PS merr të gjithë kristiandemokratët. Ndoka firmos me Ramën, po ashtu dhe Zef Bushati

Ndërsa mbetet në pikëpyetje konkretizimi i marrëveshjes mes PS-së dhe dy aleatëve të vjetër të saj, Partisë Socialdemokrate e Skënder Gjinushit dhe Demokracisë Sociale e Paskal Milos, një tjetër aleat braktis koalicionin e djathtë dhe i bashkohet mazhorancës. Kreu i PDK Nard Ndoka firmosi këtë të hënë marrëveshjen e bashkëpunimit me PS për të hyrë së bashku në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Edhe largimi i Ndokës ashtu si me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, nuk do të jetë vetëm për këto zgjedhje, por në nivel qendror.
“Partia Demokratike nuk krijoi asnjë hapësirë për PDK-në në zgjedhjet lokale”, ka thënë Ndoka, aktualisht deputet në Kuvend nga lista e PD-së në qarkun Shkodër. Ndërkohë, po sot kreu i PS Edi Rama nënshkroi marrëveshjen e koalicionit në këto zgjedhje edhe me kreun e Aleancës Demokristian Zef Bushati, duke e çuar në 42 numrin e partive që janë pjesë e koalicionit të majtë.
a.k
Comments
Keto lloj "partish" jane si
<p>Keto lloj "partish" jane si satelitet,s'ke cti besh gravitetit te pushtetit.</p>
Ky tipi me lart ka qene
Ky tipi me lart ka qene Minister. Pasi u be i tille mori ne dore diplomen e gjimnazit. Pasi mbaroi gjimnazin filloi studimet e larta. Ndorkohe nuk ishte me minister, po befas e emeruan zv. Minister Rendi. Nuk e dinte as vet i shkreti qe ishte emeruar. Po e kerkonin: "Hajde Nardi se je bere zv. Minister!"
Eeeeeee, sa qyfyre ka ne Albanistan!
Add new comment