Moska shqetësohet nga deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën: Nuk kontribuon në ruajtjen e klimës fqinjësore në Ballkan

Deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën ka shqetësuar dhe Rusinë. “Retorika për Shqipërinë e Madhe nuk kontribuon në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan”. Kështu ka reaguar Moska pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkimin me Kosovën. Sipas "B92", deklarata bëhet nga Ministria e Jashtme e Rusisë, si reagim ndaj asaj që ‘Rama tha bashkimin e ardhshëm të vendit të tij dhe Kosovës “përmes BEsë, apo mënyrën klasike.” “Moska i ka kushtuar vëmendje deklaratës së bërë me 4 prill nga Kryeministrit shqiptar Edi Rama për mundësinë e unifikimit të shqiptareve në kuptimin klasik” thuhet ne reagim. Sipas Moskës, “ne supozojmë se nuk ka rëndësi se çfarë konsideratash apo motivesh mund të qëndrojnë prapa fjalëve të Ramës, por përsëritja e retorikës panshqiptare nuk ka gjasa që të kontribuojë në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit, që është jetik për Rusinë dhe vendet evropiane”, theksoi Ministria e Jashtme e Rusisë.
http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2015&mm=04&dd=16&nav_id=93824
Comments
Moska duhet
<p>Moska duhet degjuar.kontributi qe po jep per paqen sidomos ne Ukraine eshte i cmuar.</p>
Rama asht tue gapue rande
<p>Rama asht tue gapue rande politikisht ne kundershtim me interesat e popullit shqiptar.</p><p>Asht e qarte se ai asht vegel e politikes se Erdoganit.</p>
Add new comment