Bamir Topi thotë se “jemi lodhur pafundësisht nga konfliktualiteti ekstrem”, I bashkohet të majtës për zgjedhjet lokale

Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, FRD do t’i bashkohet koalicionit të majtë. Marrëveshja u arrit pas takimit të sotëm midis kreut të FRD-së Bamir Topi dhe atij të PS-së Edi Rama. Pas këtij takimi, Rama u shpreh se “FRD nuk kërkoi ndonjë mbështetje për kandidatura, por shprehu interesin për të patur një marrëveshje për mirëqeverisjen dhe për të qenë në koalicion me ne, për të bashkëpunuar në nivel administrimi lokal. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë qasje. E dimë që FRD është në opozitë me qeverinë, por jemi të kënaqur që në këtro zgjedhje do të jemi së bashku.” Bamir Topi tha se: “Erdhëm në një përfundim pozitiv, pas idesë që erdhi nga z.kryeministër. Rikonfirmohemi si parti e qendrës së djathtë. Jemi lodhur pafundësisht nga konfliktualiteti ekstrem, ndërkohë që qytetet janë hapësira tonat të përbashkëta. Dëshira unike e qytetarëve është mirëadministrimi i qyteteve.”
Comments
Sa mire e the,zoti
Sa mire e the,zoti President!
Na lodhi ky pluralizmi...
Ta provojme nje here pluralizmin nje partiak, se kush e di, na del ndonje gje.
Me pas, duke mbetur gjithnje te Qendres se Djathet, e leme nje karrike bosh, per Edi Ramen, se edhe ai I Djathte ka kene ne fillimet fare!
Keshtu u beme bashke te gjithe, me perjashtim te Partise ku donim te ishim te gjithe!
Na bashkove te gjithe, o Sali Gazepi!@
Add new comment