Rreth 900 viktima në Kanalin e Sicilisë. 28 emigrantë afrikanë të shpëtuar. 24 kufoma. Ban Ki-Moon: Nevojitet solidaritet

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në kanalin e Sicilisë në Itali. Rreth 900 viktima, gati i tërë numri i emigrantëve që gjendeshin në anije. Kështu e cilësojnë mediat ndërkombëtare mbytjen e anijes së peshkimit, rreth 60 milje larg brigjeve të Libisës. E mbushur me emigrantë nga Afrika, anija është përmbysur teksa po udhëtonte për në ishullin e Lampeduzas, mbrëmjen e 18-19 prillit. Sipas të dhënave zyrtare të minutës së fundit, 28 mendohet të jenë të mbijetuarit nga 950 emigrantët e paligjshëm që kishin ndërmarrë këtë udhëtim të frikshëm mes detit. Ndërkaq janë mundur të gjenden 24 viktima, përfshirë një fëmijë. Ekipet e shpëtimit me anije, helikopterë dhe aeroplanë vijojnë aksionin për kërkime. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon e ka cilësuar Lampeduzën, si fatkeqësia më e madhe e vitit 2013. Ai shprehu mirënjohje ndaj qeverisë italiane për “ndikimin e rëndësishëm” për të gjitha përpjekjet e saj. Siç raporton Ansa, Ban i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar me kauzën e solidaritetit dhe ndarjes së peshës së kësaj krize. Ban vuri në dukje se Mesdheu është bërë “rruga më vdekjeprurës në botë” për emigrantët dhe ata që kërkojnë azil. “Përgjigja e komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë globale dhe kolektive”, tha ai.
Comments
Keto TRAGJEDI TE VAZHDUESHME
<p><strong>Keto <em>TRAGJEDI TE VAZHDUESHME shumevjeçare ku vetem ne tre vite vdiqen mbi 6200 njerz ne brigjet Italiane vertetojne deshtimin e vendeve afro-aziatike te qeverisuna nga ligjet fetare.</em></strong></p>
Add new comment