Paradoksi i projektligjit për median online. Kërkohet heqja e komenteve fyese, ndërkohë që Parlamenti është shembull i përdhosjes së çdo etike. Dhe një problem juridik i nismës

Ka hyrë në procedurat parlamentare projektligji për mediat online, i iniciuar nga deputetja demokrate, Majlinda Bregu. Nisma synon të eliminojë komentet fyese duke parashikuar sanksione për administratorët. Bregu ka folur madje se projekti i kushton sidomos vëmendje komenteve denigruese ndaj femrave dhe për këto qëndrime ka patur mbështetje edhe nga shumica, e cila deri më tani nuk ka shprehur ndonjë kundërshtim. Është folur shpesh për këtë temë që kërkon medoemos përkufizime ligjore, por nisma e Bregut, paraqet disa probleme. “BIRN” citon për këtë çështje, Theodoros Alexandidis, ekspert i të drejtave të njeriut në qendrën “Res Publica” që vlerëson se premisa juridike e projektligjit, që është “një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e njohur si çështja 64569/09 Kompania Delfi AS kundër Republikës së Estonisë”, është e kontestueshme. “Ky projektligj bazohet tek një vendim i Gjykatës së Strasburgut, i cili nuk ka marrë ende formën e prerë. Ndaj do të ishte e udhës të pritej vendimi përfundimtar i kësaj gjykate”, shprehet Theodoros Alexandidis. Pika më e debatueshme është sanksioni ku parashikohet "dënim me vdekje" për atë portal që nuk publikon të dhënat e administratorit. “Projektligji parashikon që AKEP mund të mbyllë një portal, nëse në të nuk publikohen të dhënat e administratorit. Kjo masë është ekstreme dhe joporpocionale,” thotë eksperti i të drejtave të njeriut. Autocensura e mediave dhe e gazetarëve në Shqipëri është një problem i madh. Ky projektligj mund ta thellojë atë,” thotë eksperti Alexandidis.
Mirëpo trajtimi për këtë projektligj, sidomos në sensin e eliminimit të gjuhës fyese në komentet dhe nga komentues anonimë, do të duhet të vihet në relacion më të gjerë për të kuptuar mirë përgjegjësitë në këtë shoqëri. Dhe këtu mjafton të marrim në konsideratë: 1- gjuhën e përdorur në Parlament nga kryeministri, ish-kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe deputetë. Vetëm së fundmi kemi dëgjuar se në Kuvendin e Shqipërisë diskutohet për vrasje me pagesë, për dorasë të mbrojtur, aty bëhen gjyqe publike, shahen me libër shtëpie mbarë e prapë, flitet për lidhje me krimin, për byrazerë të krimit madje, aludohet për “politikanë që mbushin hundët me kokainë”. Gjithë pra një kod komunikimi i ndyrë, që i jep asaj salle përmasë morale më të vërtetë sesa vetë miratimi i ligjeve të fotokopjuara. Dhe të mendosh që nga kjo sallë po apelohet për ruajtje të etikës në komentet e mediave online. 2- Rasti i përdorimit të anonimatit si armë denoncimi dhe madje ndëshkimi, në injorim të hapur të të drejtave të njeriut. P.sh u trumbetua me bujë para disa kohësh hapja e Portalit Antikorrupsion. Si funksionon në thelb ky? Ke një hall, një pakënaqësi nga ndonjë në administratë, ulesh, denoncon rastin dhe pret reagimin. Një mekanizëm që të kujton linjat paralele të informimit të aplikuara nga shërbimet sekrete, më tepër sesa nga qeveria. Përfundimi? “Faleminderit mësuesve të shkollës “Dhora Leka” që dje denoncuan drejtoren. Sot ministrja Nikolla bëri verifikimin në vend dhe e largoi atë nga detyra!”, shkruan kryeministri Rama në Facebook”(status i 3 shkurtit 2015). Pak ditë më vonë edhe mësuesi denoncues u shkarkua. Po si mund të shkarkohet dikush që mbrohet nga Kodi i Punës, pa u trajtuar çështja në rrugë gjyqësore? Pa u njohur pra ajo e shkretë Dëshmi Penaliteti?!
Në çdo rast, vërejtja e ekspertit të referuar nga “BIRN” dhe problemet e thella që vetë klasa politike pasqyron edhe në ruajtjen e një norme minimale etike, vë në diskutim qëllimin e projektit që mund të jetë edhe i mirë në vetvete.
s.zaimi
Comments
Nuk ka rendesi se cbehet ne

Nuk ka rendesi se cbehet ne parlament. Etika parlamentare dhe etika e medias nuk kushtezojne njera tjetren. Eshte e habiteshme te lexosh komentet ne disa gazeta, ku fale anonimitetit, shkruhen fjale qe dikur i lexonim ne WC. I turren njeri tjetrit anonimet trima me nje arsenal fjalesh qe te vjen turp dhe ti mendosh

Drejt e ka Stefani ketu me

Drejt e ka Stefani ketu me lart. Nuk ka asnje rendesi cfare behet ne Parlament, atje shahen me rob shtepie e me te gjitha te tjerat qe vihen ne dukje ne shkrim me te drejte , kurse ne forumet e shtypit on-line anonimet trima bejne kerdine me fjale qe Stefani dikur i lexonte ne WC. Tani dy gjera kane ndodhur, o Stefani nuk shkon me ne WC sepse i mbaron punet perpara kompjuterit, ose eshte zene kaps nga te gjitha anet e s'ka nevoje te shkoje me ne WC. Te mendosh si mendon Stefani eshte njelloj si te justifikosh psh prostitucionin meqe kurvat i presin rregullisht thonjte, ose perdorimin e droges me kusht qe shiringat te jene te sterilizuara.

Miratimi i nje ligji te tille, ne kushtet e pocaqise qe eshte ne Parlamentin shqiptar, vetem se do ta ngrinte nivelin e hipokrizise malinje ne shoqerine shqiptare ne nivele te papara. Edhe te drejten e sharjeve dhe fyerjeve te pistave me ligj do t'ua lejonim vetem deputeteve tane mendjendritur. Por, per kete Stefanit nuk i prishet shume gjiza se ka ne perdorim nje kombesi tjeter rezerve.

Shpresoj qe asnje nga fjalet e perdorura ne kete koment eshte e llojit qe te vjen turp t'i mendosh.

Xhuxhumaku spekulon. Si mund

Xhuxhumaku spekulon. Si mund te mos pranohet logjika e Stefanit? Cudi!

Add new comment