Shkodër, Bazhdari uron rivalen Ademi dhe u përgjigjet disa zërave nga PD. “Velipojën do ta shpall qytetin e dytë të kësaj bashkie”, thotë ajo

Kandidatja e së majtës për bashkinë Shkodër Keti Bazhdari, i ka uruar konkurrentes së saposhpallur nga PD-ja, Voltana Ademi, “fat dhe suksese” përmes një postimi të gjatë në facebook. Bazhdari bën thirrje për një fushatë sa më pozitive e civile “duke qëndruar larg klisheve banale e pengmarrëse me deklarata e veprime që përhapin panik ndër njerëz, relativizojnë vlerat dhe orientojnë gabim elektoratin”. Ajo kujdeset të bëjë një sqarim ndërkohë, duke hedhur poshtë “disa reagime deziformuese të Partisë Demokratike, që duken si përpjekjet e fundit të dëshpëruara, të nxjerra nga repertori i tyre arkaik për ta devijuar fushatën në atë dorëe hallit që janë mësuar ta trajtojnë për vite me rradhë; tek indoktrinimi i masave, injoranca dhe mungese e vizionit e transparencës”. Në vijim, Bazhdari rendit pikat kryesore ku do mbështetet fushata e saj, nga turizmi shumëplanësh, art-kultura, bujqësia e blegtoria, tek infrastruktura e çështjet sociale.
Bazhdari bën dhe një deklarim interesant: Sipas saj, Velipoja do të shpallet qyteti i dytë i bashksië Shkodër, për vetë rëndësinë, peshën dhe resurset që mban në zhvillimin e turizmit.
a.k
Comments
idiote femer kjo. I duket
<p>idiote femer kjo. I duket vetja sikur cfare eshte se ka bere ca para me bizneset e Metes...... Si duroj dot fare keta kopjacet... qe duan te imitojne Ameriken... Se di se ku jetojne e qe do te perfundojne kryetar bashkie pa qytetare se te gjithe shqiptaret mendjen e kane te ikin nga shqiperia. </p>
Une jam Shkodrane dhe nga
<p>Une jam Shkodrane dhe nga familje qe kane votuar historikisht per PD. Per here te pare po shikojme nje fytyre ndryshe qe flet me qytetari, pa polemike, pa share kend. Kjo eshte risi shume positive. Te presim programin dhe cfare do na thote konkretisht. Por fushaten e ka filluar mbare dhe besoj se Shkodranet nuk duan te perdoren me si 'bastion' per inanet teatrale te tipave te Jozit e votat e Bashes qe e perdornin qytetit si oborr votash te sigurta.</p><p>Shkodranet qytetare jane konservatore ne votim dhe e kane pak te veshtire te ndryshojne e te votojne per te majten se u duket sikur po tradhetojne idealet e tyre te lirise dhe po votojne nje force qe historikisht ka shkaterruar familjet e pasura e te edukuara. por shpresoj te behen pragmatike dhe te shohim qe ndarjet politike kane ndryshuar. Fakti qe kjo zonja vjen nga nje familje e persekutuar i jep shume pike se tregon ndryshimin e PS dhe ne fund te fundit thuajse te gjithe familjet e medha qytetare kane qene te persekutuara.</p><p>Halli eshte si do u behet ketyre deputeteve hajdute te LSI qe kane kapur dhe duan te kapin Velipojen si qender turistike ne zhvilim. Deri tani jane parlamentaret e LSI qe kane ndertuar neper parqe e kane bllokuar detin sigurisht me bekimin e qeverise qe shkoi por dhe te kesaj qe eshte. Ky eshte halli i madh qe i ka zene shkodranet dhe eshte pike kyqe e debatit qytetar -a do mbeshtese Keti horrat e LSI qe deri para pak vitesh kishim frike ti shihnim ne rruge dhe pas kontrabandave te ndryshme na u bene bisnesme dhe pas krijimit te LSI politikane? </p>
Add new comment