Dokumentet që zbulojnë strukturën e IS. “Ngjashmëri me STASI-n gjermano lindor”. Konfrontimi sunit-shiit do ta kthente organizatën në një fuqi kryesore

“Spiegel” publikon në datën 18 të këtij muaji një material që e cilëson ekskluziv dhe që sipas të cilit shtjellphet e gjithë struktura funksionale dhe organizative e Shtetit Islamik. Ideator i prezumuar është Samir Abd Muhammad al-Khlifaëi, me pseudonimin Haji Bakr, një ish-oficer i shërbimit sekret iraken. Revista gjermane shkruan se Bakr e ka përpiluar strukturën duke e shkruajtur me dorë, në një material prej 31 faqesh. Sipas këtij materiali, ishte Bakr, i vrarë në janar 2012, që ideoi kalimin e militantëve të IS në Siri, kapjen e territoreve dhe mandej nisjen e sulmit drejt Irakut. “Ajo çfarë Bakr hodhi në letër, faqe pas faqeje...ishte asgjë më shumë sesa një plan për marrjen e pushtetit. Nuk ishte një manifest i besimit, por një plan teknik preciciz për një “Shërbim Sekret Islamik”—një kalifat i drejtuar nga një organizatë që i ngjan të mirënjohurit STASI të Gjermanisë Lindore”, shkruan “Spiegel”. Plani është zbatuar me përpikmëri: rekrutimi i personave, mes të cilëve, ata që ndiqnin leskione për jetën islamike, thirreshin në bashkëpunim si spiunë me zona përgjegjësie fshtarat e tyre. Informacioni që do të siguronin risjell realisht ngjashmëri me kërkesat e shërbimeve lindore për të dhëna me natyrë politike dhe sociale: lista e familjeve të fuqishme, të ardhurat, burimi i tyre etj..Po kështu, Bakr ka ideuar edhe krijimin e këshillave provincialë, funksionalizuar me shumë sukses që në kapjen e Raqqas. “IS është në gjende të njohë të gjitha mënyrat e e revoltave të brendshme dhe t’i shtypë ato”, vijon “Spiegel” që tërheq vëmendjen në një fakt që sipas saj është anashkaluar: ndërkohë që Perëndimi është i përqendruar në mbrojtjen nga sulmet terroriste, po nënvlerëson rolin e përplasjes sunite-shiite, që do ta kthente IS nga “një organizatë e urryer terrori, në një fuqi kryesore”. “Në një rast të tillë, propaganda e IS për afrimin e apokalipsit do të bëhej realitet...”, shkruan revista gjermane.
http://www.spiegel.de/international/world/islamic-state-file...
s.z
Comments
Bakr mund te jete dora e nji
<p>Bakr mund te jete dora e nji mendje me te mprehte e cila spostoi dhe transformoi terrorizmin islamik nga Prendimi ne luften sunnit-shiit.</p>
Add new comment