese e stafit elektoral.

Nqs ky do behet kryebashkiak do je me i qelburi qe do ulet ne ate karrike ne kete aspekt do ua kaloje te tere kryebashkiakeve te shkruar...

Kandidat shume i dobet pa

Kandidat shume i dobet pa profil edukimi dhe eksperience. foto te bukura dhe llafe, llafe, llafe.... mu si ky i meparshmi. Dhe dicka tjeter: ku eshte skuadra e tij qe shkruan Ervin ti je bota dhe nuk ekziston nje i dyte si ty si neper artikujt ku shfaqet fytyra e tij ne gazetat e tjera? hmmmm te kene bere llogarite qe duhet te nderhyjne fuqishem ne gazetat e tjera ?

Në fakt, mesa mora vesh, e

Në fakt, mesa mora vesh, e ka thënë edhe thagmën e rradhës, në lidhje me ndërtimin (meqë u përmend kompleksi te diga): ka premtuar që do kemi një moratorium (ai akti idiot i Ramës, me bllokimin e ndërtimit)... me këtë rast Bashkimi (ai i pallateve te diga) mërzitet pak që nuk do ketë konkurrencë me shitjet, se do i zënë derën klientët.
Nuk e kuptoj fort mirë se çfarë i pengon ta kontrollojnë ndërtimin që të jetë brenda ligjshmërisë, ndërkohë që kanë edhe qeverinë, edhe (do ta kenë , po u bë si thotë Erioni) Bashkinë?!

Ky moratorium nuk kuptohet, veç nëse e kanë ndarë mendjen që Shqipëria të mbetet në dorë të dy tre vetëve, dhe pamja e saj të përdoret si telajo e Ramës, që të vizatojë ai sa herë që të jetë i ngeshëm.

Moratorium = paaftësi OSE klientelizëm mafioz.

Uroj që këtë thagmë Roni ta ketë nga vetja, dhe jo të konsultuar me Atë.

p.s. O Mero (Baze), kujdes me ato këshillat në editoriale se këta tipa si ky kandidati janë të etur për ide që bëjnë zhurmë populiste, pa u thelluar (edhe të duan nuk thellohen dot) tek impaktet në fushat e jetës.

E kapur mire fare, mos u

E kapur mire fare, mos u zgjat. Moratoriumi eshte vetem shenje per korrupsion e klientelizem ne te ardhmen.

Ne vend qe ketu te demokratizohet, lehtesohet dhe thjeshtohet procedura e ndertimit duke i vene rregulla te qarta qytetareve po duke menjanuar komplet qeveritarin, po behet e kunderta. Gjithmone e me shume lejet jane subjektive dhe jepen vetem per interesit te pushtetarit.

Ligjet e ekonomise bejne pjesen tjeter, kur oferta zvogelohet, cmimet rriten dhe ndertuesit e privilegjuar dhe pushtetari fitojne me shume ne xhepat e tyre.

Add new comment