Partia e çamëve nuk u përça për çështjen çame...

Kishte disa ditë që përflitej, por dje u konfirmua: Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, njohur ndryshe edhe si partia e çamëve, është përçarë. Shpëtim Idrizi, kryetari, deklaroi se partia mbetet kompakte, duke shtuar se që këtej e tutje, ajo do të jetë pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Pak më tej, lajmi kryesor: PDIU ka marrë katër zv.ministra dhe katër drejtori. Përkundrejt këtij versioni, deputeti tjetër, Dashamir Tahiri, ka deklaruar se nuk ka kompromis me çështjen çame dhe se ai mbetet pranë opozitës. Me sa shihet, të dy drejtuesit e PDIU-së, kanë në zemër dhe në mendje çështjen çame, por zgjidhjen e së cilës, apo ecjen drejt saj e shohin në mënyra të ndryshme. Idrizi p.sh dallohet për optikën politike që pak a shumë thjeshtohet kështu: ku është pushteti, edhe zgjidhja është më afër. Dhe ja, katër zv.ministra dhe katër drejtori, ballëlart para bazës. Tahiri në këtë rast ngjan më ideologjik, pasi meqenëse çështja çame, është një çështje e një nacionalizmi krahinarist, duhet të jetë më afër politikave të djathta. Mirëpo pyetja që shtrohet është nëse është mendimi për çështjen çame, shkak i ndarjes së partisë së çamëve? Piruetat politike të Shpëtim Idrizit, që hyn në skemën e mazhorancës bashkë me FRD-në si hollues i peshës së LSI-së, nuk lënë arsye të mendohet për këtë. Idrizi gjen tek Edi Rama një partner shumë të përshtatshëm, po të mbahet parasysh gjuha “e fortë” që qeveria shqiptare e tanishme ka adoptuar ndaj Athinës zyrtare. Nuk kalon muaji dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e nxjerr ndonjë kleçkë me grekët, e cila konsumohet në media, ndez motorrët e patriotëve me honorare dhe shuhet sërish pa ndonjë zgjidhje. Kjo mund të shërbejë si dekor apo koniunkturë, por vështirë që dikush të besojë më, se edhe pas 8 viteve në qeverisje, PDIU të dalë nesër e të pretendojë kredenciale nacionaliste, pa ndonjë arritje të qenësishme. Të paktën të gjithë e dimë, që ajo ekziston për çështjen çame, që është qëllimi, ndërsa katër zv.ministrat dhe katër drejtoritë janë një nga mjetet drejt kësaj rruge. Apo jo?
s.zaimi
Comments
Ku ishte Tahiri i djathte kur

Ku ishte Tahiri i djathte kur S Berisha i falte detin Shqiperise?

Ku ishte Tahiri kur ceshta Came tallesh me rezoluten ePD-se?

perse ceshtja e camerise

perse ceshtja e camerise qenka ''nacionalizem krahinor'' zoteri?? une per vete e di ceshtje kombetare!

perse partine pdiu e quani partia came,ndersa pbdnj-ne nuk e quani parti greke? he, zoterinj sorrosiste ,internacionaliste,nderplanetariste,na thoni !

anonim kur thua : he,

anonim kur thua :  he, zoterinj sorrosiste ,internacionaliste,nderplanetariste,na thoni !

duhet te shtosh edhe : muchoiste !

Add new comment