Përparim Kabo parashtron një vërejtje me “pak biografi dhe pak marksizëm” për Halim Kosovën, kandidatin e PD-së për Tiranën

Postuar në 23 Prill, 2015 04:15

Për kandidatët që garojnë në zgjedhje mund të thuhen shumë gjëra, ca të vërteta, e ca jo. Për aq sa mëson praktika shqiptare, kjo konsiderohet normale. Por vërejtja më e fundit e Përparim Kabos, e përcjellë në disa media, është atipike, pasi e cilëson kandidatin e PD-së për Tiranën, Halim Kosova, si të paaftë për të qeverisur Tiranën, pasi është “një kapitalist i pasuruar me biznes në fushën e mjekësisë, që do të qeverisë hallet dhe interesat e qytetarëve të Tiranës, të cilët më së shumti nuk janë kapitalistë”. Për t’u hedhur një çikë më lart në mesazhin e Kabos, identifikohen qasje në bazë të kriterit “biografik”: “Unë personalisht e njoh diçka më shumë, sepse për katër vite e kam pasur shok klase në shkollën e mesme Petro Nini Luarasi. Ai studioi për mjekësi dhe në hyrje të viteve 1990 bëri një specializim jashtë vendit duke sjellur në Shqipëri shërbimin e Eko-s për femrat shtatzëna. Krahas shërbimit në spitalin Obstetrik Gjinekologjik, ai solli dhe një pajisje private dhe filloi ta jepte këtë shërbim privatisht duke punuar ditë pas dite deri sa ndërtoi edhe një spital privat konform rregullave. Deri këtu jemi të qartë…Pak muaj ministër Shëndetësie, dhe puna në spitalin privat vazhdonte, diçka më shumë se një vit deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe sërish spitali tij privat funksionon. Tani vijmë tek pyetja: “I nderuar mjeku Halim Kosova, cili është gjykimi juaj për publiken dhe për privaten, sa jeni Ju në gjendje ta ndani këtë raport thelbësor nëse do të jeni nesër kryetari Bashkisë së Tiranës”, pyet Kabo. Pyetje legjitime, por ideja se Kosova është larg qytetarëve pse është kapitalist, do të merrte një minimum kuptimi nëse do të vihej në relacion me të dhënat e rivalit të tij, Erjon Veliaj.
s.z

Comments

Submitted by adel (not verified) on

<p>dihen ambicjet me shoket e klases. Kur njeri behet i sukseshem te tjeret qe jane humbes sdine c te bejne dhe nxjerrin teorira idiote si kjo e Kabos, qe ska bere asgje. Se di perse e reklamoni ju se ky njeri ska asnje arritje, Kurse Kosova ka shpetuar shume jete grash e femijesh.&nbsp;</p>

Submitted by Anondashiim (not verified) on

<p>E cuditeshme.Lime Kabo ishte me i zhurmeshem ne 8 vjecare te 11 Janari kurse ne gjimnazin Petronini mbaj mend me te zhurmeshem Halim KOsoven.Limen pothuaj se e kisha haru para se te filloja ta shifsha neper panele kurse Halimi cfaqej kudo, te bisedat shoqerore dhe familiare &nbsp;bile dhe te shkolla kalamajve se thoshin qe i kemi cu ne shkoll te motra Halimit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.