Qeveria sqaron vizitën e Ramës në Turqi: “Merr pjesë në një forum publik me temë: "Perspektiva e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë"

Postuar në 29 Prill, 2015 08:09

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë akuzat e PD-së rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama, në Turqi. Përmes një njoftimi për shtyp, kryeministria ka sqaruar duke theksuar se Rama merr pjesë në një forum publik, organizuar nga qendra "Fikir Sofrasi" (Tryeza e Ideve). “Tema e këtij takimi është "Perspektiva e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë". Në takimin e sotëm, ku i ftuari i nderit është Kryeministri shqiptar, do të marrin pjesë mbi pesëdhjetë industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq, në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si edhe rreth njëzetë përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke. Kjo vizitë e Kryeministrit Rama është në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë në Itali apo Gjermani, për t’u takuar dhe nxitur sipërmarrësit e huaj të interesuar për të investuar në Shqipëri. Për të hequr çdo "merak" të Partisë Demokratike, vizita e sotme është koordinuar nga konsullata e përgjithshme e Republikës se Shqipërisë në Stamboll dhe njësoj si në të gjitha rastet e mëparshme do t'i bëhet me dije edhe publikut shqiptar përmes kanaleve të informimit publik”, thuhet në njoftim.
s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Ket rruge don populli shqiptar, ala turka. Nuk mund ta gelltise qeverisjen ala franga. Veçse keshtu ka me mbete gjithmone veqili i turqve.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.