Lubonja - Blushit: Jo vetëm Rilindja, por edhe PS i ka ato probleme

Në këndin e tij në Agon Channel, Fatos Lubonja ka komentuar analizën e deputetit Ben Blushi, për qeverisjen dhe maxhorancën. Lubonja nënvizon se shkrimi i Blushit, edhe pse ka kritika, ka mungesën e alternativës, e të një vizioni se si mund të dilet nga ky “funeral”, që në mënyrë figurative sipas Lubonjës, po vazhdon prej 20 vitesh. Por duke iu përgjigjur Blushit, analisti i mirënjohur thekson se “krenaristët” dhe “kanabistët”, dy terma që i përdor deputeti në shkrim, janë edhe tek PS, jo vetëm tek Rilindja.
“Blushi flet edhe për përgjegjësinë e tij, ajo ndarja mes PS me një anë dhe Rilindjes me anën tjetër nuk është shumë bindëse sepse nuk besoj se kanabistët dhe krenaristët janë vetëm tek rilindja dhe nuk janë tek PS. Blushi flet për mungesë zgjedhjesh, mungesë debati në PS, sikur PS pra të jetë e nxjerrë jashtë loje nga rilindasit, por kush e ka përgjegjësinë për këtë? Para disa kohësh ndodhi një gjë shumë e rëndë, Blushi ka të drejtë se është i vetmi që ngriti zërin, por kur doli çështja e Tom Doshit, çështja e kriminalizimit të partisë, e futjes së deputetëve me të kaluar kriminale trafiqe droge e prostitucioni etj, askush në atë parti nuk e pamë që vërtet të bëhet mbledhja dhe t’i kërkohet përgjegjësia atyre që i kanë futur. Kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë.
Unë mendoj që këtu kemi të bëjmë me një sistem që është ndërtuar prej kohësh ku shteti është i kapur nga ajo që quhet oligarkia në përgjithësi, dhe ajo që mungon në listën e Blushit sipas mendimit tim, është pikërisht goditja e krejt sistemit dhe jo thjesht e rilindasve apo thjesht e një pjese të PS që quhet rilindje. Është e vërtetë që shkrimi i Blushit jep idenë e një dëshpërimi, e nevojës për një ndryshim, dhe prandaj tërheq vëmendjen shumë”, thotë Lubonja.
a.k
Comments
Kemi shume vite qe degjojme

Kemi shume vite qe degjojme nga Lubonja "faji i sistemit" por asnjehere ai nuk sqaron se cfare sistemi kerkon.

Nuk eshte shume e veshtire,

Nuk eshte shume e veshtire, kerkon nje sistem me demokratik e transparent sic ka gjithe bota e zhvilluar. Nje sistem ku kryetaret e partive nuk kane pushtet absolut po qe i nenshtrohen zgjedhjeve te shpeshta e te vazhdueshme. Nje sistem ku ata nuk zgjedhin me lista te mbyllura kandidatet. Nje sistem ku politikanet me pushtet te dobesuar e limituar nga kjo demokraci nuk kane pushtet te ndikojne gjykatat e ku mediat dhe bizneset nuk kane interes te lidhen me politikanet kaq forte sepse ata nuk mund ti mbrojne ne menyre te vazhdueshme.

Nuk e di pse po kjo batuta "cfare propozon" po perdoret pak si shume keto dite edhe ne pergjigje te komentit te Blushim. Kam pershtypjen se eshte dicka e porositur nga selia e partise, duke shfrytezuar faktin se mbase jo kushdo mund te artikuloje qarte se cilat jane problemet kryesore te sistemit aktual. Po qe te jeni te qete, zgjidhja eshte e thjeshte, duhen eleminuar te gjitha keto probleme. Kuptohet qe realizmi nuk eshte i kolljashem pasi interesa te medha jane ne loje.

u lodhe o Albi ,u lodhe , u

u lodhe o Albi ,u lodhe , u bere shehit gazetash...... Po nese ka ndonje te porositur nga partia ketu, je ti o xhan duket sheshit. Jo per gje po qe ta dish qe e dijme ....ciao bucko

Ok, ashtu jam, po i kujt

Ok, ashtu jam, po i kujt partie behet fjale? Se per keto qe them une me siper, asnje parti ne hapesiren shqiptare nuk i ploteson as minimalisht kushtet. Mbase VV ne Kosove, po dhe ata po degjenerojne ne autokratizem tani.

Add new comment